Showing posts with label keshilla. Show all posts
Showing posts with label keshilla. Show all posts

Thursday, February 20, 2014

Disa nga shkaqet e rënies së flokëve

Gjene dhe qeliza staminale. Janë këto fjalët magjike për miliona njerëz, që deri më sot shkenca nuk ka arritur t’u japë asnjë lloj shpjegimi për rënien e flokëve. Studimet e nisura vite më parë, më në fund po shkojnë drejt një përfundimi më shumë se thjesht teorik.
Një shembull është testi gjenetik, që tregon për predispozitën ndaj rënies së flokëve të lidhur me testosteronin, ku më e njohura është androgjenetika. Kështu shpjegon Antonella Tosti, docente dermatologjie në Universitetin Shtetëror të Parisit: “Testi është i padëmshëm dhe pa dhimbje, sepse bëhet me një kampion pështyme dhe analizon variantin e një gjeni, varianti G, i cili tregon një rrezik prej 70 për qind për të zhvilluar një alopeci androgjenetike të rëndë para moshës 40-vjeçare dhe varianti A, që lidhet me një mundësi rreth 70 për qind për t’u prekur nga kjo sëmundje”. Testi është rezultati i parë konkret i një kërkimi, që për shumë vjet është përqendruar në gjetjen e gjenit përgjegjës për rënien e flokëve. Sforcimi ka çuar në kuptimin e disa aspekteve thelbësore të fenomenit.
Studimet
Vetëm pak muaj më parë u publikua në numrin e ri të “Nature Genetics” dy studime të konsideruara shumë të rëndësishme. I pari u organizua nga kërkuesit e Universitetit të Bonit në Dyseldorf, duke analizuar ADN-në e 300 qerosëve dhe tregoi se ekzistojnë dy zona specifike të kromozomit 20 të lidhur ngushtë me rënien e flokut. Kërkuesit gjermanë, më 2005-n, kishin shpjeguar një tjetër mister, duke treguar se format e trashëgueshme, përbërësi më i fortë gjenetik, transmetohen vetëm nga nëna. Për këtë arsye, kush preket nga rënia e flokëve duhet të kujtojë atë të gjyshit ose paraardhësve të largët, gjithmonë nga rrënjët e së ëmës. Në studimin e dytë, shkencëtarët e Universitetit “MCGill” të Montrealit kanë analizuar ADN-në e më shumë se 1200 burrave dhe kanë zbuluar se rreziku i rënies së flokëve rritet shumë nëse janë të pranishme disa profile gjenetike në kromozomin 20. Studimi i bërë nga “GlaxoSmithKline” tregoi se industria po përpiqet të zbulojë rëniet e mundshme klinike. “Në të ardhmen, shfrytëzimi i mirë i këtyre njohurive, si edhe ato mbi gjene të tjera të treguara në vitet e fundit, përgjegjëse për rënien e flokëve, do të na çojë në rezultate të kënaqshme”, thotë Tosti. Më e afërt duket mundësia për shfrytëzimin e karakteristikave të qelizave staminale të rrënjës. Sipas specialistëve, stresi është një nga faktorët kryesorë që redukton rezervat staminale të pranishme në rrënjët e flokut.
Në origjinën e rëniesRënia e flokëve mund të jetë e pakthyeshme (si ajo me origjinë gjenetike apo androgjenetike), ose e përkohshme. Mesatarisht, çdonjëri prej nesh ka 100-150 mijë fije floku dhe humb rreth 100 të tilla në ditë. Jeta mesatare e një fije floku është 3-7 vjet dhe rritet çdo ditë me 0.3 milimetër, ndërsa në muaj 1 centimetër.
Gjenetika
Është shkaku kryesor i humbjes përfundimtare të flokëve, e vështirë për t’u parashikuar, sepse predispozita gjenetike për rënien e flokëve kalon në shumë breza. Për momentin mund të bëhet shumë pak.
Androgjenika
Është shumë e përhapur, prek më shumë burrat se gratë. Ajo varet nga sasia e tepërt e testosteronit, që duke reaguar me alfa-5 redukton didrotesteronin substancë, i cili pengon zhvillimin e rrënjës dhe provokon atrofizimin.
Gjaku
Prania jo e mjaftueshme e gjakut në rrënjën e qimes është një nga shkaqet më të shpeshta të rënies. Mund të verifikohet kur enët e gjakut janë sklerotike, duke nisur nga mosha 40 vjeç ose më parë. Shumë prej tyre që vuajnë nga artroza cervikale e që çon në ngushtimin e enëve të gjakut, kanë një humbje flokësh që mund të pengohet me ilaçe.
Mungesat ushqimore
Mungesa e hekurit dhe një rënie e madhe në peshë ndihmon në rënien e flokut. Marrja e hekurit dhe kripërave të nevojshme minerale mund ta kthejnë flokun në gjendjen e mëparshme.
Ndryshimet hormonale
Menopauza, lindja dhe shtatzënia, me ndryshime hormonale, marrja e kontraceptivëve dhe disa patologji të tiroides favorizojnë rënien.
Stresi dhe faktorët psikosomatikë
Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën.
Ilaçet
Ndër shkaqet më të njohura të rënies së flokëve është kimioterapia. Megjithatë, edhe ilaçe të tjera mund ta dobësojnë flokun: efektet zhduken gradualisht me mbarimin e terapisë. Edhe vitamina A dhe beta-karoteni me tepri mund t’i dobësojnë flokët.
Sëmundje të tjera
Shumë patologji mund të çojnë në rënien e flokëve. Kështu, infeksionet, mes të cilave klamidia ose disa forma të tjera tumorale si ai i vezores.

Wednesday, February 19, 2014

Efektet e bananes mbi shëndetin tuaj

Banania eshte nje frut tropikal qe ka veti shume te mira medicinale. Bananet ulin stresin, tensionet premenstruale, presionin e larte arterial etj. Eshte nje frut qe ka permbajtje shume te larte vitaminash dhe eshte shume benefitare nese e perfshini ne dieten tuaj. Ky frut ju jep edhe nje sasi te mire te sheqerit nese niveli juaj eshte i ulet per momentin.
Indeksi glicemik
1. Indeksi glicemik GI, mat ate se cfare i ndodhe sheqerit pasi hani dicka. Eshte krijuar qe te ndihmoje njerezit te mbajne nivelin e sheqerit te tyre ne gjak nen kontroll, sidomos per njerezit me diabet. Nje sasi e ulet e GI eshte nen 55, je norme mesatare eshte 56 dhe 69 dhe nje norme e larte eshte mbi 70. Bananet kane nje GI te ulet prej 51,keshtu ngrenia e bananeve jep energji te shpejte dhe mire.
Bananet dhe niveli i sheqerit
2. Bananet ne menyre te natyreshme e ngrene nivelin e sheqerit ne gjak dhe jane edhe shume te mira per te ulur nauzene e mengjesit. Ato jane shume te mira per tu perdorur pas nje nate qe keni pire shume, te perzjera me pak mjalte dhe me qumesht. Nese hani dy banane perpara se te sterviteni ne palester do tu jape aq energji sa per ta perballuar ate me shume sukses. Bananet permbajne tre lloje te sheqerit natyral: sakaroze, fruktoze dhe glukoze.
Vitaminat qe permbajne bananet
3. Bananet kane vecanerisht sasi te larte te vitaminave B dhe keshtu kane shume shume benefite. Vitamina B6 do te ndihmoje ata qe vuajne nga diabeti, dhe do te rrelgulloje humorin. Nese jeni duke u perpjekur te lini duhanin, bananet mund tu ndihmojne pasi permbajne nivele te larta te Vitamines C, A1, B6, B12 si dhe kalium dhe magnez, keto minerale dhe vitamina do te ndihmojne trupin te kaloje me me lehtesi largimin e nikotines nga trupi. Nese jeni nervoz, vitaminat B ne kete frut do tu ndihmojne te qetesoheni.
Bananet dhe humori
4. Bananet permbajne triptofan, nje lloj aminoacidi qe konvertohet ne serotonine, duke dhene nje efekt qetesues. Perdorimi i bananeve ne menyre te rregullt do te ndihmoje ata persona qe vuajne nga depresioni.

5 metodat që të shëroheni shpejt dhe në mënyrë të efektshme nga hunda e bllokuar?


1. Perdorni nje lageshtues per ajrin nderkohe qe jeni duke fjetur. Sistemet e ngrohjes ose te ftohjes, mund te thajne ajrin duke perkeqesuar simptomat e bllokimit.
2. Pini te pakten 8 gota uji cdo dite. Uji do te mbaje indet e hundes tuaj te lageshta, gje e cila do te pershpejtoje sherimin.
3. Qendroni dy deri ne tre here mbi avull. Hapni dushin dhe rrini aty, duke marre fryme ne avull, deri ne 15 minuta cdo here.
4. Hidhni solucion fiziologjik ne hunden tuaj. Kete solucion mund ta blini ne farmaci ose mund ta beni vete ne shtepi. Vendoseni koken mbi lavaman dhe hidhni kete solucion ne kanalin e hundes duke perdorur nje shiringe. Solucioni do te ndihmoje ne zbutjen e mukusit.
5. Me pas shfryni hundet tuaja ne nje facolete duke pasur kujdes qe ky veprim mos te ndikoje ne veshet tuaj.

Tuesday, February 18, 2014

Luleshtrydhe dhe kastravecë për të parandaluar sëmundjen e Alzheimer

Ashtu siç është këshilluar nga një studim i fundit, disa substanca te frutat dhe perimet dhe më konkretisht te luleshtrydhet dhe kastravecët mund të reagojnë kundër humbjes së kujtesës dhe të sëmundjes Alzheimer.
Në studimin e ri të publikuar në revistën shkencore Aging Cell thuhet se frutat dhe perimet dhe veçanërisht luleshtrydhet, boronica dhe kastravecët, ndihmojnë kundër humbjes së kujtesës që manifestohet te pacientët e prekur nga dementia dhe sëmundja e Alzheimer. Shkak për këtë studim u bë një substancë e gjetur te bimët, që vepron kundër humbjes së kujtesës dhe dëmtimeve konjiktive në kafshët e përdorura për këtë studim, i kryer nga hulumtuesit e Institutit Salk për Studimet Biologjike në Kaliforni.

Kërkuesit, duke i injektuar një grupi minjsh me simptomat e Alzheimer një dozë ditore prej Fisetine, një flavanol natyral e familjes flavonoide, kanë zbuluar se kjo substancë ka penguar përkeqësimin e kujtesës dhe të të mësuarit.

Megjithatë substanca e injektuar nuk ka ndryshuar formimin e pllakave amiloide në tru, d.m.th ato substanca që “akuzohen” si një rrënja biologjike e sëmundjes Alzheimer. Pavarësisht kësaj, rezultatet e studimit sugjerojnë që për trajtimin e sëmundjes Alzheimer mund të ndërhyhet pa marrë parasysh praninë e pllakave amiloide.

“Ne e kishim treguar edhe më parë që te kafshët normale, fiestina mund të përmirësojë kujtesën. Por në këtë studim, ne kemi demonstruar gjithashtu se ajo mund të ketë një efekt edhe te kafshët që janë të rrezikuara nga sëmundja Alzheimer”, shpjegon doktoresha Pamela Maher, autorja kryesore e studimit. Studiuesja i referohet një studimi të kryer më shumë se dhjetë vjet më parë, nëpërmjet të cilit kishte zbuluar se fisetina ndihmon në mbrojtjen e neuroneve të trurit nga efektet e plakjes. Maher dhe kolegët e saj nëpërmjet metodës laboratorike edhe asaj eksperimentale te kafshët kanë gjetur se, përbërësi ka efekte jo vetëm antioksidante por edhe antiinflamatore te qelizat e trurit.

“Ajo që ne kuptuam është që fisetina ka një lloj të madh proteinash, të cilat nëse i marrin, mund të jenë të dobishme edhe në rastin e sëmundjes Alzheimer. Ndërkohë, në momentin e eksperimentimit te kafshët, edhe pse sëmundja përkeqësohej, fisetina ishte në gjendje që të vijonte të parandalonte sëmundjen”, përfundon Maher.

Sëmundja e Alzheimerit

Alzheimer është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë parë. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në të gjithë botën. Parashikohet që në 2050-n, 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje. Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për çdo individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.

Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Më pak se 3 për qind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.

Monday, February 17, 2014

Disa këshilla për dobësim

1-Beni vrap,hedhje ne litar ose ushtrime gjimnastikore cdo dite (15 deri ne 30 minuta)
2-Konsumoni me pak ushqime se zakonisht,evitoni fast food-et dhe perdorni ushqimet qe mund ti beni ne shtepi(gjellrat e ndryshme)
3-Evitoni te skuqurat si vezet,patatet mund ti konsumoni nje here ne jave ose ne dy jave
4-Konsumoni shume patatet te ziera,brokoli,laker etj!Pra mos iu ndani perimeve te ziera!
5-Sa me shume fruta dhe lengje frutash
6-Mos hani shume embelsira ,
7-Cajin apo kafen pijeni pa shume sheqer
8-Mos konsumoni shume buke gjate vakteve
9-Pini uje me limon ne mengjes ose vetem uje!Te pakten 8 gota ne dite
10-Mbani nen kontroll stresin dhe qeshni sa me shume (e qeshura harxhon shume kalori).

Saturday, February 15, 2014

Lemza te bebet, si ta eliminoni?

Lemza te të porsalindurit mund të shfaqet në çdo moment, në qoftë se bebja thith ajër apo nëse ndodh të kthejë ushqimin nga kapërcelli (ezofagu) dhe goja.
Megjithatë nëse shikoni që fëmija juaj ngacmohet shpesh nga lemza, atëherë mund të ndiqni këto këshilla të thjeshta për të larguar këtë problem:

Gjatë ngrënies mbajeni fëmijën ulur drejt. Kjo parandalon lemzën pas ngrënies, pasi lëshon ajrin që bebja mund të ketë gëlltitur gjatë ngrënies.
Mbajeni fëmijën tuaj mbi shpatullën tuaj dhe goditeni lehtë në kurriz derisa të gromësijë.
Kontrolloni biberonin. Kur e mbani atë kokëposhtë, qumështi duhet të dalë i pandërprerë dhe jo me pika. Zgjidhni një shishe që të nxjerrë sa më pak ajër.

Ushqejeni me kafshata te vogla. Të dyja rastet, qoftë shumë ushqim, qoftë pak, shkakton lemzën. Lëreni fëmijën të ndalojë së ngrëni kur të ndihet i ngopur; asnjëherë mos sforconi ngrënien.
Çojeni fëmijën tuaj tek pediatri nëse ka lemzë të vazhdueshme të shoqëruar me kollë dhe të vjella.

Vaji i bajames mbron lëkurën e fëmijëve

Vaji i pastër i bajameve është një mbrojtës ideal për lëkurën fëmijëve, pasi përveç që ul pezmatimin, ai e ushqen dhe zbutë lëkurën.
Duke marrë parasysh faktin se deri në 60 për qind e gjithë asaj të cilën e vendosim në lëkurë arrin të depërtojë në organizëm, është e kuptueshme se duhet të kujdesemi më tepër për veten dhe për më të dashurit tonë edhe sa i takon lëkurës.
Kur është fjala për preparatet natyrore për foshnja, është me rëndësi të thuhet se një shishe me vaj bajameje të pastër, të ftohtë, të pa rafinuar, nganjëherë është shumë më e dobishme se losionet më të shtrenjta.
Bajamja e ëmbël (Prunus amygdalus) është bimë mesdhetare nga frutat e të cilës prodhohet vaji me ngjyrë të verdhë dhe me aromë të këndshme, i cili shfrytëzohet në kozmetikë, për të rritur dhe për fëmijë.
Përdorimi i vajit të bajames ka disa efekte të dobishme për lëkurën:
  • Qetëson inflamacionin, mjekon lëkurën e ngacmuar, skuqjen nga pelenat etj.
  • Është e pasur me vitamina të cilat e ruajnë shëndetin e lëkurës
  • Si edhe vajrat tjerë natyror, vaji i bajames thithet mirë nga lëkura dhe merr pjesë në ndërtimin e strukturës së saj
  • Ushqen lëkurën
  • Është i ngjashëm me sebumin (yndyrën) e lëkurës
  • Është e pasur me acide esenciale yndyrore të cilat kanë efekt kundër ndezjes dhe ruajnë strukturën e membranave qelizore
  • E bën lëkurën të lëmuar
  • Nuk përmban përbërës shtesë të dëmshëm (të cilët zakonisht shkaktojnë alergji)
  • Nuk është toksike as për trupin e as për rrethin.

Shenjat e helmimit të fëmijëve me ushqim

Nëse keni imunitet të dobët, helmimi nga ushqimi mund t’ua rrezikojë jetën. Asnjë lloj ushqimi nuk është i sigurt, madje edhe sallata e gjelbër më e thjeshtë.
Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.
Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët, tek të cilët madje edhe helmimi i parrezikshëm në pamje të parë, mund të jetë fatal.
Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.
Thirreni ndihmën e shpejtë nëse:
  • keni simptoma të dehidrimit më serioz – urinim i dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.
  • vështirë përtypni, flisni dhe merrni frymë, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.
Drejtohuni tek mjeku nëse dalloni këto shenja:
  • temperaturë më të lartë se 37.7 gradë Celsius;
  • vjellje në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng më të vogël, ose nëse kjo edhe pse është e paktë, por zgjat më shumë se një ditë;
  • dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të lukthit;
  • diarre të fuqishme e cila zgjat 2-3 ditë ose diarre me gjakderdhje.

Masazhoni fëmijët tuaj, është shumë e shëndetshme për ta!

Masazhimi i të sapolindurve është një praktikë mjaft e mirë shëndetësore jo vetëm për ta, por edhe për prindërit e tyre. Masazhi u fal të dyja palëve një eksperiencë emocionale shumë të mirë dhe jo vetëm…

Masazhimi i të sapolindurve dhe i fëmijëve është një praktikë që po përhapet gjithnjë e më shumë, sepse ajo përfaqëson një mënyrë riforcimi të ndjenjave emocionale dhe fizike, shumë të rëndësishme për ta. Masazhet nuk shërbejnë më shumë për lehtësimin e tensioneve sesa shërbejnë për krijimin e emocioneve, për një mbështetje dhe një kontakt lëkurë-lëkurë. Gjithashtu, masazhet e ndihmojnë fëmijën të ketë një perceptim të caktuar për trupin e tij dhe padyshim ato i sjellin çlodhje atij. Fëmijën tuaj mund të filloni ta masazhoni 3-4 javë pas lindjes. Zbuloni me ne masazhet për të sapolindurit, të lehta për t’u bërë në shtëpi.
Momenti i masazhit për beben tuaj
Masazhimi i një fëmije është një moment qetësues si për fëmijën ashtu edhe për prindërit: bëhet fjalë për një “kontakt”, i cili forcon lidhjet emocionale dhe jo vetëm. Masazhi “rizgjon” ndjesi të tjera, si dëgjimin, nuhatjen, shikimin. Fëmijët e vegjël i duan ritualet, ndaj këshillohet që atyre t’u bëhet masazh pas banjës, edhe pse në fakt çdo rast është i mirë për ta bërë këtë gjë, për shembull kur i ndërron pelenën apo kur e vesh.
Çfarë kremi dhe çfarë vaji duhet të përdorni?
Në ditët e sotme është e vështirë të zgjedhësh një krem të duhur për kujdesin e lëkurës së të sapolindurit, pasi ajo ka tendencë të thahet duke qenë se është në kontakt të vazhdueshëm me ujin. Këshillohet që për masazhet të përdorni një vaj vegjetal natyral si ai i bajameve të ëmbla ose të susamit, të cilët janë shumë ushqyes. Mos aplikoni vajra esencialë, qoftë edhe në sasi të vogla, pasi ato janë toksike kur absorbohen nga lëkura delikate dhe të ndjeshme si ajo e fëmijës.
Përgatitja për masazh
Masazhin fillojeni nga fytyra, sepse fëmija ju sheh dhe ju dëgjon. Shtrijeni fëmijën, të zhveshur, në shpinë mbi krevat, tryezë ose përtokë dhe poshtë kurrizit vendosi një peshqir të pastër. Bëni kujdes me temperaturën e dhomës: ideale do të ishte 24 gradë Celsius. Gjithashtu duhet të keni parasysh të kuptoni se në cilën pjesë të trupit fëmija preferon të masazhohet në fillim. Mos harroni se masazhet duhet ta ndihmojnë atë të qetësohet, ndaj është e dobishme të mos insistoni nëse nuk është i gatshëm.
Fytyra dhe koka
Nëse vendosni që masazhin ta filloni nga koka atëherë filloni me përkëdheljet mbi faqe dhe më pas gradualisht drejt veshëve, duke ndjekur kockat e faqes. Më pas shkoni poshtë drejt nofullës deri në mjekër me lëvizje të vogla rrethore. Ringjitu drejt hundës dhe ballit. Këtë të fundit masazhoje ëmbëlsisht, nga qendra drejt tëmthave ose e kundërta. Është shumë e rëndësishme që mos të harroni ta shihni fëmijën në sy dhe të buzëqeshni gjatë masazhit. Ky është një moment komunikimi shumë i veçantë.
Masazhi i skajeve
Mund të filloni si nga duart ashtu edhe nga krahët, po ashtu nga këmbët dhe kofshët. Përkëdhelini shpatullat dhe krahët për të zbritur më pas deri te duart. Bëni të njëjtën gjë edhe me këmbët. Sa herë që i masazhoni shpatullat fëmijës lëvizi atij edhe krahët, duke i kryqëzuar një herë nga një anë dhe një herë nga ana tjetër. Ndaloni për një kohë të gjatë te duart dhe te këmbët për t’i tërhequr një e nga një gishtat e tij, pasi ato konsiderohen si zona trupore të pasura me “fije” nervore.
Masazhi në bark
Barku është një nga pikat të cilën e masazhojmë më shpesh, sepse të sapolindurit vuajnë nga dhimbjet e barkut dhe nga mostretja. Këshillohet që barkun e fëmijës duhet ta fërkoni lehtësisht, po ashtu edhe brinjët.
Masazhi në shpinë
Për ta praktikuar sa më mirë masazhin shtrijeni fëmijën me bark para jush apo mbi barkun tuaj; filloni me përkëdhelje nga lart-poshtë, duke përfunduar te këmbët. Vazhdoni të bëni lëvizje rrethore në shtyllën kurrizore, mbi të cilën nuk duhet të ushtroni kurrë presion.
Tendosjet
Tendosjet janë një plotësues i shkëlqyer për masazhet e të sapolindurve, sepse stimulojnë fleksibilitetin dhe hapjen e kyçeve. Mund t’i bëni në çdo moment të ditës, kur fëmija është i qetë dhe i mirëpërgatitur. Tendosjet duhet të kryhen me kujdes maksimal për të ruajtur kufijtë e elasticitetit të fëmijës.
Filloni të masazhoni beben në një kohë kur është i qetë, por jo shumë përgjumësh. Sigurohuni që dhoma të ketë një temperaturë të mirë. Përdorni një vaj masazhi delikat, fërkojeni stomakun e fëmijës suaj, kraharorin, kokën, krahët dhe këmbët. Përdorni lëvizje delikate, por të sakta. Nëse fëmija shqetësohet, me siguri do të thotë që kaq masazhim është i mjaftueshëm.

Kujdes me qumështin e fëmijëve, ja se cfarë qumështi duhët t'i jepni!

Qumështi i pazier dhe i cili nuk ka qenë i pasterizuar ose homogjenizuar, mund të përmbajë mikrobe të rrezikshme.
Akademia Amerikane e Pediatërve ofron këto rekomandime për prindërit:
  • Kurrë mos i jepni fëmijëve qumësht të pazier ose produkte qumështi të cilat janë të përbëra nga qumështi i pazier.
  • Kontrolloni etiketat e produkteve, për t’u siguruar se qumështi që blini ju është i pasterizuar.
  • Mbani produktet e pasterizuara të qumështit në frigorifer në një temperaturë prej 4 gradë Celsius ose më poshtë.
  • Hidhni çdo produkt të qumështit, me datë të skaduar.

Friday, February 14, 2014

Ja se cilat janë Çajrat dobësues, një ndihmë natyrale për të humbur peshë

Shpesh natyra vjen ne ndihme për kujdesin e trupit tone, edhe për problemet e linjës. Përdorimi i cajrave dobësues mund te jete një ndihme shume e mire për tja bashkangjitur një programi me komplet për humbjen e peshës ku sigurisht nuk mund te mungoje dhe aktiviteti fizik, gjë qe rrit metabolizmin. Nëse problemi kryesor nuk është përmbajtja hidrike, me mire nëse zgjidhni produkte qe reagojnë ne drejtime për te reduktuar thithjen e yndyrave apo shkrirjen korrekte te sheqernave, te cilat kontribuojnë ne akumulimin e shtimit te peshës. Për te përgatitur cajrat dobesues ne shtëpi është shume e thjeshte, nuk shërbejnë istrumenta te veçanta.
Çaj me fucus (lloj alge) dhe qershi
Për te djegur yndyrat, ky çaj është një aleat shume i vlefshëm. Fucus, një alge shume e fuqishme, djeg yndyrat dhe i bashkuar me qershinë bën një miks te këndshëm për një pije gjate ditës
- 50 gr fucus
- 20 gr gjethe qershie
- 20 gr betulla (lloj bime e familjes Betulacee, Betula, Linnaeus)
Përziejini te gjitha, ngrohni ujin me përbërësit, pasi te kenë zier lëreni për 5 minuta, kullojeni dhe piheni. Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse keni dëshirë.
Çaji jeshil dhe qitro i kuq
Mes vlerave te çajit jeshil, është dhe reduktimi i thithjes se yndyrave, nëse e bashkojmë me xenxifillin dhe qitron, stimuloni me shume efektin dhe përfitoni një çaj perfekt si te ngrohte ashtu dhe te ftohte.
- 60 gr gjethe çaj jeshil
- 20 gr xenxifill pluhur
- 20 gr lëkure qitro te kuq
Përziejini se bashku dhe ziejini duke miksuar përbërësit, lëreni përbërjen për 10 minuta, kullojini dhe piheni. Ky çaj mund te pihet i ngrohte për ne dimër dhe i ftohte për ne vere.
Çaj me xenxifill dhe limon (pikant)
Një çaj tjetër qe djeg yndyrat dhe stimulon metabolizmin, i shkëlqyer mes çajrave dobësues është dhe një antibakterial i fuqishëm, bashkimi i xenxifillit me limonin. Ka një shije qe nuk i pëlqen te gjithëve
- 3 feta xenxifill te freskët
- 1 limon
Pasi keni zier ujin shtoni xenxifillin, lëngun e limonit dhe gjysmën e lëkurës se tij, lëreni për 10 minuta, kullojeni dhe piheni.
Çaj me Sambucus (lloj bime) dhe portokall
Nëse keni probleme me urinë nervore, me mire mendoni për një çaj kundër urisë. Shume e aromatizuar sepse përfshinë lulet e Sambucus dhe ato te portokallit.
- 50 gr lule Sambucus
- 30 gr lule portokalli
- 20 gr gjethe bliri
Përziejini përbërësit dhe ziejini, sapo te marrin valë, fikni zjarrin dhe lëreni ne qetësi për 5 minuta, kullojeni dhe piheni. Është me mire nëse nuk e sheqerosni. Mund ta përdorni kur keni uri ose si “parandalues” gjate ditës

Rrahja e shpejtë e zemrës, ja se si ta parandaloni!

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë.
Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës.
Si ndodh takikardia?
Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh:
Gjatë ushtrimeve fizike.
Gjatë temperaturës
Gjatë emocioneve apo merakut
Por mund të ndodh që edhe një problem me gjëndrat e tiroideve p.sh hipertiroidia (punimi më shumë se sa duhet i kësaj gjëndre ) mund të shkaktoj takikardi.
Gjithashtu edhe përdorimi i disa ilaçeve (disa ilaçe kundër kollës, gripit apo për rënien në peshë etj.) apo kokaina dhe pijet me kafeinë mund të shkaktojnë takikardi.
Këto që thamë më lart nuk janë shkaqe që kanë lidhje drejtpërdrejt me zemrën.

Ç’duhet bërë për ta parandaluar?
Më e rëndësishmja është të bëni një jetë të shëndetshme për zemrën tuaj.
Kujdesni peshën
Kujdesni ushqimin
Mos pini cigare
Mundohuni të ecni apo bëni ushtrimet që mjeku ua ka këshilluar.
Largojuni pijeve me kafein.
Rregulloni diabetin (nëse keni), tensionin e lartë dhe kujdes me kolesterolin.
Pas moshës 40 vjeçare shkoni rregullisht për kontroll tek kardiologu. Kjo për arsye se aritmitë mund të përsëriten.

Si të njihni ushqimet më të mira për qarkullimin e gjakut?

Nje sistem i shendetshem i qarkullimit te gjakut eshte nje nder themelet e nje jete te gjate e te shendeteshme. Qarkullimi i mire i gjakut ul rrezikun e semundjeve te rrezikshme, ku perfshihen presioni i larte arterial, venat varikoze dhe semundjet kardiovaskulare. Ka disa lloje ushqimesh qe mund te konsumoni per te permiresuar qarkullimin e gjakut tuaj.
Portokallet
1. Shume fruta jane te shendeteshme per te permiresuar qarkullimin e gjakut. Portokallet dhe lengu natyral i portokalleve ka nje benefit shume te madh per qarkullimin tuaj te gjakut. Vitamina C funksionon si nje antioksidant i fuqishem. Antioksidantet e mbrojne trupin nga molekula negative, te njohura si molekula qe reagojne ndaj oksigjenit, qe mund te demtojne enet e gjakut dhe veshtiresojne qarkullimin. Bioflavonoidet rrisin fortesine dhe fleksibilitetin e eneve tuaja te gjakut.
Shalqiri
2. Nje tjeter ushqim qe ndihmon ne qarkullim eshte shalqiri. Shalqiu ka permbajtje te larte te likopenit, substance e cila eshte lidhur me uljen e prezences se pllakave arteriosklerotike ne enet e gjakut. Pllaka arterisklerotike krijohet si pasoje e arteriosklerozes, semundje ne te cilen kolesteroli i keq (LDL) grumbullohet ne muret e eneve te gjakut duke i ngushtuar ato dhe duke i bere me rigide, per pasoje duke shkaktuar presion te larte arterial. Sa me pake pllake ne arteriet tuaja, aq me i mire do te jete qarkullimi.
Arrat
3. Arrat jane nje burim shume i mire i niakines, e njohur gjithashtu si vitamina B3. Niakina e ndihmon qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enet. Niakina mund te ndihmoje edhe ne rritjen e niveleve te kolesterolit HDL, i cili quhet ndryshe edhe kolesteroli i mire dhe parandalon formimin e pllakes arteriosklerotike.
Erzat
4. Perdorimi i erzave ne ushqimet tuaja do permiresoje qarkullimin e gjakut. Nje nder erzat me te mira per qarkullimin e gjakut eshte hudhra, nje perime e lidhur ngushte me qepen, e cila ka shume benefite lidhur me shendetin. Hudhra vepron si nje hollues natyral i gjakut. Pervec kesaj, hudhra mund te ndihmoje ne eleminimin e pllakave arteriosklerotike te formuara ne ene te ndryshme gjaku. Erza te tjera qe ndihmojne qarkullimin jane piperi i kuq, piperi i zi, rigoni, kanella dhe vanilja.

Ja si mund ta ndalosh lemzën?

Lemza mund të paraqitet si reaksion në ngrënie të shpejtë, konsumim të lëngjeve të ftohta dhe ushqimeve djegëse, mirëpo mund të paraqitet edhe si pasojë e shqetësimit apo stresit. Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer.
Lemza shpesh di të jetë diçka e bezdisshme, sidomos kur shfaqet në situata të palakueshme. Për ta evituar atë, ekspertët sugjerojnë që të pimë një gotë ujë ose të hamë një lugë sheqer. Njëkohësisht edhe faktori psikologjik luan rol të rëndësishëm.
Nëse hiqet mendja dhe mendohet në diçka tjetër, lemza do të jetë diçka e harruar. Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një
teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt, janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në
krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm. Por, mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

Dredhëzat dhe boronicat për tru të shëndoshë dhe mbamendje të gjatë

Manaferrat mbrojnë trurin nga plakja dhe zvogëlojnë rrezikun për të humbur kujtesën, kanë zbuluar ekspertët nga shtetet e bashkuara të Amerikës.
Dredhëzat dhe boronicat përbëjnë një sasi të madhe të komponimeve bimore të polifenolit, që mbrojnë trurin. Në të vërtetë, frutat me ngjyrë portokalli, të kuqe apo të kaltër, zvogëlojnë rrezikun nga humbja e kujtesës, si dhe në të njëjtën kohë përmirëson funksionimin kognitiv të trurit, theksojnë ekspertë që ishin bazuar në studimet laboratorike që kishin zgjatur dy muaj.
“Lajmi i mirë është se komponimet natyrore që gjenden në këto fruta, perime si dhe në frutat me lëvozhgë të fortë posedojnë ndikim antioksidues, prandaj edhe mbrojnë trurin nga plakja”, thekson eksperti Shibu Pulose, i cili kishte paraqitur studimin, që e kishte botuar “Daily Telegraph”.
Ky ekspert thekson se polifenoli që gjendet në manaferra ndihmojnë qeliza të caktuara, që marrin pjesë në mbrojtjen e organizmit nga cistet helmuese, që janë përgjegjëse për plakje, humbjen e kujtesës, si dhe mbrojtjen e shëndetit mendor.
“Hulumtimi ynë tregon se polifemolet që gjenden në manaferra me të vërtetë ndihmojnë dhe mbrojnë funksionimin aktiv t trurit. Hulumtimi ynë është i pari që tregon efektin pozitiv të konsumimit të manaferrave”, thotë eksperti Pulose.

Ja pse duart dhe këmbët na rrinë të ftohta

Këmbët ose gishtat e ftohtë të duarve mund të jenë shenja për probleme serioze ose stres, sikurse edhe për mungesë të hekurit në gjak. Lexoni disa nga simptomat të cilat nuk do të duhej t’i injoroni.
Që trupi përherë të ruajë temperaturën e brendshme, përdoret termogjeneza e cila funksionon kështu: Truri urdhëron kapilarët që të zgjerohen për të lëshuar gjakun dhe me këtë të mundësohet ngrohja ose që të ngushtohen për të ngadalësuar rrjedhën e gjakut dhe për të mundësuar ftohjen. Nëse ky mekanizëm nuk është i përkryer, këtë së pari do ta ndjejnë ekstremitetet të cilat gjenden në largësi më të madhe nga zemra. Në disa raste duart ose këmbët e ftohta mund të jenë shenjë e problemeve serioze shëndetësore të cilat duhet ekzaminuar dhe shëruar.
Nëse përveç duarve të ftohta pandërprerë ndieni lodhje, zemra ju rrah më shpejt dhe shpesh ndjeni marramendje, kontrollojeni nivelin e hekurit në gjak, sepse ndoshta vuani nga anemia. Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, molekulës e cila çon oksigjenin në gjak dhe i jep atij ngjyrën e kuqe. Nëse niveli i hekurit është nën normale, edhe hemoglobina është e ulët, ndërsa indet kanë më pak oksigjen për të prodhuar nxehtësi.
Therjet në duar të përcjella me dhimbje në supe, shpinë, qafë mund të jenë të lidhura me artrozën – harxhimi i kërceve të nyejve. Artroza mund të paraqitet rreth të tridhjetave. Nëse krahët tuaj janë shpesh në pozitë të mbledhur është i vështirë qarkullimi i gjakut në duar dhe gishta.
Stresi mund të jetë shkaktar i ndjenjës së ftohjes së duarve dhe këmbëve. Ai rrit prodhimin e adrenalinës, hormonit i cili prodhohet në gjëndrat mbiveshkore, të cilat i ngushtojnë enët e gjakut.
Këshilla si t’i ndihmoni vetvetes
- Shmangni “kënaqësitë” si nikotinën dhe alkoolin. Nikotina ngushton enët e jashtme të gjakut, këmbët ftohen shpejt. Alkooli zgjeron enët e gjakut, kështu që trupi humb nxehtësinë;
- Qëndroni në ambiente të ngrohta;
- Mos mbathni këpucë të ngushta, nganjëherë lëvizni gishtat sepse me këtë përshpejtoni qarkullimin;
- Rregullisht bëni dush duke ndryshuar ujin nga të ngrohtë në të ftohtë (në mëngjes dhe mbrëmje), kjo forcon qarkullimin;
- Mbathni çorape të nxehta nga pambuku, nuk është e domosdoshme të jenë të trasha;
- Kurrë mos rrini me këpucë ose çorape të lagura, ndërroni ato rregullisht;
- Lëvizjet të cilat i bëjmë derisa jemi ulur bëjnë mrekulli, do të stimulojnë forcimin e qarkullimit. Është shumë e dobishme edhe gjimnastika me topin me “gjemba”.

Thursday, February 13, 2014

JA SE CILËT ÇAJRA PREFEROHEN PËR SHTATZËNA?

A guxoj të pi çaj gjatë shtatzanisë?

Gjatë shtatzanisë nuk duhet konsumuar çajrat të cilat paraqesin rrezik potencial për nënën e ardhshme.

Po, por në masë të caktuar, sepse ndikimi i tyre në shtatzëna është studiuar tek një numër i vogël i bimëve.
Keni kujdes me konsumim të çajrave gjatë periudhës së shtatzanisë, sepse egziston mundësia që ndonjë përbërës i ndonjë bime mund të lëndojë frytin, disa mund të shkaktojnë diarrenë apo rrahjen e shpeshtuar të zemrës tek shtatzënat, nëse konsumohet në sasi të mëdha.

A është më mirë të pi çaj me qese (filter) apo ti pregatis vet nga bimët e thata?

Gjatë blerjes së çajrave, gjithsesi kontrolloni paketimin nëse janë të listuar përbërësit. Që të dy mënyrat e pregatitjes së çajrave kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre.
Çajrat në qese të filterit pregatiten shumë lehtë, megjithëse në shumë raste krahas bimës dominante përdoren edhe disa bimë të tjera për ti përmirësuar shijen. Për këtë, gjatë blerjes, është e rëndësishme ti kontrolloni paketimet nëse i kanë të listuara këto bimë. Kjo vlen edhe tek çajrat instant.
Pregatitja e cajrave nga barishtet e freskëta apo të thata kërkon më shumë kohë, por kjo është një mënyrë e sigurtë të dini se prej çfarë bime e keni pregatitur çajin. Është shumë e rëndësishme që gjatë pregatitjes të keni kujdes me sasinë e bimës që pregatitni por edhe me mënyrën e pregatitjes.
Me së miri është që bimës ti hedhni ujë të vluar dhe ta leni ashtu për ca minuta të mbuluar, kurse në asnjë mënyrë të mos e vendosni për të vluar përsëri në zjarr.

Kur iu preferohen çajrat shtatzënave?

Shtatzënave iu preferohen çajrat për të zëvendësuar kafenë (një filxhanë kafeje përmban kafeinë sa katër filxhanë çajrash), si një mënyrë hidratimi, por edhe në rastet e gripit, ftohjes, neverisë, vuajtjesh…
Çaj nanesh apo xhenxhefilli ndihmon neverinë e mëngjesit, aroma e limonit ka ndikim qetësues, si dhe kamomili, përderisa çaji i shegës shkaku i vitaminës C forcon imunitetin. Për të përmirësuar shijen në çajin e ftohur mund ti shtoni limon, portokall apo ananas.
Pa marrë parasysh se a e pini çajin sepse ju pëlqen apo sepse jeni të “detyruar” ta pini shkaku i neverisë, më së pari konsultohuni me mjekun tuaj për t`ju udhëzuar se cilën bimë ta përdorni.

Cilët çaja preferohen për shtatzëna?

Nane / Mente preferohet në rastet e neverisë së mëngjesit por edhe përqetësim para gjumit.
Xhenxhefilli preferohet në rastet e të vjellave dhe neverisë, por nuk duhet konsumuar në sasi të mëdha.
Aromat e limonit ndihmojnë shqetësimet dhe pagjumësitë, sepse kanë ndikim qetësues.
Çaji i hithërave është i pasur me vitaminën A, C, K, kalcium, kalium, sidomos me hekur, prandaj preferohet në rastet me anemi. Megjithatë, para përdorimit konsultohuni me mjekun tuaj.
Çaji i shegës, për shkak se përmban sasi të madhe të vitaminës C, preferohet në rastet e ftohjeve por edhe për forcim të imunitetit.

Cilat lloje të çajrave duhet shmangur?

Gjatë shtatzanisë nuk duhet konsumuar çajrat të cilat paraqesin rrezik potencial për nënën e ardhshme. Këtu bëjnë pjesë: luleradhiqet, veshtulla, kantarioni (St. John Wort), hibiskusi, gjeth mili…Megjithatë, këto bimë nuk janë të dëmshme nëse përdoren si mëlmesa në ushqim, sepse në atë mënyrë përdoren në sasi të vogla.

A është e dëmshme që ta pini kafën tuaj të mëngjesit gjatë shtatëzanisë?

Jo. Një gotë kafe e mëngjesit është në rregull, por do të ju këshilloja që ta limitoni sasinë ditore të konsumimit në dy gota (pasi që ca kafe mund të përmbajnë deri në 100 mg. kofein secila).
Një studim shumë i hollësishëm para ca vitesh i studijoi gratë në shtatëzaninë e hershme. Studimi nuk gjeti ndonjë ndikim në fetus kur nënat pinin deri 3 gota kafe në ditë, vetëm pak gra pinin më shumë se aq. Një studim i kohëve më të fundit tregoi se ka rrezik të shtuar nga aborti kur gratë shtatëzana pinin më shumë se 200 mg kofein në ditë.

Çrregullimet e gjumit tek fëmijët, ja se nga vjen ky crregullim?

Gjumi është mëshirë nga Zoti i botrave. Allahu thotë: ‘Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet). [78:10]. 
Prandaj, dijetarët janë pajtuar që gjumi natën është shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik.
Gjatë viteve të para të jetës, fëmija fle përafërsisht 22 orë në ditë, por ai zgjohet shpesh për shkak se është i uritur, i etur, i sëmurë apo për ndonjë arsye tjetër.
Orët e gjumit reduktohen derisa fëmija fle 10 orë kur t’i mbushë gjashtë vjet, kurse 8 orë kur të bëhet dhjetë vjeçar.
Fëmija duhet të fle për këtë numër të orëve në mënyrë që të rritet shëndetshëm pa presion nervor.
Gabimet që i bëjmë: 
Vonimi i gjumit te fëmija shkakton presion nervor, veçanërisht kur i duhet të zgjohet herët për të shkuar në shkollë. Kjo do ta shpie atë në një zhvendosje të përqendrimit apo mbase do ta marrë edhe gjumi në klasë!
Disa familje kanë një orar strikt të gjumit që nuk e ndryshojnë për asnjë arsye; pavarësisht rrethanave që janë, fëmija duhet të flejë në ora 20.00. Ky është një gabim sepse nëse fëmija kënaqet duke luajtur, atëherë ai detyrohet të shkojë të flejë. Në njëfarë mënyre është një lloj keqtrajtimi dhe mungesë respketi për personalitetin e tij. Nëse fëmija shkon në gjumë i presionuar kjo do të reflektohet në gjumin e tij me ndonjë ankth që ia pamundëson një gjumë të rehatshëm.
Disa prindër e zgjojnë fëmijën e tyre të luajë me të ose kanë blerë ndonjë lodër të re për të, veçanërisht kur babai ka qenë në punë gjithë ditën dhe kjo është e vetmja mundësi që ka. Ky është një gabim, sepse prishja e gjumit të fëmijës do të jetë e vështirë që të jetë relaksues.
Disa prindër përdorin taktika frikësuese që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në gjumë. Ky është gabimi më i rëndë që bëhet nga prindërit.
Disa nëna mund t’u tregojnë tregime frikësuese fëmijëve të tyre por që do t’i frikësonte ata. Kjo ka efekt negativ në gjumin e fëmijës, në atë mënyrë se ai do të sheh ndonjë ëndërr të keqe apo t’ia çrregullojë gjumin e tij.
Disa prindër i’u japin fëmijëve të tyre që të pinë ndonjë lëng apo ujë, sidomos pak para gjumit. Si pasojë, kjo do t’ia mundësojë fëmijës ta lag shtratin.
Fëmija duhet të mësohet të fle i vetëm në një moshë të hershme. Disa familje lejojnë që fëmija të fle me prindër apo nënën deri në moshën gjashtë vjeçare. Ky është një gabim serioz, sepse e bën fëmijën të rritet i varur tek të tjerët dhe i shqetësuar.
Prandaj, ne i këshillojmë prindërit që t’i mësojnë fëmijët e tyre të flejnë vetëm. Kjo vetmi e tyre duhet të shfaqet në vitet e para të jetës së tyre, nga viti i parë, ashtu që do të mësohen me këtë.
Së fundi: e vërejmë që shumë probleme me të cilat ballafaqohen fëmijët janë:
- të lagurit në shtrat
- frika nga errësira
- bërtitja në gjumë
- gjumi në klasë
- pamundsia për t’u fokusuar apo mosshkuarja fare në shkollë
Që të gjitha këto shkaktohen nga gjumi i çrregulluar dhe shqetësimi.

Sa orë në ditë duhet të bëjnë gjumë fëmijët sipas moshës që kan?

Gjumi, i cili është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, varet nga nevojat individuale dhe faktorë të caktuar, prej të cilëve më i rëndësishmi është mosha. Këto janë vetëm udhëzime të përgjithshme në lidhje me orët e gjumit që u nevojiten fëmijëve:
1-4 javë: 15-16 orë në ditë 
I sapolinduri zakonisht fle 15-18 orë në ditë, por në intervale më të shkurtra prej dy deri katër orë. Foshnjat e lindura para kohe mund të flenë edhe më gjatë. Meqenëse të sapolindurit “e kapin” më ngadalë ritmin e gjumit, nevoja e tyre për gjumë nuk lidhet me faktin nëse është ditë apo natë.
1-4 muaj: 14-15 orë në ditë 
Deri nga java e gjashtë foshnja juaj do të fillojë ta kapë ritmin. Periudha më e gjatë e gjumit është prej katër deri në gjashtë orë dhe më shpesh foshnja fle në mbrëmje.
4-12 muaj: 14-15 orë në ditë 
Krijimi i shprehive të shëndetshme të gjumit është detyrë e rëndësishme në këtë periudhë. Foshnjat zakonisht kanë tre dremitje gjatë ditës, por duhet të reduktohen në dy kur ato bëhen gjashtë muajshe sepse në atë moshë duhet të jenë të aftë për të fjetur tërë natën.
1-3 vjet: 12-14 orë në ditë 
Edhe pse për bebet në këtë moshë nevojiten rreth 14 orë gjumë, zakonisht është rreth 10 orë. Kur i mbush 18-21 muaj, duhet ngadalë ta hiqni dremitjen e mëngjesit dhe ta lini fëmijën që të flejë një deri tri orë e gjysmë në ditë njëherë gjatë ditës. Më së miri do të ishte ta vini në gjumë në mes orës 19 dhe 21, dhe ta zgjoni në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes.
3-6 vjet: 10-12 orë në ditë 
Të vazhdohet me praktikën e njëjtë: fëmijët e kësaj moshe duhet të jenë në shtrat në mes orës 19 dhe 21 dhe të zgjohen në mes orës 6 dhe 8 në mëngjes. Dremitjet duhet të ndërpriten si rutinë e detyruehme ditore rreth vitit të pestë.
7-12 vjet: 10-11 orë në ditë 
Shoqëria, shkolla, aktivitetet familjare, e gjithë kjo kërkon kohë prandaj fëmijët shkojnë për të fjetur gjithnjë e më vonë. Shumica e 12-vjeçarëve duhen të jenë në shtrat deri në orën 21. Realisht, mund të prisni të qëndrojë në shtrat rreth nëntë orë.
12-18 vjet: 8-9 orë në ditë 
Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e adoleshentëve. Edhe pse do të dëshironin të qëndrojnë të zgjuar derisa nuk rrëzohen nga lodhja, duhet t’i nxisni që të flenë së paku tetë orë. Mësojini se si të sillen në detyrimet e punës dhe shoqërore dhe shpjegoni që, kur kanë fjetur mirë, mund të përballojnë më lehtë impenjimet e përgatitjes për të ardhmen.