Vaji i pastër i bajameve është një mbrojtës ideal për lëkurën fëmijëve, pasi përveç që ul pezmatimin, ai e ushqen dhe zbutë lëkurën.
Duke marrë parasysh faktin se deri në 60 për qind e gjithë asaj të cilën e vendosim në lëkurë arrin të depërtojë në organizëm, është e kuptueshme se duhet të kujdesemi më tepër për veten dhe për më të dashurit tonë edhe sa i takon lëkurës.
Kur është fjala për preparatet natyrore për foshnja, është me rëndësi të thuhet se një shishe me vaj bajameje të pastër, të ftohtë, të pa rafinuar, nganjëherë është shumë më e dobishme se losionet më të shtrenjta.
Bajamja e ëmbël (Prunus amygdalus) është bimë mesdhetare nga frutat e të cilës prodhohet vaji me ngjyrë të verdhë dhe me aromë të këndshme, i cili shfrytëzohet në kozmetikë, për të rritur dhe për fëmijë.
Përdorimi i vajit të bajames ka disa efekte të dobishme për lëkurën:

- Qetëson inflamacionin, mjekon lëkurën e ngacmuar, skuqjen nga pelenat etj.
- Është e pasur me vitamina të cilat e ruajnë shëndetin e lëkurës
- Si edhe vajrat tjerë natyror, vaji i bajames thithet mirë nga lëkura dhe merr pjesë në ndërtimin e strukturës së saj
- Ushqen lëkurën
- Është i ngjashëm me sebumin (yndyrën) e lëkurës
- Është e pasur me acide esenciale yndyrore të cilat kanë efekt kundër ndezjes dhe ruajnë strukturën e membranave qelizore
- E bën lëkurën të lëmuar
- Nuk përmban përbërës shtesë të dëmshëm (të cilët zakonisht shkaktojnë alergji)
- Nuk është toksike as për trupin e as për rrethin.
0 comments:
Post a Comment