Showing posts with label Religjion. Show all posts
Showing posts with label Religjion. Show all posts

Thursday, February 20, 2014

A lejohet të rriten thonjët?

Pyetja:
Kam një pyetje rreth thonjve. Kam një motër e cila elhamdulilah e fal namazin, mirëpo ka dëshirë të rrisë thonjtë. Më ka pyetur rreth tyre, por nuk dita t’i tregoja për ndalimin e tyre me argumente. A mund të na jepni disa argumente rreth ndalesës së tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim, Islami i jep rëndësi të madhe mbajtjes së pastërtisë dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë mund të madh; shumë dispozita me të cilat urdhërohet muslimani synojnë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastërtisë, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, mënjanimi i qimeve nga pjesët intime, bërja synet për meshkuj, etj. Në këto dispozita bën pjesë edhe prerja e thonjve, pasi ky është një veprim me të cilën janë urdhëruar muslimanët dhe konsiderohet prej natyrshmërisë së pastër të njeriut. Për të kuptuar më drejt se çfarë dispozite kanë shkurtimi i thonjve në Islam, do të sjellim dy hadithe:
1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):
1. Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
2. Bërja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve1.”
2. Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Dhjetë gjëra janë prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lëshimi i mjekrës,
3. Përdorimi i misvakut
4. Larja e hundës me ujë,
5. Pastrimi i pjesës ndërmjet gishtërinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi e ka harruar të dhjetën, por ai thotë se ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës.2
Këto dy hadithe sqarojnë mjaft mirë rëndësinë e prerjes së thonjve, pasi në to vihet në pah se ky veprim së bashku me të tjerat përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut.
Nuk mendoj se ka nevojë të flasim shumë për dëmin e rritjes së thonjve, pasi kjo është e kuptueshme, por fatkeqësisht qasja e njerëzve ndaj këtij veprimi dhe trajtimi i tij si formë zbukurimi për femra na bën që t`i themi disa realitete për të sqaruar se sa është e paqëlluar të konsiderohet zbukurim kjo praktikë.  Në vitin 1986 është mbajtur Seminari i Katërt Botëror i Mjekësisë Islame në Kuvajt. Aty është përgatitur një studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, në të cilin është argumentuar se zgjatja e thonjve nuk përkon me realitetin e zbukurimit të femrës ashtu si mund të pretendohet në disa shoqëri dhe vende në kohën bashkëkohore. Në vazhdim do të sjellim disa njohuri që janë përmendur në këtë studim.
Dëmet e rritjes së thonjve
-Dobia e thonjve është që t`i mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjërat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është e dëmshme në shumë aspekte, disa nga të cilat do të përmenden në pikat e mëposhtme.
-Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t`u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshme dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që zgjat thonjtë.
-Thonjtë e zgjatur pamundësojnë apo vështirësojnë kryerjen e shumë punëve, të cilat janë përditshmëri për secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake; femrat posaçërisht ballafaqohen me probleme të shumta gjatë kryerjes së përditshmërive shtëpiake.
-Ato janë të dëmshme edhe në raport me të tjerët, pasi u ngjasojnë kthetrave dhe gjatë lëvizjeve të shpejta të pakontrolluara mund ta lëndojnë dikë. Nuk është larg këtij rreziku edhe vetë personi që i zgjat thonjtë.
-Rritja e thonjve shkakton dëme edhe te thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së thonjve ato mund të trashen dhe ta ndryshojnë formën dhe dëme të tjera.
Motër e nderuar, kjo ishte ajo që arritëm të sjellim në lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar që të na i hapë zemrat dhe t`i shohim gjërat ashtu si janë në të vërtetë dhe të mos mashtrohemi me atë që na shërbehet nga të tjerët me ambalazhe tërheqëse, ashtu siç është duke ndodhur edhe në lidhje me këtë praktikë.
Alaudin Abazi

A bën ta përdor farën e zezë pa pasur ndonjë sëmundje?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
A bën të përdor farën e zezë (nigella sativa) pa pasur ndonjë sëmundje?
Kur dhe si e ka përdorur Pejgamberi alejhi selam, në çfarë sasie, sa herë në ditë?
Në formë shurupi apo tabletë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Fara e Zezë (Nigella Sativa ose Habetu Sevda`ë) është një bimë që përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Mjekët dhe studiuesit të cilët janë marrë me studimin e efekteve të kësaj fare theksojnë se krahas ndikimit të kësaj fare për shërimin e sëmundjeve të ndryshme ajo është e shëndetshme të përdoret edhe në jetën e përditshme, pasi ndihmon metabolizmin e trupit, rrit imunitetin, ndihmon në rinovimin e qelizave, e stabilizon kolesterolin në gjak, etj.
Prandaj mund të themi se përdorimi i kësaj fare është mjaft i shëndetshëm edhe nëse nuk vuajmë nga ndonjë sëmundje e caktuar.
Ndërsa në lidhje me mënyrën se si është përdorur kjo farë në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk kemi hasur në ndonjë hadith apo citat nga sahabët për këtë. Por dijetari Ibën Kajim Elxhevzije në librin “Mjekësia e të Dërguarit Muhamed”, f. 332-337, përshkruan me hollësi mënyrat e përdorimit të kësaj fare dhe efektet e saj, prandaj ju këshillojmë të lexoni këtë libër.
Alaudin Abazi

Sa është mesatarja e jetës së njeriut?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
Sa është mesatarja e jetës së njeriut?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në një hadith nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thuhet: “Jeta e umetit tim është mes të gjashtëdhjetave dhe të shtatëdhjetave, kurse një pakicë do ta kalojë këtë kufi.” Shënon Tirmidhiu.
Prandaj themi se kjo është mesatarja e jetës së njerëzve tani.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Lulja që i përgjigjet ezanit! (video)

Në Azerbejxhan ekziston një lule e verdhë e cila quhet “Lulja e Ezanit” ngase ajo hapet apo çel vetem kur fillon të thërras ezani në xhaminë lokale ku gjendet lulja.
Për më tepër kronika e përgatitur nga CNN.

Tuesday, February 18, 2014

Mana ushqimi që përmendet në Kuran i cili është shumë e shëndetshme

Në një tubim ku Hoxha i nderuar Jakup Hasipi (r.a.) bënte komentimin e Kur’anit filloi poashtu të komentojë Suren El Bekare dhe te ky ajet filloi të përshkruajë mirësitë e All-llahut azze we xhel që ju dha në atë kohë Musait alejhi selam dhe popullit të tij. Gjatë përshkrimit tha se Mana – rrëshira është dhunti e Zotit dhe se është diçka shumë e shijshme dhe nuk mundet të përshkruhet me fjalë. Këtë e kishin si ushqim Musai alejhi selam dhe populli i tij për 40 vite me radhë. Atyre ju vinte për çdo ditë e freskët si dhe thëllëzat të cilat gjinden vetëm në Kodrën e Sinait ( sipas disa transmetimeve sot e kësaj dite ekziston një numër i vogël i këtyre thëllëzave ).
Për mos e zgjatur më tepër kalojmë në temën për të cilën momentalisht dëshirojmë të përqendrohemi se çka është Mana, ku gjendet dhe çfarë veprimesh ka Mana apo Shkurtëza si quhet nëpër disa vende. Fillojmë shkrimin duke e lutur All-llahun e Madhërishëm të na ndihmojë që kjo vepër të jetë vetëm për hir të Tij, dhe nëse kemi qëlluar diçka atëherë është vetëm dhunti e Tij e nëse kemi gabuar është prej meje dhe e lus Falësin që të më falë gabimet.
Në Kur’anit Kerim citojmë fjalët e të Lartëmadhëruarit mbi Musain alejhi selam dhe ajetet ku përmenden Manat :
‘’ Pastaj bëmë që retë t’ju bënin hije dhe ju zbritëm manën dhe thëllëza, duke thënë: “Hani nga ushqimet e mira, që ju kemi dhënë!” (Ata nuk ishin mirënjohës dhe kështu) nuk na bënë keq Neve, por i bënë keq vetes’’. {Bekare.57}.
‘’ Ne i ndamë hebrenjtë në dymbëdhjetë fise, secili komb më vete. Kur populli i tij i kërkoi ujë, Ne i kumtuam Musait: “Bjeri me shkopin tënd shkëmbit!” dhe prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime. Çdo fis e dinte burimin e vet. Dhe Ne u bëmë hije me retë dhe u zbritëm manën dhe thëllëza, duke iu thënë: “Hani ushqimet e mira që jua kemi dhënë!” Ata nuk na dëmtuan Neve, por i bënë dëm vetvetes’’. {A’raf.160}.
‘’ O bijtë e Izraelit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, bëmë besëlidhje me ju në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm manë dhe thëllëza’’. {Ta Ha, 80}.
Pra në Kur’anin Fisnik tregohet shumë bukur se çfarë të mirash ju dha All-llahu azze we xhel bijve të Israilit ( ashtu quhej Jakubi alejhi selam- Israil).
Mana ishte ushqimi të cilën e dërgonte i Madhëruari për çdo ditë në tokë për miliona njerëz që ishin duke u larguar prej Egjiptit përgjatë Kodrës së Sinasë së bashku me Musain alejhi selam nga torturat e Faraonit dhe jeta e dhunshme nën sundimin e tij.
Musai alejhi selam u largua nga Egjipti dhe ishte duke kaluar nëpër Kodrën e Sinasë me popullin e tij. Ata ishin miliona në numër dhe ushqimi i tyre nuk u mjaftonte në asnjë mënyrë për të mbijetuar atëherë iu drejtuan Musait se çka duhet bërë dhe kërkuan që ai t’i lutet Zotit të tij . Në atë lutje të Musait alejhi selam All-llahu azze we xhel i premtoi për ushqim dhe ju dërgon në vendin ku ishin duke pushuar në shkretëtirë thëllëza të cilat ishin tubuar rreth e përqark vendit ku qëndronin në pushim. Musai alejhi selam u tha se tani do të munden të hanë dhe të mos brengosen se do të vdesin për ushqim, pasi se All-llahu do t’i ushqejë për çdo ditë me ushqim që deri sot as që kishin shijuar.
Ashtu edhe ndodhi, në mbrëmjekonsumuan nga thëllëzat e dërguara posaqërishtë për ta nga lloji më i mirë i thëllëzave që ekzistojnë. Sipas disa të dhënave sot e kësaj dite ka lloje të thëllëzave të cilat fluturojnë gjatë pranverës dhe verës përgjatë Evropës kurse para se të vdesin kthehen prapë në Kodrën e Sinasë dhe aty përfundojnë jetën. Sidoqoftë ato thëllëza ishin shumë të shijshme dhe me bollëk për të gjithë.
Të nesërmen me të gdhirë ata u befasuan nga prania e ushqimit në tokë apo shkretëtirë, rrëshirë e dërguar prej All-llahut azze we xhel, dhe në disa vende quhet rrëshira si ‘’Ushqimi prej qiellit’’. Ajo përshkruhej sikur diçka shumë e shijshme, e ëmbël, e lezetshme në shije dhe e pjekur, më e ëmbël se mjalti ose sikur më e mira ëmbëlsirë me mjaltë. Ajo ju zbriste popullit të Musait alejhi selam natën sikur vesa në mëngjes prej qiellit në tokën shkretëtinore dhe njerëzit në mëngjes e mblidhnin prej tokës.
- Nga kjo edhe rrjedh fjala Mana – ‘’Man-hu’’ që donë të thotë prej hebraishtes e përkthyer ‘’Çka është kjo“ ?
- Ose sipas disa thënieve tjera Man – d.m.th ‘’Çka është’’?
- Por më e sigurte është thënia tjetër për këtë emër MANAN që d.m.th. të ndahet, dhunti, dhunti e cila ndahet.
- Në disa transmetime Mana quhet edhe si “shiu i artë i qiellit”
- Buka ose ushqimi prej qiellit
Pasi njerëzit u çuditën kur u zgjuan në mëngjes dhe gjetën këtë dhunti të Zotit të shpërndarë nëpër tokën shkretëtinore. Ajo përshkruhet sikur diçka e vogël dhe e rrumbullakët, njëjtë sikur bryma- vesa e mëngjesit në tokë dhe sikur farat e koriandrit, ngjyrë kafeje të çelët dhe në shije sikur ëmbëlsirë me mjaltë. Ishte e mundur të përdoret në mënyra të ndryshme: për zierje, për shtypje dhe për ngrënie pa përgatitje ashtu siç donin vetë.
Mana ishte e ardhur në mënyrë speciale për popullin e Musait alejhi selam në shkretëtirë prej All-llahut azze we xhel dhunti prej Tij por edhe sprovë për popullin e Musait alejhi selam.
Kështu përshkruhet në disa vende:
Mana arrinte në tokë me anë të vesës dhe mbetej aty nëpër vendet e caktuara më pas mblidhej dhe përdorej për ushqim. Mirëpo ajo Mana që në atë kohë ka zbritur prej qiellit ka dallim të madhë nga Mana që gjendet në Evropë e cila më së tepërmi gjendet në Kalabri dhe Sicili. Kjo Manë derdhet në muajin Qershor dhe Korrik nga disa trungje të vegjël sikur që janë emrat latin: Fraxinus Ornus, Hedysarum Alhagi, Tamarix mannifera. Edhe te këto vjen deri te formimi i disa pikave të lëngshme natën kurse në mëngjes forcohen. Pamja e tyre shihet në këtë foton më poshtë.
Sot e kësaj dite, në gjysmën e Kodrës Sinai nëpër lugina ku janë më të lagështa dhe ku ka ujë në masa më të mëdha gjendet edhe mëtej Mana për të cilën mendohen që është e ngjashme me Manën që zbriti në kohën e Musait alejhi selam por me numër shumë të vogël që karakterizohen me disa trupa të vegjël të pemëve “Mana Tamariske” (Tamarix mannifera), ose El-tarfah siq e quajnë arabët.
Me këtë lloj ushqimi u ushqyen 40 vjet për çdo paradite, kurse në mbrëmje kishin thëllëzat për ngrënie. Por një ishte shumë e qartë e për atë edhe ishin të informuar nga Musai alejhi selam se ata ishin të lejuar të ushqeheshin për tërë ditën dhe të ngopen sa të duan por nuk guxojnë që të mbledhin për më vonë ose të lënë diçka anash.
Por pasi se ky popull ishte jo shumë besimtar siç duhej, ata edhe filluan të frikohen se çfarë do të bënin nëse nuk do të kenë më tutje për ushqim edhe pse ishte një premtim prej All-llahut azze we xhel, kurse All-llahu siç e dimë nuk e thyen premtimin asnjëherë. Pra shumica e tyre filluan tinëzisht të merrnin rezerva dhe i lenin anash për të nesërmen. Por nuk ka asgjë që mund ti ikë All-llahut, Vigjiluesit i Cili sheh dhe vëzhgon çdo gjë. Kjo pra ishte pika e dobët e tyre, por befasia ishte shumë e madhe pasi se ata kur ngriheshin në mëngjes i gjithë ushqimi që kishin lënë anash ishte prishur dhe ishte shëndrruar në krimba, por ata nuk bindeshin në këtë premtim të All-llahut se do të kenë mjaft dhe përherë, derisa ata vetë e kaluan kufirin.
‘’Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t’ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur! {Ta Ha, 81}.
Sa i përket asaj që ka thënë i Dërguari i All-llahut , salAllahu alejhi we selam, se kërpudhat janë nga Mana, duhet thënë se përdorimi i fjalës Mana ka dy shpjegime të mundshme: kjo mund të tregojë ushqimin, të cilin All-llahu i Gjithëfuqishëm e ka siguruar për biijtë e Israelit në shkretëtirë, mirëpo këtu fjala Mana në arabisht nuk përdoret si emër për të treguar ëmbëlsirat e zakonshme të njohura si Mana´(arab. man), por, në vend të kësaj, si folje kalimtare që do të thotë dhurim. Në këtë kuptim nuk ka kurrfarë dyshimi që dhuratat (dhuntitë, begatitë) materiale dhe shpirtërore dhe ndihma e All-llahut të Gjithëfuqishëm që u është dhuruar bijve të Israelit kanë qenë të shumta.
Ai i krijoi dhe e furnizoi popullin me to pa i mbjellur, pa mundë dhe pa punë, pra pa pasur nevojë për të lëruar ose ujitur tokën. Këto janë dobitë dhe begatitë e All-llahut të Madhërishëm. Sa i përket dhuratës në formë ushqimi të All-llahut për bijtë e Israelit, ai i furnizoi ata edhe me kërpudhat tuberoze për këtë qëllim, si ushqim më të përkryer, dhe i bëri ato në vend të bukës së tyre, ndërsa shkurtëzat kanë qenë mishi i tyre që e kanë kërkuar, dhe lëngu bimor (arab. tall; turunxhubin; nasg) u ka dhënë energjinë e duhur. Lëngun bimor që e kanë pirë ka qenë i përgatitur, i lejuar dhe i ëmbël, të cilin e nxirrnin nga drurët e shkretëtirës dhe ai përbënte një ushqim vital për jetën, shëndetin dhe ekzistencën e tyre. Prandaj, vetëm me këto begati dhe dhurata të All-llahut, në mes të shumë të tjerave, ata kishin mundësi të kënaqnin dëshirën e tyre për mish dhe të mbijetonin kalimin nëpër shkretëtirë. Tërë këtë e arritën me lejen e All-llahut.
Ky ishte ushqimi i premtuar dhe i dërguar prej All-llahut azze we xhel për çdo ditë 40 vite me radhë, për miliona njerëz. Ushqeheshin pa asnjë lloj mundimi me një ushqim që pra nuk mundet as të paramendohet për nga shija dhe mirësia. Por pasi populli i Musait alejhi selam kishte besim jo të sinqertë u ndalua kjo mirësi e All-llahut azze we xhel pasi se ata e përbuzën. Sa i përket rrëshirës së ëmbël natyrore (arab. turunxhubin), ajo është forma tjetër e Manës. Kjo është e bardhë, pluhur dhe ushqim i mirë, i cili kishte zbritur nga qielli, që ishte shpëtim mrekullibërës nga uria.
Ajo që dihet sot, është se Mana, pra që ka qenë atëherë dhe nga ajo që gjendet sot: se ka efekt purgativ , antipiretik , analgjetik, kundër anemisë dhe arteriosklerozës dhe edhe shumë sëmundje tjera. Por pasi se nuk gjendet lehtë dhe edhe nëse gjendet është në masa shumë të vogla nga ajo që i nevojitet trupit, nuk jemi ndalur aq shumë në këtë kërkim të mëtutjeshëm të dobive shëndetësore.
All-llahu teala ealem.
Literatura e përdorur:
1. Kur’ani përkthim nga Hasan Nahi
2. Enciklopedia e bimëve shëruese
3. Heilpflanzen ( bimët shëruese ) M. Pahlow
4. Mjekësia e të Dërguarit Muhammed – Ibn Kajjim el- Xhevzi- përkthim nga Prim.Dr. Med. Sci. Ali Iljazi
5. Faqe të ndryshme të internetit
6. Tekste nga Bibla dhe Teurati i sotshëm
Përgatiti dhe përshtati: Suzana Hasani

O Zoti im, nëse unë ...!?

O Zoti im, nëse unë ...!?
O Zoti im, nëse unë ty të kam harruar ...
Më mjafton Mëshira Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit janë sjellë ashpër me mua ..
Më mjafton Butësia Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë bërë padrejtesi ..
Më mjafton Drejtësia Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit me kanë tradhëtuar...
Me mjafton Besnikeria Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë harruar...
Më mjafton Përkujtimi Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë braktisur...
Më mjafton Prania Jote !
O Zoti im, nëse të gjithë njerëzit më kanë dëmtuar...
Më mjafton Kompenzimi Jotë !
O Zoti im, nëse të gjitha sëmundjet më kanë kapluar...
Më mjafton Shërimi Jotë !
O Zoti im, nëse të gjitha brengat më kanë rënduar...
Më mjafton Lehtësimi Jotë !
O Zoti im, nëse të gjitha rrugët më janë ndaluar...
Më mjafton Udhëzimi Jotë. !
O Zoti im, nëse të gjitha kopshtet më janë shtrenjtuar..
Më Mjafton Xhenneti ...
Më mjafton Xhenneti ...
Na bënë prej banorëve të Xhennetit o Zot. amin
Përshtati: Dr. Abdurezak, Preshevë.

Sunday, February 16, 2014

Ç’mendoni për lëndën e filozofisë?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
Ç’mendoni për lëndën e filozofisë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në esencë, filozofia synonte kërkimin e urtësisë (mik i diturisë, ta duash urtësinë) dhe, si tregohet nga Sokrati, filozofia hulumton me anë të mendjes të vërtetën rreth gjërave që na shpijnë në mirësi. Prandaj edhe filozofët e vjetër quheshin me epitetin “Të urtët”.
Kërkimi i diturisë dhe i urtësisë është një parim islam dhe trajtimi i filozofisë nga pikëpamja e hulumtimit të diturisë dhe dashurisë ndaj saj është një gjë jo vetëm e pranuar në mësimet islame, por edhe e kërkuar.
Por problemi qëndron në atë se filozofia nuk ndalet këtu. Prej përkufizimeve të filozofisë më e njohura është se “filozofia është gjykim mendor i liruar nga çdo kushtëzim dhe autoritet që imponohet jashtë (mendjes)”. Me këtë përkufizim kuptojmë se filozofia manifeston mospërfillje ndaj çdo autoriteti dhe nuk pranon asnjë mbështetje përveç arsyes e logjikës.
Për ta kuptuar më qartë këtë që thamë më lart, duhet të sqarojmë pak më shumë. Filozofia e ngre dhe e konsideron mendjen si peshore të vetme në vlerësimin dhe saktësimin e gjërave. Pastaj ideja themelore e filozofisë qëndron në atë se të gjitha siguritë duhet të vihen në pikëpyetje, madje edhe ato që konsiderohen aksiome1, sikurse ekzistenca, jeta, vdekja, etj. Sipas filozofëve, logjikës i nënshtrohen edhe çështjet e besimit, si ekzistenca e Zotit, e melekëve, ringjallja, dërgimi i të Dërguarve e gjërat e tjera të fesë dhe për t`i vërtetuar këto duhet ta kemi pikënisje vetëm meditimin. Kjo nënkupton se për t`i saktësuar çështjet e besimit, sikurse këto që u përmendën, duhet të zhvishemi dhe t`i anashkalojmë të gjitha argumentet e tjera (edhe shpalljen) dhe të fillojmë të flasim rreth tyre vetëm nga aspekti logjik.  Për këtë devijimi i filozofëve në lidhje me besimin ishte shumë i madh dhe i rrezikshëm, por edhe i ndryshueshëm, varësisht si janë perceptuar gjërat prej  një këndvështrimi (mendjeje të filozofit) në tjetrin.
Duke mos hyrë në elaborime të tjera, themi se problemi më kryesor në lidhje me filozofinë qëndron në këtë që përmendëm më lart. Studiuesit të kësaj shkence i japin rolin mendjes që të gjitha gjërat t`i vlerësojnë vetëm nga ky aspekt. Madje shohim shpesh në trajtimet e tyre se anashkalojnë edhe shembujt praktikë të jetës së përditshme.
Islam nuk e zhvlerëson mendjen dhe logjikën e njeriut në asnjë formë. Në shumë versete kuranore vlerësohet se mendja është dhuntia më e madhe që posedon njeriu dhe krahas kësaj urdhërohet që të shfrytëzohet në të mirën e tij.  Sa për ilustrim veçojmë disa versete:
“Ai (Allahu) ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush.” (Bekare, 269)
“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran, 190)
“Thuaj: “Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë Allahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes.” (Maide, 100)
Por në të njëjtën kohë Islami nuk e konsideron mendjen si peshore të vetme e të pagabueshme në vlerësimin e gjërave. Muslimani beson se mendja është gjëja më e përsosur që posedon njeriu, në fakt me të njeriu dallon nga krijesat e tjera. Megjithëkëtë nuk është absolute, kapaciteti i saj është i kufizuar në perceptimin dhe dhënien e përgjigjeve ndaj të gjitha gjërave. Pra logjika e njeriut është e kufizuar te njeriu ashtu si janë të kufizuara të gjitha karakteristikat e tjera. Prandaj njeriu kishte nevojë për të Dërguar të cilët do ta drejtojnë dhe do ta orientojnë atë kah mirësia dhe e sakta.
Sido që të jetë, të flasësh për filozofinë kërkon qasje të shumanshme dhe kjo nuk bëhet në një përgjigje, por në këtë vend dëshirojmë të nxjerrim në pah vetëm pikën esenciale që e bënë njeriun të mbajë rezervë ndaj këtij lëmi. Filozofët kriter të vetëm për t`i vlerësuar të gjitha të vërtetat kanë meditimin me anë të logjikës dhe kështu ata arrijnë në shenjtërimin e mendjes së njeriut duke anashkaluar çdo formë tjetër me të cilën mund të arrihet tek e vërteta, madje edhe shpalljen. Prandaj edhe tek ata muslimanë që u ndikuan nga filozofia greke, sikurse Ibën Arebiu, Kindiu, Farabiu, etj. vërejmë ngritje e shenjtërim të mendjes derisa te disa nga ata filozofët e Greqisë së vjetër u konsideruan më të ngritur dhe më të mëdhenj se vetë Profetët e Allahut.
Megjithëkëtë nuk është e saktë që të refuzohet çdo gjë që ka të bëjë me filozofinë, por duhet të kemi kujdes se çfarë lexojmë dhe sa thellohemi në të. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

A bën të hahet bukë me dorë të majtë?

Pyetja:
A bën të hahet bukë me dorë të majtë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
I Dërguari ynë, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë:
- “Mos të hajë ndonjëri me të majtën e tij dhe mos të pijë me të majtën e tij. Shejtani ha dhe pi me të majtën e tij.” Shënon Tirmidhiu.
- Umer ibën Seleme thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, më tha: “O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me të djathtën dhe ha atë që është para teje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
- Gjithashtu tregohet se njëherë një njeri në prani të Profetit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, hante me dorën e majtë dhe ai i tha: “Ha me të djathtën.” Ky tha: “Nuk mundem.” Atëherë Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i tha: “Do të mundesh.” Nuk e pengoi atë të mos hajë me të djathtën vetëm se kryelartësia.” Shënon Muslimi.
Nga këto hadithe kuptojmë se sa i ka dhënë rëndësi Muhamedi, salallahu alejhi ue selem të ngrënit me dorën e djathtë. Prandaj nuk lejohet që të hamë dhe të pimë me dorë të majtë.
Alaudin Abazi

A lejohet alkooli si shërim dhe barnat të cilat kanë në përbërje edhe alkool?

Pyetja:
Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu!
Kam një pyetje. Pyetja ka të bëjë me produktet farmaceutike, gjegjësisht barnat. Në Islam kategorikisht alkooli është haram, këtë s’do ta diskutojmë, mirëpo sot po përballemi me produkte farmaceutike të cilat gjithnjë po e përdorin alkoolin në këto produkte dhe kjo vjen për shkak të disa vetive të tij, prandaj pyetjen time do ta kisha ndarë në dy pjesë:
1. A lejohet që produktet alkoolike të përdoren si substanca aktive primare (d.m.th. që ndikojnë direkt në shërim)?
2. Këtu kisha dashur të ndalem më shumë. Sot shumica e aplikimeve të alkoolit janë jo si substancë aktive, por si substancë ndihmuese, p.sh. ose për t’i dhënë konsistencën e barit, ose me produkte të tjera të cilat do të ndryshonin ose ngjyrën e barit për ta bërë atë më atraktiv etj. Dëshiroj të potencoj edhe një gjë. Kur përmenda alkoolin, sidomos i referohem kësaj pjesës së dytë të pyetjes, nuk nënkupton vetëm alkoolin i cili pihet nga njerëzit, pra alkoolin etilik. Sepse kimistet alkoolin e klasifikojnë për shkak të grupit funksional të tij – OH që përmban. Alkooli mund të humbasë vetinë dehëse nëse trajtohet.
Arsyeja që më shtyu t’jua bëj këtë pyetje ishte se bleva një ilaç që ishte për të luftuar gripin (Caffetin Cold, prodhues Alkaloidi Shkup) dhe mbasi erdha në shtëpi dhe po e shikoj përmbajtjen, pashë se përmbante një lloj alkooli i quajtur Polivinil alkool pjesërisht i hidrolizuar. Nuk kam shumë njohuri për të, mirëpo ky është një alkool i cili përmban një lidhje dyfishe dhe është i formuar nga shumë monomerë të njësisë fillestare të tij. Nuk është toksik dhe se përdoret në sasi të vogël në barna dhe vetia e tij është se është adesiv (ngjitës) i mirë dhe emulsifikues. Pra, a lejohet alkooli si shërim dhe a më lejohet ta pi këtë ilaç që bleva?
Ues-selamu alejkum!
Përgjigjja:
   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pyetja e ngritur prej jush është një problematikë e re, bashkëkohore, e cila nuk ka qenë e shtjelluar nga fukahatë e vjetër. Në shkencën e fikhut ekziston një lëmi që quhet “Fikhu Nevazil”, “Fikhu i ndodhive të reja”. Në këtë lëmi studiohen ngjarjet, ndodhitë dhe problematikat bashkëkohore me të cilat ballafaqohet njerëzimi në përgjithësi. Kemi me dhjetëra libra dhe studime që shtjellojnë këto problematika bashkëkohore në fusha të ndryshme shkencore-sociale, si në mjekësi, teknologji, kriminalistikë, kod civil, politikë, etj. Gjithashtu edhe shumë institucione dhe akademi shkencore islame, të cilat mbledhin dijetarë bashkëkohore rreth vetes, merren me shtjellimin e problematikave të këtilla.
Akademia e Fikhut Islam (El-Mexhmeë El-fikhul Islami) është një nga këto organizata. Ky institucion i lartë shkencor mbledh një numër të madh dijetarësh dhe studiuesish islamë nga mbarë bota. Në sesionin e tij të gjashtëmbëdhjetë të mbajtur në Mekë prej datës 21-26/ 10/ 1422h, që përputhet me datën 5-10/ 1/ 2002, u diskutua edhe problematika e barnave të cilat përmbajnë alkool dhe narkotikë. Në përfundimin e tyre ata theksojnë:
1. Nuk lejohet të përdoret alkooli i papërzier (i pastër) si ilaç në asnjë formë. Kjo mbështetet në thënien e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të: “Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që ua ka ndaluar.” Shënon Buhariu.
Gjithashtu argument është edhe hadithi: “Vërtet Allahu e ka zbritur sëmundjen dhe për çdo sëmundje ka lënë edhe bar. Prandaj shërohuni, por mos u shëroni me atë që është e ndaluar.”  Shënon Ebu Davudi, Ibën Suniu dhe Ebu Nuajmi.
Tarik ibën Suvejdi e pyeti të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem që si bar të përdorte edhe verë. I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha: “Vera nuk është shërim (bar), por është sëmundje.” Shënon Ibn Maxhe në Sunen dhe Ebu Nuajmi.
2. Lejohet të përdoren barnat që përmbajnë alkool në përqindje të vogël që tretet, të cilën e kërkon industria e ilaçeve dhe për të cilën nuk ka alternative tjetër, por me kusht që këtë ilaç ta rekomandojë mjeku i drejtë (i besueshëm). Po ashtu, lejohet të përdoret alkooli si dezinfektues, sterilizues i jashtëm i plagëve dhe asgjësues i mikrobeve, pastaj në kremra dhe lubrifikante për përdorim të jashtëm.
3. Akademia e Fikhut Islam u rekomandon fabrikave të ilaçeve, farmacistëve dhe importuesve të ilaçeve në vendet islame, që të veprojnë në largimin e alkoolit prej ilaçeve dhe të përdorin alternativa të tjera.
4. Po ashtu, Akademia e Fikhut Islam i porosit mjekët që të largohen sa të ketë mundësi nga rekomandimi i ilaçeve të cilat përmbajnë sasi alkooli1.
   Poshtë kësaj deklarate pasojnë nënshkrimet e pjesëmarrësve të këtij sesioni dhe shohim një numër fukahash të njohur bashkëkohorë sikurse: Shejhu Abulaziz Ale Shejh (kryetar i Akademisë dhe njëherazi Myfti i Arabisë Saudite), dr. Abdullah Et-Turki (nënkryetar i Akademisë dhe ish-Ministër i Fesë në Arabinë Saudite), dr. Salih Merzuki (Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë). Shejhu i mirënjohur dr. Salih Ibën Fevzan el-Fevzan, Muhamed Sebil, dr. Vehbe Zuhajli, dr. Jusuf Kardavi dhe të tjerë.
Përveç kësaj Akademie kemi edhe fetva nga institute të tjera dhe fukaha bashkëkohorë, të cilët kanë ardhur në këtë përfundim në lidhje me barnat që kanë sasi alkooli në përmbajtje, sikurse fetvaja e lëshuar nga Komisioni i Përhershëm për Fetva dhe Studime i Arabisë Saudite (El-lexhne Ed-daime), me nënshkrimin e shejhut të njohur Abulaziz Ibën Baz dhe Abdurrezak Afifi, por për të mos u zgjeruar nuk do ta japim atë2.  Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

A lejohet ngrënia e ëmbëlsirave që kanë rum në to?

Pyetja:
A lejohet ngrënia e ëmbëlsirave që kanë rum në to?
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Duke mos u zgjeruar shumë në çështjen për të cilën ju po bëni pyetje, themi se është e ndaluar që të hamë ëmbëlsira të cilat përmbajnë sasi alkooli, qoftë edhe nëse sasia është e vogël. Posaçërisht pasi kemi lloje të shumta e të tjera të ëmbëlsirave që nuk kanë alkool.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Ç’duhet bërë pas ëndrrave me epsh?

Pyetja:
Kam një pyetje në lidhje me një çështje që ka kohë që më mundon.
Kjo gjë më ndodh vetëm kur fle pas faljes së namazit të sabahut apo kur bie të kotem në mes të namazit të natës dhe atij të sabahut, madje edhe kur jam agjërueshëm. Ëndërroj ëndrra me epsh, edhe pse nuk mendoj për gjëra të tilla. Shpesh frikësohem të bie të fle, kjo ndodh edhe pse unë praktikoj dhikrin para se të fle (vlen të ceket se kjo gjë nuk më ndodh kurrë në gjumin e natës).Çfarë duhet bërë, a ka nevojë të bëj gusëll pas ëndrrave të tilla apo ç’duhet bërë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ajo që ju ndodh juve është një natyrshmëri e cila u ndodh shumë femrave, posaçërisht nëse janë në fillim të pubertetit, prandaj nuk duhet t’ju frikësojë dhe të ndiheni e shqetësuar.
Kjo u ka ndodhur edhe femrave në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Tregohet me një rast se Umu Sulejm erdhi të Profeti, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, vërtet Allahu nuk ka turp nga haku… A është e obliguar që gruaja të pastrohet nëse sheh ëndërr?” I Dërguari thotë: “Po, nëse sheh ujë.” Shënon Buhariu.
Gjithashtu Ebu Davudi përcjell se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nëse femra gjen në ëndërr atë që gjen mashkulli, atëherë le të pastrohet.”
Nga këto dy hadithe konkludojmë se nëse femra sheh në ëndërr marrëdhënie intime ose diçka të ngjashme me këtë e ndien epsh, atëherë ajo obligohet të pastrohet, por këtu kushtëzohet që ajo të ketë ndier orgazëm dhe të ketë ejakuluar. Është e njohur se edhe femra kur ejakulon nxjerr sekrecion nga organi dhe ky sekrecion rëndom merr ngjyrën e verdhë. Nëse gruaja zgjohet dhe i kujtohet se ka parë ëndrra të këtilla, pastaj i sheh rrobat e lagur ose edhe janë tharë, por shenjat shihen, atëherë ajo obligohet të pastrohet. Por nëse ajo ka parë ëndërr dhe nuk sheh shenja në rroba, atëherë nuk e ka obligim të marrë gusul.
Ibën Kudame1 në komentimin e hadithit të parë thotë: “I Dërguari e ka lidhur pastrimin me shikim, kur thotë: “Po, nëse sheh ujë.”
Edhe Ibën Haxheri2 thotë: “Nga ky hadith përfundojmë se gruaja obligohet me gusul nëse ejakulon.”
Prandaj, pa u zgjeruar më shumë themi se dispozita në lidhje me këtë çështje është që nëse gruaja ka parë ëndërr dhe ka ndier epsh, por kur është zgjuar nuk vëren shenja të ejakulimit dhe tajitjes së sekrecionit, atëherë ajo nuk obligohet të pastrohet, por nëse shenjat janë të pranishme, atëherë pastrohet. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Thursday, February 13, 2014

Dita e të “dashuruarve” – “14 shkurti”

Falënderimi i takon Allahut dhe paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Allahu i Lartësuar zbriti këtë fe, porse njerëzit ende vazhdojnë të kenë përkatësi të ndryshme fetare (jehudë, të krishterë, idhujtarë, zjarrputist, etj.) dhe secili grup ka tradita dhe ceremoni, me të cilat dallohet nga të tjerët.

Allahu i Lartësuar zbriti islamin dhe caktoi për muslimanët rite dhe ceremoni me të cilat shquhen nga të tjerët dhe urdhëroi ata të mos i ngjajnë ithtarëve të feve tjera, ku bëjnë pjesë edhe festat e tyre.

Jobesimtarët kanë festa të veçanta për ta, kremtimi i të cilave është i ndaluar për muslimanët. Poashtu, edhe muslimanët kanë festa që janë të veçanta për ta, në të cilat nuk marrin pjesë jobesimtarët. Prej festave të jobesimtarëve, të cilat përpiqen t’i përhapin në mesin e muslimanëve është “Dita e të dashuruarve”, gjegjësisht “Shën Valentini”.

Kjo është një festë idhujtare krishtere, të cilën e shpiku një prift i krishterë. Ai mblidhte të dashuruarit dhe të dashuruarat dhe bënin disa lloj shfrenimesh në emër të dashurisë dhe merrnin ngjyrën e kuqe për simbol të tyre. Takimet e shthurjes, mashtrimit dhe paturpësisë vazhdojnë të jenë moto e tyre edhe sot e kësaj dite.Kremtimi i kësaj feste ndalohet për disa arsye:
1. Kjo festë në esencë është festë shthurjeje dhe shfrenimi.
2. Kremtimi i saj është përngjasim me jobesimtarët, e kush i përngjan një populli është prej tyre dhe do të ringjallet me ta.
3. Ndjekja e tyre në këtë festë shpie deri te pasimi i tyre edhe në vepra tjera.
4. Kremtimi i kësaj feste çon në sjelljen e manifestimeve të jobesimtarëve në mesin tonë dhe përhapjen e ceremonive të tyre në kanalet dhe tregjet tona.
5. Allahu i Lartësuar ka përbuzur festat e jobesimtarëve, ka ndaluar nga pjesëmarrja në to dhe i ka quajtur gënjeshtra. Zoti ynë ka thënë: ”(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Kur’an 25:72)

6. Ndjekja jonë e jobesimtarëve nxit ata të fusin traditat dhe ceremonitë e tyre në mesin tonë.
7. Manifestimi i ceremonive të krishtera nga ana jonë, nëpërmjet kremtimit të festave të tyre dhe veshjes së rrobave të tyre i bën ata të ndihen krenarë dhe ta ndiejnë veten më të mëdhenj se ne dhe ua shton atyre përqeshjen ndaj Islamit dhe muslimanëve. Në këtë mënyrë ata largohen nga hyrja në islam dhe presin që ne t’i pasojmë ata, e jo ata neve.Andaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet kremtimi i kësaj feste; as duke veshur rroba të kuqe, e as duke shkëmbyer dhurata, letra apo ëmbëlsira. Nuk lejohet blerja e luleve të veçanta për këtë festë.(Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. (Kur’an 5:2).

 Nuk lejohet pranimi i dhuratave dhe ëmbëlsirave që i kushtohen kësaj feste.Obligohet kundërshtimi i çdokujt që shfaq qoftë edhe më të voglin manifestim të kremtimit të kësaj feste, qoftë me veshjen e tyre, me fjalët e tyre, e kështu me radhë… Kush prej jush sheh ndonjë të keqe le ta ndryshojë atë. (Thënie e të Dërguarit). 
Për fund i drejtohem çdo të riu dhe të reje, duke thënë: O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. (Kur’an 5:51)
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush, as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Keni dro All-llahun, po qe se jeni besimtarë. (Kur’an 5:57). 

Lus Allahun e Madhërishëm t’na ruajë besimin dhe fenë tonë… Amin.Dr. Muhammed El-Arifi
Përktheu: Jusuf Kastrati

Wednesday, February 12, 2014

Shumicën e të rinjve e brengos përtacia, pse?

Pyetja:
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Pyetja, brenga që shqetëson shumicën e të rinjve është përtacia, dembellëku apo mërzia, po ashtu kjo dukuri aq negative dhe shumë e përfolur shfaqet dhe më shqetëson edhe mua si i ri. Besoni, është një hall shumë i madh, bllokues do kisha thënë për gjithçka që është pozitive (siç është bërja e një pune, kryerja e obligimeve etj). Ju lutem që të jepni udhëzime, këshilla dhe përgjigje sa më të mirë inshallah lidhur me këtë problem të sipërpërmendur. Dua të ndryshoj inshallah. Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu të shpërbleftë për urimin dhe ju informojmë se këtë javë është publikuar një temë e veçantë për përtacinë si realizim i kërkesës suaj dhe aty do të mund të lexoni më gjerësisht për këtë dukuri negative në shoqëri.
Përtacia, fatkeqësi bashkëkohoreFalënderimi i qoftë Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem.
Përtacia është një virus mbytës dhe sëmundje shkatërruese, pengon përparimin dhe zhvillimin e popujve dhe ngritjen individuale në punë intensive, virtyte të larta dhe përpjekje frytdhënëse.
Përtacia nuk ndodh që ta godasë një popull e mos ta dobësojë, ta lërë mbrapa dhe ta shkatërrojë. Dhe nuk ndodh që ta godasë personin e mos ta molisë, nënçmojë, poshtërojë dhe ta bëjë të pavlefshëm.
Përkufizimi i përtacisë është: Përtesa për atë punë për të cilën nuk bën të përtohet, qoftë për çështje të fesë apo të kësaj bote.
Llojet e përtacisë
Përtacia ndahet në dy lloje:
Lloj i parë: Përtaci e mendjes, që mos të angazhohet të mendojë dhe të studiojë për atë që ia rregullon punët njeriut në një anë si dhe lënia e mendimit dhe studimit në atë që ia rregullon çështjen e tij dhe rrethit të tij në anën tjetër për çështje të kësaj bote ku ai jeton. Nuk kanë mbetur mbrapa popujt vetëm se si shkak i përtacisë së të zotëve të mendjes si dhe të mosshpikjes së gjërave të reja, të cilat Allahu ua ka mundësuar atyre .
Lloj i dytë: Përtacia personale e njeriut në adhurimin e Krijuesit si dhe kryerja e adhurimeve në atë mënyrë siç janë obliguar. Kjo shpie në ngecjen e popujve në fusha dhe veprimtari të ndryshme, si në bujqësi, ndërtimtari e shumë e shumë fusha të tjera.
Qortimi i përtacisë në Kuran dhe Sunet
Është përmendur përtacia në Kuran në dy vende, ku është qortuar si një nga cilësitë e munafikëve (hipokritëve) si dhe ndër shenjat më të njohura të tyre. Vendi i parë ku Allahu flet për munafikët në Kuran është: “Munafikët përpiqen të mashtrojnë Allahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por Allahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nisa, 142)
Thotë Ibn Kethiri: “Kjo është cilësia e munafikëve në ibadetin më të mirë e të madh, namazin. Kur ata shkojnë në namaz, shkojnë me përtesë sepse nuk kanë qëllim të sinqertë e as besim për obligimin e tij, as frikë nga Allahu dhe namazi tek ata nuk ka ndikim, siç transmeton Ibën Mredevejhi nga Ibn Abasi: “Është e urryer që njeriu të ngrihet për namaz me përtaci, por ngrihet me vullnet e me dëshirë sepse ai bisedon me Allahun dhe se Allahu është pranë që t’ia falë mëkatet atij dhe ia pranon lutjet të cilat ia drejton. Dhe pastaj lexoi këtë ajet: “Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun.” (Nis,a 142)
Ajo ishte njëra nga cilësitë e tyre e shfaqur publikisht dhe pastaj Allahu përmend një cilësi të tyre të brendshme: “vetëm sa për t’u dukur te njerëzit”. Pra ata nuk kanë sinqeritet e as përkushtim për Allah, por vetëm sa për sy e faqe të njerëzve dhe pikërisht për këtë qëllim ata mungojnë më së shumti në ato namaze në të cilat nuk shihen, si në namazin e darkës dhe në namazin e sabahut. Siç transmetohet në hadithe të vërteta, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Asnjë falje nuk është më e rëndë për munafikët (hipokritët) sesa sabahu (falja e agimit) dhe falja e darkës, por sikur ta dinin ata shpërblimin për këto falje në kohën e tyre më të parë, pa dyshim që do të merrnin pjesë në to (në xhami) edhe sikur t’u duhej të zvarriteshin.”
Kurse vendi i dytë ku Allahu ka përmendur përtacinë në Kuran është: “Mospranimin e dhënieve të tyre nuk e pengoi tjetër gjë vetëm pse ata mohuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe namazin e falin vetëm me përtaci, e lëmoshën nuk e japin ndryshe pos duke urryer.” (Tevbe, 54)
Kurse në Sunetin e të Dërguarit tonë, paqja dhe lavdi i Allahut qoftë mbi të, është cekur se si ves i shëmtuar që është, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka kërkuar mbrojtje tek Allahu nga përtacia duke thënë: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti nga pamundësia dhe nga përtacia.” Buhariu dhe Muslimi.
E në këtë hadith i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka krahasuar përtacinë me pamundësinë ngase që të dyja çojnë në ngecje dhe pamundësi për suksese dhe arritje të mëdha.
Ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për atë që fle derisa të agojë: “I lidh shejtani mbi kokën e ndonjërit prej jush tri nyje kur ai është duke fjetur dhe në çdo nyje që lidh i thotë “fli rehat, ke natë të gjatë”. E, nëse zgjohet dhe përmend Allahun, i zgjidhet një nyjë. Nëse merr abdest, i zgjidhet një nyje dhe nëse falet, i zgjidhet edhe nyja tjetër dhe atëherë është i kthjellët, me shpirt të qetë. E, nëse s’e bën këtë, atëherë bëhet i keq shpirtërisht, përtac.” Buhariu dhe Muslimi.
Thotë dijetari i njohur Ibn Abduelber lidhur me këtë hadith: “Në këtë hadith fjala është për atë person që e ka zakon të flejë apo edhe zgjuar nuk shkon fare gjatë kohëve të namazit e kjo nuk është për atë që zakonisht namazin e fal rregullisht. Fjala është qoftë për namaz nate edhe për pesë kohët e namazit, por ndodh ndonjëherë që ta mundë gjumi apo pa dashje, pasi i ka bërë të gjitha shkaqet dhe nuk mund të zgjohet. Atëherë thotë i Dërguari, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Allahu ua shkruan shpërblimin e plotë, kurse gjumi u numërohet si lëmoshë (sadaka).”
Nuk është nga përtacia e qortuar
Përtacia e qortuar është ajo që e pengon njeriun nga kryerja e farzeve dhe vaxhibeve duke i dhënë përparësi epsheve të tij, por ndodh që nganjëherë edhe njerëzit më të zgjedhur t’i godasë një lloj ngecjeje. Ndoshta ata pakësojnë në një masë sasinë e adhurimeve, si për shembull faljen e namazit të natës, por kjo është vetëm një pakësim nga kualiteti i parë, në mënyrë që t’i kthehen atij ibadeti me një vullnet më të madh brenda një kohe të shkurtër. Nëse shpirti ngarkohet në atë gjendje përtacie, mund t’i vijë rëndë dhe mund të sjellë dëm edhe më tepër. Nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur dikujt prej jush i vjen gjumë (i flihet ) në namaz, le të bjerë të flejë derisa t’i kalojë ngase është e mundur që dikush të falet derisa është i përgjumur dhe në vend që të lutet për falje, shan dhe mallkon vetveten.”
Gjithashtu nga Abdullahb.b. Kajsi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Mos e lër pas dore namazin e natës ngase i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nuk e linte. Kur ishte i sëmurë ose i lodhur, e falte ulur.”
Thotë Jezid bn Mehlebi: “Nuk do të kisha pasur dëshirë për ta pasur dynjanë e garantuar e të mos kem asnjë obligim për furnizimin, në mënyrë që mos të mësohem me përtaci.”
Koha e lirë që nuk shfrytëzohet e shkatërron njeriun. Nëse pjesët e trupit lihen e nuk përdoren, nuk do të funksionojnë si duhet apo do të bëhen të paefektshme në tërësi. Syri ose dora, nëse mbahen për shumë kohë mbyllur ose lidhur, dobësohen.
Paramendo Merjemen alejhi selam se si Allahu ia bëri mrekullinë dhe si e lindi Isain. Pasi e lindi, Allahu e furnizoi me hurma, por ajo nuk i mori të gatshme në tërësi, ngase Allahu e urdhëroi e i tha: “E ti shkunde trupin e hurmës, se do të bien ty hurma të freskëta.” (Merjem, 25)
Ashtu sikurse njeriu bëhet përtac, po ashtu edhe shpirti ndodh që mos të mendojë për atë që është e dobishme dhe të ndërrojë dhe të bëhet i prishur. Duke u nisur nga kjo, është e udhës që çdo njeri mos ta kalojë kohën kot, por që gjithmonë të jetë në përpjekje për ndreqjen e jetesës në këtë botë si dhe në botën tjetër duke i dhënë përparësi kësaj të dytës ngase është e përhershme.
Thotë Haxhaxhi: “Nëse një njeri kalon disa çaste të jetës së tij duke mos e përmendur Allahun apo duke mos bërë istigfar (kërkim falje të mëkateve nga Allahu apo duke mos menduar për kthimin e tij tek Allahu, atëherë ky njeri meriton të ketë dëshpërim të madh Ditën e Gjykimit.”
Disa nga shkaqet e përtacisë:
Munafikllëku (hipokrizia): Posaçërisht nëse bëhet fjalë për lënien e farzeve apo vaxhibeve ndaj Allahut, ngase munafiku nuk ka qëllim të sinqertë kryerjen e ibadeteve, por i bën vetëm sa për t’i publikuar veprat e tij te njerëzit apo nga frika e dënimit në këtë botë, aty ku praktikohet sheriati. Pikërisht për këtë e kap dembelia, posaçërisht kur janë të sigurt dhe larg syve të njerëzve siç i përmendëm argumentet nga Kurani dhe Suneti më herët.
Dëshira për pushim të tepërt: Ka thënë Ibn Xheuzi: “Ajo që e bën përtac njeriun është dëshira për pushim të gjatë e të tepruar. Nga i Dërguari i Allahut përmendet shpesh një lutje: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti prej mërzisë, pamundësisë e përtacisë.” Po ashtu edhe Imam Muslimi transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Besimtari i fuqishëm është më i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët, por në të dy ka dobi. Kushtoji rëndësi asaj që të bën dobi dhe vetëm nga Allahu kërko ndihmë dhe mos u bë përtac.”
Koha e lirë: Ashtu siç mund të jetë nimet, mirësi e madhe për kryerjen e shumë ibadeteve, si mësim e lexim e shumë gjëra të dobishme, koha e lirë mund të jetë e dëmshme kur njeriu nuk di ta shfrytëzojë ashtu siç është e dobishme për të. Thotë Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Unë e urrej atë njeri që rri kot, nuk bën asgjë as për këtë botë e as për botën tjetër.” E thotë Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Martesa me përtacinë lind varfërinë.”
Lusim Allahun të na ruajë nga kjo cilësi e shëmtuar e të na bëjë nga adhuruesit e Tij të sinqertë, që gjithmonë obligimet ndaj Allahut i kryejnë me zell e sinqeritet.
Përktheu: Hevzi Kadriu

A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?

Pyetja:
A lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Para se të japim dispozitën përkatëse rreth arit të bardhë, duhet të bëjmë disa sqarime të nevojshme se kujt i thuhet ar i bardhë në terminologji. Mendojmë se sqarimi i kësaj është i nevojshëm pasi shumë njerëz, madje edhe nga hoxhallarët, nuk e kuptojnë drejt se për çfarë bëhet fjalë kur thuhet ar i bardhë.
Ekspertët që merren me shitblerjen e arit dhe të argjendit thonë se ar i bardhë i thuhet këtyre gjërave:
1. Emërtimi i parë: Ar i bardhë i thuhet metalit të quajtur platin. Ky metal është i çmuar sikurse ari, me ngjyrë hiri në të bardhë që shkrin në temperaturë të lartë e nuk ndryshket dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, enë kimike etj. Simboli kimik i saj është “Pt” dhe në sistemin periodik radhitet me numrin rendor 78. Kur është i pastër, platini është në ngjyrë gri në të bardhë dhe i ngurtë. Veshja e platinit dhe karakteristikat e rezistencës së shkëlqimit të tij janë shumë të përshtatshme për të bërë bizhuteri të përsosura. Për nga vlera platini është më i çmuar se ari .
Mbajtja e këtij lloji metali për burra nuk ka pengesë pasi nuk kemi ndonjë argument që e ndalon këtë. Fakti se quhet ar i bardhë dhe mban emrin ar, nuk e bën atë të jetë i ndaluar, pasi ky është vetëm emërtim dhe terminologji e përdorur ashtu siç i thuhet naftës ari i zi ose pambukut ari i bardhë, etj.
Ndërsa fakti se është me vlerë gjithashtu nuk e bën të ndaluar, pasi prej metaleve të vlefshme të ndaluar për burra është vetëm ari i verdhë. Me fjalë të tjera, gurët e çmuar, diamanti, rubini, safiri, argjendi, platini, etj. nuk janë të ndaluara për përdorim nga burrat. Në një fetva të Komisionit të Përhershëm për Fetva thuhet: “Rreth mbajtjes së diamantit për meshkuj nuk dimë se ka të keqe nëse është i pastër, i papërzier me ar apo argjend. ”
Sido që të jetë, pasi kuptuam dispozitën përkatëse për këtë lloj metali, duhet të kuptojmë edhe atë se përdorimi i platinit të pastër në stoli dhe zbukurime, sikurse ari e argjendi, është shumë i rrallë dhe pothuajse nuk shitet, pasi është shumë më i shtrenjtë se ari. Por ai përdoret në sasi shumë të vogla për ngjyrosjen e metaleve të tjera që të shkëlqejnë për të bërë bizhuteri të përsosura, si unaza, vathë, etj.
Prandaj themi se nëse ky metal përdoret pa u përzier me ar, por i përzier me argjend, plumb, etj., atëherë lejohet ta përdorin edhe burrat (unazat e këtilla), por nëse përzihet me ar, ashtu si do të kuptosh me poshtë, atëherë është e ndaluar të përdoren këto për meshkuj.
2. Emërtimi i dytë: Ar i bardhë i thuhet arit origjinal, por që ngjyroset përmbi me platin që të marrë shkëlqim dhe të duket i bardhë. Mbajtja e këtij lloji të arit të bardhë nuk lejohet pasi në fakt ky ar është ai që e ka ndaluar i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ngjyrosja përmbi e këtij ari nuk ndryshon të qenët ar, prandaj mbajtja e këtij ari është haram për meshkujt. Imam Neveviu përcjell se në ndalimin e arit për meshkuj ka ixhma (konsensus) të dijetarëve.
3. Emërtimi i tretë: Ar i bardhë i thuhet arit të verdhë të njohur, por që përzihet me disa lloje metalesh të tjera si argjendi, plumbi, platini e metale të tjera dhe kështu fiton ngjyrën e bardhë. Në përgjithësi arit të rëndomë mund t`ia ndryshojmë ngjyrën në të bardhë, të gjelbër, etj., varësisht se çfarë lloji metali i shtojmë. Edhe ky lloj ari i bardhë në fakt është ari i rëndomtë por i përzier me metale të tjera dhe arsyeja pse i është ndërruar ngjyra është për shkak të përzierjes me ndonjë metal tjetër. Prandaj është i ndaluar ta mbajnë meshkujt edhe këtë lloj ari të përzier me metale të tjera.
Në përfundim të kësaj përgjigjeje, do të përmbledhim dispozitat në lidhje me atë që kemi përmendur më lart.
- Ari i bardhë që nënkupton platinin (metal) nuk është i ndaluar të përdoret për meshkujt, por sot në botë është shumë i rrallë përdorimi i platinit për stoli pasi është shumë i shtrenjtë. Më shumë ai përdoret për ngjyrosjen e metaleve të tjera më të lira nga të cilat bëhen stoli.
- Lloji dytë dhe i tretë i arit të bardhë është në fakt ari i rëndomtë, por që ngjyroset ose përzihet me metale të tjera të cilat e bëjnë që ky ar të ndërrojë ngjyrën nga e verdha në të bardhë. Këto dy lloje ari të bardhë janë ato që shiten nëpër argjendari dhe të dy këto lloje janë të ndaluara për meshkujt. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

A lejohet nukja (shkulja) e vetullave?

Pyetja:
Selam alejkum, a është haram që femna muslimane mi hjek (shkul) vetullat?
Përgjigja:
Faledërimi i takon Allahut të Lartësuar kurse paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të Dërguarin tonë, familjën e tij dhe mbi të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nukja (shkulja) e vetullave është një vepër që e ka ndaluar i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) dhe e ka mallkuar vepruesin ku thotë: “Allahu i ka mallkuar të gjithë ato femra që tushiratin dhe ato që kërkojnë të tushiraten dhe ato që i nukin (shkulin) vetullat dhe ato që kërkojnë me ua hekur vetullat, dhe ato të cilat i rrallojnë dhëmbët e tyre (bëjn shprastësir mes dhëmbëve) për zbukurim dhe ato që e ndryshojnë krijumin e Allahut, ashtu siç i ka krijuar” (Buhariu dhe Muslimi)
Po ashtu Abdullahu (Allahu qoftë i knaqur me te) ka thënë: “Allahu i mallkoft të gjithë ato femra që tushiratin dhe ato që kërkojnë të tushiraten dhe ato që i nukin (shkulin) vetullat dhe ato që kërkojnë me ua hekur vetullat, dhe ato të cilat i rrallojnë dhëmbët e tyre (bëjn shprastësir mes dhëmbëve) për zbukurim dhe ato që e ndryshojnë krijumin e Allahut, ashtu siç i ka krijuar” Kjo fjal i kishtë arritur një femre nga Benu Esed e cila quheshte Umu Jakub, kur e ndëgjoi këtë it ha Abdullahut: Më kan thën mua se ti i ke mallkuar këto dhe këto gra, Ai tha: Dhe pse mos ti mallkoj ato femra të cilat i ka mallkuar pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) dhe që është edhe në kuran. 
Ajo tha: Unë e kam lexuar kuranin dhe nuk kam hasur në këtë mallkim. Ai tha: Sikur ta kishe lexuar do të kishe hasur, a nuk e ke lexuar fjalën e Allahut ku thotë: “Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun” (El Hashr 7). 
Ajo tha: Po e kam lexuar këtë ajet. Ai tha: Dhe pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) i ka ndaluar ato veprime. Ajo tha: Po unë i kam pa familjen tënde (gruan tënde) duke i shkulur vetullat. Abdullahu tha: Shko dhe shiko se a i kan shkulur vetullat. Ajo shkoi dhe nuk pa se i kishin shkulur vetullat. Abdullahu tha: Sikur ti kishte shkulur vetullat nuk kasha për të fjetur me te. (Buhariu 4604 dhe Muslimi 2125)
Po ashtu nukja (shkulja) e vetullave është edhe nga ndryshimi i krijimtarisë së Allahut, e ska dyshim se ndryshimi i krijimtaris së Allahut është nga urdhërat e shejtanit, ashtu siç na ka treguar Allahu i Lartësuar në Kuran ku thotë:
“Atë (shejtanin) e mallkoi Allahu. Ai ka thënë: “Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu”. Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të presin veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijesën e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë për të ikur (nuk kanë shpëtim).” (En-Nisa 118-119).
Hoxha:Eroll Nesimi