Showing posts with label receta. Show all posts
Showing posts with label receta. Show all posts

Thursday, February 20, 2014

Kroasant

Perberesit:
  • 3 veze
  • 3 luge sheqer
  • 200 gr gjalpe
  • 1 gote qumesht
  • 700 gr miell
  • lekure limoni
  • maje birre
  • nutella,ose recel
Pergatitja:
Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
Pune te mbare!

Cokollata shtepie

Perberesit:
  • 200 gr cokollate e zeze,
  • 100 gr biskota te thate te tipit dixhestiv,
  • 50 gr lajthi te pjekura,
  • 2 luge qumesht,
  • miell arre kokosi,
  • pak rum (sipas deshires)
Pergatitja:
Grijme jo shume imet lajthite dhe biskotat. Ne nje ene shkrijme cokollaten ne banjo mari me 2 luget e qumshtit dhe rumin. Kur eshte bere si krem homogjen, i shtojme lajthite dhe biskotat e grira dhe e perziejme me delikatese. Kur te jete ftohur pak brumi i cokollatave, e ndajme ne toptha sa nje kokerr arre dhe e rrumbullakosim. I kalojme ne miellin e arres se kokosit dhe i fusim te ftohen mire ne frigorifer per nja dy ore.
Ju befte mire!

Kek me tre shtresa

Perberesit:
  • 4 veze
  • 250 g sheqer
  • 250 g miell
  • 10 g aditiv per brume ose bakin(NE SHQIPERI)
  • 100 g qumesht
  • …lekur limoni nje luge
  • 100 g gjalpe
  • 2 luge gjelle kakao pluhur
  • Perzierja e kokosit
  • 500 g qumesht
  • 200 g sheqer
  • 100 g arre kokosi e bluar
  • 60 gr miell

Pergatitja
Ne fillim do pergatisim kremin.
400 gr qumesht i veme te marre vale me sheqerin.Tek 100 gr e tjere shtojme miellin dhe e perziejme qe mielli te tretet ne qumesht.Duke e perzier vazhdimisht qumeshtin e valuar hedhim tretesiren e miellit me kujdes qe te na behet krem.E leme te marre ca vale ne zjarr te lehte.Hiqeni nga zjarri dhe shtoni arren e kokosit ne krem.Perzijeni dhe lereni te ftohet.
Nderkohe rrihni vezet me sheqerin per 5-8 minuta.Pastaj shtoni qumeshtin dhe miellin te perzier me aditivin.Miellin hidheni luge luge dhe perzijeni me dore qe vellimi mos te na ulet.Ne fund fare shtoni edhe gjalpin e tretur por te vaket jo te nxehte dhe lekuren e limonit.
Brumin ndajeni ne dy pjese.Njeres i vini kakaon dhe perzijeni mire.
ne nje forme rreth 35 me 20 cm vini brumin me kakao per te pjekur ne temperature 180 grade do rreth 15 min.
Nxirreni nga furra hiqjani koren me thike nese ka zene shume kore.
Shtoni kremin mbi taven ku keni pjekur brumin hapeni mire ne te gjithe siperfaqen dhe mbi kremin hidhni brumin pa kakao me kujdes lehte.Vereni ne furre te piqet edhe 20-25 minuta te tjera.
Kekun e perfunduar prijeni ne forma te ndryshme.Verini sheqer pluhur lart.
Kremin mund ta beni edhe me puding te gatshem.Atehere s’keni nevoje per miell.
Mund ti vini edhe liko portokalli te prere ne copa te vogla.Mund te beni c’tju thote shija dhe fantazia juaj.

Kurabije (Kourabiedes)

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. 
Perberesit per kurabiet
  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara
Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.
Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.
I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.
I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.
*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket.

Toptha me arre kokosi

Receta e pare
  • 400 qumesht pluhur
  • 400  arre kokosi e grire
  • 300 gsheqer
  • 250 g gjalpe
  • 1sheqer vaniljeje
  • 150 uje
  • 100 lajthi te pjekura
  • 60 g keksa te bluar ose te shtypura( biskota)
Pergatitja
Ujin,sheqerin,sheqervaniljen i zien te gjitha bashke.I heq nga zjarri.Shtoni qumeshtin pluhur duke e perzier me kujdes.Verini edhe gjysmen e kokosit te bluar dhe ne fund biskotat e bluara. I perzjeni te gjitha.Kete mase e lini te ftohet pak dhe pastaj shtoni edhe gjalpin. pastaj e lini te ftohet fare.Me duar formoni toptha te vegjel.Ne mes veni nje lajthi te pjekur por edhe bajame mund te vini ne vend te lajthive.Pastaj i kaloni ne kokos te bluar qe te marrin mire nga te gjitha anet arren e kokosit.

Receta e dyte
  • 1/2 l qumesht
  • 2 pako puding vaniljeje
  • 7 luge sheqer pluhur
  • 300 gr arre kokosi te bluar
  • 250 gr sheqer pluhur
  • lajthi ose bajame te pjekura mundesisht te plota jo te bluara.
  • 100-150 gr arre kokosi per te lyer topthat nga te gjitha anet.
Pergatitja
  1. Zjeni budingun me qumeshtin
  2. shtoni kokosin dhe lereni te ftohet pak
  3. shtoni margarinen dhe sheqerin pluhur
  4. I lini te ftohen mire dhe formoni toptha te vegjel me dore
  5. Ne secilen vini ne mes lajthi ose bajame dhe kalojeni ne kokos.

Biskota me brume sfoliat

Brum sfoliat i bere me  krem djathi dhe gjalpe
  • 250 g krem djathi (Philadelphia)
  • 250 g miell
  • 160 g gjalpe
  • 2 luge sheqer per brume te embel
  • 1/2 luge kafeje kripe nese brumin do e beni me gjera pikante te kripura.

Keto jane biskotat e mbaruara.
I perzieni te gjithe perberesit dhe keshtu pa e zene brumin tamam e lini ne nje vend te ftohte gjithe naten ose ne frigorifer.
Te nesermen e merrni mundohuni te beni nje brume pak a shume pasi nuk lidhet mire dhe hapeni me pec ne kete forme.
Beni nje palosje tre here dhe vereni perseri ne frigorifer per 30 min. kete proces e perserisni tre here.Heren e fundit do te vini re qe brumi eshte bere elastik dhe gjalpi eshte futur plotesisht ne menyre te njetrajtshme ne brum. Tani e keni gati per ta perdorur.
Ketu eshte bere nje mbushje me arra te bluara te perziera me sheqer dhe pak kanelle.
Piqini ne temperature 160grade deri ne 180 grade rreth 15-20 min.Varet shikojini vete qe te jene te celeta e jo te erreta.Mund ti lyeni edhe me te verdhe veze siper dalin pak me bukur.Mund tu vini fara susami per bukuri para se te piqen.
Ja dhe nje variant tjeter ku brumin e beni te kripur.E mbush me krem djathi dhe proshute ose nje mbushje sipas deshires suaj.S’ka rendesi mbushja e zgjidhni vete vetem po ju tregoj nje ide se cfare forme mund ti jepni.I pret format me nje forme me te vogel dhe tjetren me nje gote .
Ky eshte nje brum tjeter ne fakt nuk eshte sfoliat por po e tregoj per menyren se si mund ti jepni formen.Receta e ketij brumi eshte : ½ liter qumesht i ngrohte 20gr maja birre 1luge sheqer 1filxhan kafeje vaj 2 luge kafeje kripe rreth nje kg miell margarine ose gjalpe 250 gr
Keto mund te perdoren shume mire si nje antipaste ne nje feste te vecante.Dhe mund te beni forma te ndryshme dhe mbushje te ndryshme

Role me nutella

Perberesit:
  • 100 gr miell
  • 140 gr sheqer
  • 10 gr mjalt
  • 5 veze mesatare
  • 2 vanilje
Mbushja : nutela
Mbulesa: sheqer puder
Per brumin: Perzjejme sheqer,mjalt,vanilje e i rrahim sa te behen kremoze. Rrahim te bardhat marenge e shtojme 50 gr sheqer. Kete mase e bashkojme me masen mjalt-vanilje-sheqer,me ndihmen e nje shpatulle. Pastaj rrahim te verdhat dhe i shtojme dhe ato te masa.
Shtojme miellin,duke perzjere lehte. Brumin qe zeme e hapim pete me trashesi 1 cm mbi nje leter pjeksel. I japim formen e nje drejtkendeshi. E pjekim ne furre 220 grade per 6-7 minuta, jo me shume. Duhet te marri ngjyre floriri ndersa furra  s’duhet te hapet gjate pjekjes. Nuk duhet te dale jashte lageshtira. E nxjerrim nga furra, e sperkasim me sheqer dhe e mbeshtjellim me leter cellofan se s’duhet ti ike lageshtira,se pastaj thahet e thermohet. Kur te ftohet, shtrojme siper nutela,duke e shtruar mire me shpatull.Ne te 4 anet nuk hedhim nutela ,leme nje distance 2 cm. E rrotullojme per ta bere rolo’ me ndihmen e letres pjekse dhe e fusim ne frigo per 30 minuta ,bashke me letren . Pasi e nxjerrim nga frigo,i presim te dy anet dhe e lyejme me sheqer puder te prezjere me vanilje. Pastaj e presim ne feta.
Shenim: Ne vend te nuteles,mund te veme marmelate,krem pasticerie etj.

Hallvë me shije portokalli

Përbërësit për 6 veta: 
  • 200 gr sheqer, 
  • 300 gr irmik (miell gruri më i trashë dhe më i fortë se mielli i zakonshëm, në anglisht semolina, nëse nuk keni, përdorni 150 gr miell gruri dhe 150 gr miell misri), 
  • lëngun e një portokalli dhe lëkurën e grirë të tij, 
  • 350 gr qumësht, 
  • 1 lugë të madhe gjalpë, 
  • 2 lugë të vogla esencë vaniljeje, 
  • 2-3 lugë të mëdha bajame të qëruara, të prera në feta, 
  • 1 lugë të madhe kanellë për garniturë.


Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, esencën e vaniljes, gjalpin, miellin, qumështin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. I lëmë në zjarr mesatar për rreth 7 minuta dhe pastaj e trazojmë masën e krijuar me një lugë të madhe prej druri derisa të fillojë të mpikset dhe të krijohet kremi. Duhet kujdes, mos ta lëmë të mpikset shumë.
Në vazhdim hedhim bajamet e prera në feta të holla dhe pasi e trazojmë hallvën, e heqim nga zjarri. Spërkasim me ujë një formë keku dhe aty hedhim masën e hallvës. E shtypim me lugë dhe e lëmë të ftohet, derisa të marrë temperaturën e dhomës. Pastaj e vendosim në frigorifer, që të ftohet dhe të bëhet solide.
Para se ta servirim, e presim në copa dhe e spërkasim me kanellë dhe bajame.
Ky është një version krejt ndryshe nga ai i hallvës shqiptare. Provojeni dhe do tju pëlqejë.
Ju bëftë mirë!

Wednesday, February 19, 2014

Ggurabija

Lehtë dhe shpejtë, perberesit:
  • 500 gram miell
  • 2 vezë
  • 1 gotë e madhe kos
  • 1 gotë e madhe vaj
  • 250 gr sheqer
  • 1 pecivë
  • 1 vanile

Në një enë të thellë i përzien vezët, kosin, vajin, vanillën, pecivën dhe sheqerin. Pastaj i shton miellin duke e tretur në të njejtën enë, deri sa të bëhet një brum i hollë për gatim.

E mbledhë brumin dhe e ndan në kuleq të vegjël sa një e verdhë e vezës. Pastaj i vendos në një tepsi e cila paraprakisht lyhet me vaj dhe gjatë vendosjes, kuleqët lyhen me vaj nga të dy anët.
Futet në furrë dhe për 20 min piqen në temperaturë të lartë.

Ju bëfshin mirë!

Kupat e Pyllit te Zi

Sot duam tiu propozojmeKupat e Pyllit te Zi, nje emer paksa i cuditshem, por qe i pershtatet fare mire pamjes se embelsires. E pregatitur ne kupa qelqi, apo akoma me mire ne gota te gjata cilindrike, kjo recete perbehet nga pandispanje me cokollate, qershi, pana dhe maskarpone. Nje zgjedhje ideale per te embelsuar diten tuaj apo ate te miqve.
Perberesit per 4 persona
  • 8 feta pandispanje me cokollate ne forme rrethore (te njejtin diameter me gotat apo kupat qe do te perdorim)
  • 100gr pana te rrahur per embelsira
  • 200gr maskarpone
  • 400gr qershi
  • 70gr sheqer
  • 35gr sheqer pluhur
Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.
Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen.
Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.
Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.

Gurabije 5 lekshe

Kush nga ju nuk i hante me qejf keto gurabije ne pushimin e madh te mesimit?
Perberesit:
  • 400 gr gjalpe ose margarine ne temperature ambienti,
  • 9 ose 10 luge sheqer,
  • 3 filxhane niseshte,
  • esence vaniljeje,
  • 2 filxhane miell,
  • 1/2 filxhan sheqer pluhur.

Pergatitja:
Ne nje tas te bollshem, rrahim gjalpin apo margarinen e bute me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal. Shtojme dale ngadale niseshtene dhe e trazojme akoma qe te behet homogjene. Hedhim brenda esencen e vaniljes e shtojme pak nga pak miellin derisa te krijohet nje brum i bute.Nuk duhet perdorur miell me teper se c’duhet, pasi na krijon veshtiresi ne dhenien e formes por edhe ne shije.

E veme te forcohet ne frigorifer per te pakten 40 minuta.E marrim pjese pjese dhe duke e rrotulluar mbi tavoline, i japim forme bastuni me trashesi sa gishti i madh, dhe i presim ne diagonal, ( kini parasysh ato qe hanim me aq qejf dikur). Me ndihmen e pirunit, siper bejme viza ne menyre delikate. Pasi mbarojme gjithe brumin keshtu, i veme ne tave mbi leter furre dhe i pjekim ne furre te ngrohte ne 160° per rreth 25-30 minuta e megjithate, derisa nga poshte te kene marre pak ngjyre, por siper duhet te jene te bardha. Lerini te ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas deshires, sperkatini me sheqer pluhur.

Tuesday, February 18, 2014

ROLE BARDH & ZI

Perbersit :
  • 3 gota uji miell
  • 180 gr margarine
  • 1 gote + 1 filxhan kafe sheqer
  • 2 veze
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako sode
  • 1 maj luge kafeje kripe.
  • 2 luge gjelle kakao

Pergaditja :
Ne nje tas perzini miellin,soden dhe kripen.Brenda shtoni margarinen e shkrire dhe perzijeni per 3-5 min.shtoni sheqerin perzijeni dhe 3 min.shtoni vezet dhe vaniljen dhe perzijini me dore.Kur te jete bere brum ndajeni ne 2 pjese.Njeren pjese te brumit futeni ne nje tas me kapak kurse tjetres shtojini kakaon dhe perzijeni me dore qe te mari ngjyre kafe.Futeni dhe kete ne nje tas me kapak dhe lerini 30 min.Me pas hapini me pec dhe verini njera mbi tjetren (si ne foto) pastaj rrotullojeni ne forme cilindri.Me pas prejini ne rrotulame dhe futini ne tepsi te lyer me vaj. Piqini ne furre te ngrohur me pare me 180 grade.
Ju befte mire.

Rolladë me kokos

Përbërësit:
  • 1 margarinë,
  • 4 filxhana qumësht,
  • 4 filxhana sheqer,
  • 1 Çokollatë kuzhine,
  • 200 gramë kokos,
  • 300 gramë keksa të bluar.

Përgatitja:
Në enën e parë e qet gjysmë margarine për ta shkrirë. Pasi të shkrihet ia shton 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 1 Çokollatë kuzhine dhe 300 gramë keksa të bluar. I përzieni mirë dhe pastaj i largoni të ftohen.
Në enën e dytë e shkrini gjysmë margarine. Pastaj ia shtoni 2 filxhana qumësht, 2 filxhana sheqer, 2 kokosa. Pasi ti përzieni mirë i largoni të ftohen.
Pasi të ftohen e shtrini një foli prej najloni dhe mbi foli së pari e shtrini pjesën e parë me Çokollatë e mbi të pjesën me kokos dhe i mbështillni me foli në formë rollade. E leni në frigorifer për tu ftohur e pastaj është e gatshme për shërbim.

KEK ME RRUSH TE THATE

Perberesit:
  • 3 veze
  • 1 gote uji sheqer
  • 1 filxhan kafe vaj
  • 1 pako sode
  • 1 pako vanilja
  • 1 gote uji rrush te thate
  • 2 filxhan kafe kos
  • 3 gota uji miell.
Ne nje tas fusim vezet dhe sheqerin dhe i perziejme mire me mixer qe te shrije sheqeri, me pas shtojme vajin dhe gjithmone perziejme,shtojme kosin dhe vaniljen. Me pas shtoni soden dhe miellin nga pak, ne fund rrushin e thate dhe perzijeni mire te behet si bru
m i bute per kek.Lyeni mire me vaj kallupin e kekut dhe fusni brenda brumin e pergatitur. Piqeni ne furre te ngrohur me pare me 180 grade per 40-45 min. Mbasi te piqet lart mund ta sperkatni me sheqer puder…

Sallam me Cokollate

Perberesit:
  • 2 veze te freskta,
  • 100 gr gjalpe i bute,
  • 100 gr sheqer,
  • 100 gr kakao e pasheqerosur,
  • 150 gr biskota te thata te tipit petit beurre,
  • 1 gote pije ose esence portokalli,
  • sipas deshires copa lajthie, bajamesh, arrash….
Pergatitja:
Punojme gjalpin me te verdhat e vezeve dhe sheqerin, derisa te krijohet nje krem i fryre. Nderkohe, punojme te bardhat e vezeve, duke i bere si bore. Mbi te verdhat me sheqer e gjalpe, shtojme pak nga pak kakaon dhe krijome nje krem te njetratshem. Shtojme te bardhat dhe i perziejme me kujdes. Ne kete mase, shtojme biskotat e thermuara ne menyre trashanike, pijen ose esencen dhe grimcat e bajameve, arrave ose lajthive, (nese i kemi). I perziejme me delikatese dhe e shtrojme kete brum ne nje leter furre ose alumini dhe me ndihmen e tyre, i japim formen e sallamit.
I fusim ne frigorifer per rreth 2 ore, sa te ngurtesohet e me pas e presim ne feta.
Ju befte mire!

Berliner

Përbërësit:
  • 500 gr miell,
  • 40 gr tharrme  buke,
  • 125 ml qumësht,
  • 100 gr sheqer,
  • 100 gr margarinë,
  • 1 vezë,
  • yndyrë për pjekje.

Përgatitja:
Mielli hidhet në një enë, në mes hidhet  tharrmi i  bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, hidhet sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, përzihen edhe vezët, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.
Brumi i ardhur hidhet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe hollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta pritet në rrathë; shtrohet miell, hidhen petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.Në një tigan hedhim vaj të bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hidhet sheqer.
Ju befshin

Ëmbëlsira me sherbet

Nevojiten:
  • 1 gotë qumësht,
  • 1 vezë,
  • 1 gotë vaj
  • 1 lugë maja,
  • 1 filxhanë sheqer,
  • 1 kese pluhur  për fryerje dhe
  • miell

Këto të gjitha i përzien dhe i len,deri të fryhet brumi. Pastaj i ndanë në 3 kuleq.Të tretin e ndanë në dy pjesë dhe e ngjesh me pluhur kakao deri te merr ngjyrën e kaftë. D.m.th . i kemi formuar dy kuleq të mëdhenjë(të bardhë) dhe dy të vegjël(të kaftë).
I tëhollojmë dy kuleqët e bardhë në formë katërkëndëshi,ndërsa dy pjesët me kakao i tëhollojmë vetëm me dorë (në formë të gypit) dhe i vendosim mbi pjesët (kuleqët ) e bardhë.
Këta të fundit i mbështjellim(duke pasur në mes pjesën me ngjyrë kafe) në formë rollade,dhe i prejmë rrathë ârrathë të hollë.E vendosim në tepsin e lyer me vaj,dhe i pjekim në temp.2000C.Pasi të piqen ia kthejmë sherbetin,i cili pregatitet kështu:
Sherbeti:
  • 1 l ujë,
  • 3 gota sheqer.

Ju bëftë mirë.

Monday, February 17, 2014

Gurabije te sherbetosura, te mbushura me arra

Perberesit per brumin:
  • 2 1/2 filxhane caji me miell,
  • 1/2 gote kos,
  • 1/2 gote vaj ulliri,
  • 1 luge caji pluhur fryres,
  • 6 luge gjalp te bute.

Mbushja:
  • 3/4 filxhane caji me arra te prera trashe,
  • 1/2 luge kanelle.
  • Per sherbetin:
  • 2 1/2 filxhane caji me uje,
  • 2 1/2 filxhane caji me sheqer,
  • pak leng limoni.

Pergatitja:
Ziejme perberesit e sherbetit, rreth 15-20 minuta dhe e leme te vaket.
Nderkohe, pergatisim brumin e gurabijeve dhe e leme te pushoje ne frigo, te mbeshtjelle, per rreth 20 minuta. Me pas, e ndajme ne 18 toptha te njejte, dhe i hapim me duar. Shtypim lehtesisht kulacet e hapura me dore, mbi rende ne anen me vrima te medha, per te dale me te bukura. Ne mes te tyre, veme mbushjen me arra te perziera me kanelle, dhe i mbyllim gurabijet me kujdes. I veme te piqen me pjesen e mbylljes poshte, ne furre te ngrohte ne 180°, derisa te marrin ngjyre te arte (rreth 30 minuta). U shtohet sherbeti, mbulohen dhe lihen te ftohen.
Ju befte mire! 

TORTE MEARMOR ME NUTELLA

Përbërsit:
  • 250 g margarin ose gjalp
  • 250 g sheqer
  • 5 vezë
  • pak krip
  • 1 pako pluhur pjekes ( Bakin Powder )
  • 500 g miell
  • 250 ml qumësht
  • 200 g eurokrem (Nutella)
  • 1 lug e madhe kakao pluhur

Përgaditja:
Margarinën dhe sheqerin i rrahim deri sa te shkumzojn duke ua shtuar nje nga nje vezet. Hedhim pak krip dhe shtojm miellin e perzier me par me pluhurin pjekes poashtu edhe qumshtin duke vazhduar perzierjen. Masen e ndajm ne dy gjysma. E lyejm tepsin me form rrethi me vaj dhe e fusim gjysmen e mases.
(ne munges te tepsis per form natyrisht mund te perdorni cfardo tepsie). Gjysmen e mases se mbetur e perziejm me nutellen dhe kakaon dhe e hudhin sepri ne te njejten tepsi. Me nje pirun e perziejm/hekim ne menyr spirale per tu ber laramane kur te piqet.
Ne furren e parangrohur 175 C e pjekim afersisht 45min deri ne 1orë. Para servimit i hudhim sheqer pluhur sipas deshires.

Tatli

Nevojiten:
  • 2 gota vaj,
  • 1 gotë ujë,
  • 4 lugë sheqer,
  • miell,dhe
  • 1 kese pluhur për fryerje.

Vajin,ujin,sheqerin,i vlon,pastaj i largon prej shporetit dhe ia qet pluhurin për fryerje,mandej e ngjesh në miell.Pas kësaj e shtrin në tepsi dhe e pren në formë sipas dëshirës.Piqet për 2 orë në një temp.100-1500C.
Sherbeti:
  • 2 gota ujë dhe
  • 3 gata sheqer,i vlon si sherbetin e bakllavës.

Sherbetin e nxehtë në fund e kthen mbi tatlin e nxehtë.Ju bëftë mirë.