Thursday, February 20, 2014

A lejohet të rriten thonjët?

Pyetja:
Kam një pyetje rreth thonjve. Kam një motër e cila elhamdulilah e fal namazin, mirëpo ka dëshirë të rrisë thonjtë. Më ka pyetur rreth tyre, por nuk dita t’i tregoja për ndalimin e tyre me argumente. A mund të na jepni disa argumente rreth ndalesës së tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim, Islami i jep rëndësi të madhe mbajtjes së pastërtisë dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë mund të madh; shumë dispozita me të cilat urdhërohet muslimani synojnë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastërtisë, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, mënjanimi i qimeve nga pjesët intime, bërja synet për meshkuj, etj. Në këto dispozita bën pjesë edhe prerja e thonjve, pasi ky është një veprim me të cilën janë urdhëruar muslimanët dhe konsiderohet prej natyrshmërisë së pastër të njeriut. Për të kuptuar më drejt se çfarë dispozite kanë shkurtimi i thonjve në Islam, do të sjellim dy hadithe:
1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):
1. Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
2. Bërja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve1.”
2. Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Dhjetë gjëra janë prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lëshimi i mjekrës,
3. Përdorimi i misvakut
4. Larja e hundës me ujë,
5. Pastrimi i pjesës ndërmjet gishtërinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi e ka harruar të dhjetën, por ai thotë se ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës.2
Këto dy hadithe sqarojnë mjaft mirë rëndësinë e prerjes së thonjve, pasi në to vihet në pah se ky veprim së bashku me të tjerat përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut.
Nuk mendoj se ka nevojë të flasim shumë për dëmin e rritjes së thonjve, pasi kjo është e kuptueshme, por fatkeqësisht qasja e njerëzve ndaj këtij veprimi dhe trajtimi i tij si formë zbukurimi për femra na bën që t`i themi disa realitete për të sqaruar se sa është e paqëlluar të konsiderohet zbukurim kjo praktikë.  Në vitin 1986 është mbajtur Seminari i Katërt Botëror i Mjekësisë Islame në Kuvajt. Aty është përgatitur një studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, në të cilin është argumentuar se zgjatja e thonjve nuk përkon me realitetin e zbukurimit të femrës ashtu si mund të pretendohet në disa shoqëri dhe vende në kohën bashkëkohore. Në vazhdim do të sjellim disa njohuri që janë përmendur në këtë studim.
Dëmet e rritjes së thonjve
-Dobia e thonjve është që t`i mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjërat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është e dëmshme në shumë aspekte, disa nga të cilat do të përmenden në pikat e mëposhtme.
-Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t`u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshme dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që zgjat thonjtë.
-Thonjtë e zgjatur pamundësojnë apo vështirësojnë kryerjen e shumë punëve, të cilat janë përditshmëri për secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake; femrat posaçërisht ballafaqohen me probleme të shumta gjatë kryerjes së përditshmërive shtëpiake.
-Ato janë të dëmshme edhe në raport me të tjerët, pasi u ngjasojnë kthetrave dhe gjatë lëvizjeve të shpejta të pakontrolluara mund ta lëndojnë dikë. Nuk është larg këtij rreziku edhe vetë personi që i zgjat thonjtë.
-Rritja e thonjve shkakton dëme edhe te thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së thonjve ato mund të trashen dhe ta ndryshojnë formën dhe dëme të tjera.
Motër e nderuar, kjo ishte ajo që arritëm të sjellim në lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar që të na i hapë zemrat dhe t`i shohim gjërat ashtu si janë në të vërtetë dhe të mos mashtrohemi me atë që na shërbehet nga të tjerët me ambalazhe tërheqëse, ashtu siç është duke ndodhur edhe në lidhje me këtë praktikë.
Alaudin Abazi

A bën ta përdor farën e zezë pa pasur ndonjë sëmundje?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
A bën të përdor farën e zezë (nigella sativa) pa pasur ndonjë sëmundje?
Kur dhe si e ka përdorur Pejgamberi alejhi selam, në çfarë sasie, sa herë në ditë?
Në formë shurupi apo tabletë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Fara e Zezë (Nigella Sativa ose Habetu Sevda`ë) është një bimë që përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Mjekët dhe studiuesit të cilët janë marrë me studimin e efekteve të kësaj fare theksojnë se krahas ndikimit të kësaj fare për shërimin e sëmundjeve të ndryshme ajo është e shëndetshme të përdoret edhe në jetën e përditshme, pasi ndihmon metabolizmin e trupit, rrit imunitetin, ndihmon në rinovimin e qelizave, e stabilizon kolesterolin në gjak, etj.
Prandaj mund të themi se përdorimi i kësaj fare është mjaft i shëndetshëm edhe nëse nuk vuajmë nga ndonjë sëmundje e caktuar.
Ndërsa në lidhje me mënyrën se si është përdorur kjo farë në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk kemi hasur në ndonjë hadith apo citat nga sahabët për këtë. Por dijetari Ibën Kajim Elxhevzije në librin “Mjekësia e të Dërguarit Muhamed”, f. 332-337, përshkruan me hollësi mënyrat e përdorimit të kësaj fare dhe efektet e saj, prandaj ju këshillojmë të lexoni këtë libër.
Alaudin Abazi

Sa është mesatarja e jetës së njeriut?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
Sa është mesatarja e jetës së njeriut?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në një hadith nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thuhet: “Jeta e umetit tim është mes të gjashtëdhjetave dhe të shtatëdhjetave, kurse një pakicë do ta kalojë këtë kufi.” Shënon Tirmidhiu.
Prandaj themi se kjo është mesatarja e jetës së njerëzve tani.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Kroasant

Perberesit:
  • 3 veze
  • 3 luge sheqer
  • 200 gr gjalpe
  • 1 gote qumesht
  • 700 gr miell
  • lekure limoni
  • maje birre
  • nutella,ose recel
Pergatitja:
Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
Pune te mbare!

Cokollata shtepie

Perberesit:
  • 200 gr cokollate e zeze,
  • 100 gr biskota te thate te tipit dixhestiv,
  • 50 gr lajthi te pjekura,
  • 2 luge qumesht,
  • miell arre kokosi,
  • pak rum (sipas deshires)
Pergatitja:
Grijme jo shume imet lajthite dhe biskotat. Ne nje ene shkrijme cokollaten ne banjo mari me 2 luget e qumshtit dhe rumin. Kur eshte bere si krem homogjen, i shtojme lajthite dhe biskotat e grira dhe e perziejme me delikatese. Kur te jete ftohur pak brumi i cokollatave, e ndajme ne toptha sa nje kokerr arre dhe e rrumbullakosim. I kalojme ne miellin e arres se kokosit dhe i fusim te ftohen mire ne frigorifer per nja dy ore.
Ju befte mire!

Kek me tre shtresa

Perberesit:
  • 4 veze
  • 250 g sheqer
  • 250 g miell
  • 10 g aditiv per brume ose bakin(NE SHQIPERI)
  • 100 g qumesht
  • …lekur limoni nje luge
  • 100 g gjalpe
  • 2 luge gjelle kakao pluhur
  • Perzierja e kokosit
  • 500 g qumesht
  • 200 g sheqer
  • 100 g arre kokosi e bluar
  • 60 gr miell

Pergatitja
Ne fillim do pergatisim kremin.
400 gr qumesht i veme te marre vale me sheqerin.Tek 100 gr e tjere shtojme miellin dhe e perziejme qe mielli te tretet ne qumesht.Duke e perzier vazhdimisht qumeshtin e valuar hedhim tretesiren e miellit me kujdes qe te na behet krem.E leme te marre ca vale ne zjarr te lehte.Hiqeni nga zjarri dhe shtoni arren e kokosit ne krem.Perzijeni dhe lereni te ftohet.
Nderkohe rrihni vezet me sheqerin per 5-8 minuta.Pastaj shtoni qumeshtin dhe miellin te perzier me aditivin.Miellin hidheni luge luge dhe perzijeni me dore qe vellimi mos te na ulet.Ne fund fare shtoni edhe gjalpin e tretur por te vaket jo te nxehte dhe lekuren e limonit.
Brumin ndajeni ne dy pjese.Njeres i vini kakaon dhe perzijeni mire.
ne nje forme rreth 35 me 20 cm vini brumin me kakao per te pjekur ne temperature 180 grade do rreth 15 min.
Nxirreni nga furra hiqjani koren me thike nese ka zene shume kore.
Shtoni kremin mbi taven ku keni pjekur brumin hapeni mire ne te gjithe siperfaqen dhe mbi kremin hidhni brumin pa kakao me kujdes lehte.Vereni ne furre te piqet edhe 20-25 minuta te tjera.
Kekun e perfunduar prijeni ne forma te ndryshme.Verini sheqer pluhur lart.
Kremin mund ta beni edhe me puding te gatshem.Atehere s’keni nevoje per miell.
Mund ti vini edhe liko portokalli te prere ne copa te vogla.Mund te beni c’tju thote shija dhe fantazia juaj.

Kurabije (Kourabiedes)

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. 
Perberesit per kurabiet
  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara
Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.
Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.
I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.
I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.
*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket.