Showing posts with label urtesi. Show all posts
Showing posts with label urtesi. Show all posts

Friday, February 14, 2014

Disa këshilla të jetës së përditshme, mësoj dhe praktikoj

Allahu thotë në një ajet kuranor: “Përkujto se me të vërtet përkujtimi besimtarëve u bën dobi.”
1. Kanë thënë se koha është si floriri e realiteti është se koha është me e vlefshme se floriri, se koha që kalon nuk kthehet e floriri i humbur mund të gjendet.
2. Koha humbet në katër mënyra:
a)       të mos bësh asgjë;
b)       të mos e bësh atë që duhet;
c)       të mos e bësh në kohën e duhur;
d)       të mos e bësh ashtu si duhet.
3. Jeta është aq e shkurt sa që duket se po hyn në një dhomë për një dere e po del për një tjetër.
4. Të afatizosh do të thotë ta përfundosh, të përfundosh do të thotë të marrësh atë që e meriton, e merita jote është dënimi apo shpërblimi.
5. Njeriu është i përbërë prej ditëve, iku një ditë, iku një pjesë e jotja.
6. Nuk është i ri ai i cili ka energji, por i ri është ai që ka dituri.
7. Dituria është si ulliri i cili jep frutat më vonë.
8. Jeta është moment i vdekjes, të jetosh do të thotë të vdesësh.
E lusim Allahun që këto këshilla të jenë të dobishme, për ne dhe ju, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut!

Sunday, February 9, 2014

Thënie nga Omer ibën Hattabi

Kjo është bota juaj
Thotë Hasani (r.a): Kaloi Omeri (pëlqimi i All-llahut qoftë mbi të) pranë një vendi mbeturinash dhe u ndalua pranë tij. Shokët e tij sikur u sikletosën për këtë veprim. Ai, e kuptoi këtë dhe u tha: “Kjo është bota juaj, të cilën e ruani me çdo të shtrenjtë!” [1]
Hz. Omeri dhe shoqëria e mirë
Thotë Hudhejfe: Hyra tek Omeri dhe e gjeta të mërzitur. I thashë: “Çfarë halli ke o prijës i besimtarëve?” Tha: “Kam frikë se mos bie në ndonjë ndalesë dhe askush të më ndalojë nga respekti!” I thashë: “Pasha All-llahun, nëse të shohim se ke dalur nga e vërteta, do të ndalojmë!” Omeri u gëzua dhe tha: “Elhamdu lil-lah që më bëri me shokë që më drejtojnë nëse devijoj!” [2]
Xhenneti dhe xhehnemi
“Sikur të thërriste një zë nga qielli: O ju njerëz, të gjithë ju do të hyni në xhennet, përveç një njeriu, do të frikësohesha se mos isha unë ai njeri! E, po të thoshte: O ju njerëz, të gjithë ju do të hyni në xhehnem, përveç një njeriu, do të shpresoja të isha unë ai njeri” [3]
Kije frikë All-llahun, Omer!
Një njeri i tha Omerit: Kije frikë All-llahun, Omer! Këtë, ai e përsëriti shumë herë, saqë një i pranishëm i tha: Hesht, e teprove me prijësin e besimtarëve! Ndërkohë, Omeri i tha: “Lëre! Nuk ka hajr për ta po s’na e thanë dhe s’ka hajr për ne po s’e pranuam!” [4]
Tetë gjëra të dobishme/dëmshme
“Kush i le fjalët e tepërta, i jepet urtësia; kush e le shikimin e tepërt i jepet përkushtimi me zemër; kush e le ushqimin e tepërt, i jepet shija e ibadetit; kush e le të qeshurit e shumtë, i jepet pozita (respektohet); kush e le shakanë, i jepet fisnikëri; kush e le kënaqësinë e dynjasë, i jepet dashuria e Ahiretit; kush e le të përfolurit e të metave të të tjerëve, i jepet përmirësimi i të metave të veta; kush i le shpifjet në atë se si është e çfarë është Zoti, i jepet pafajësia (pastrohet ) nga nifaki – dyfytyrësia”.
__________________________________________________
[1] Naxhi dhe Ali Tantavi, “Akhbaru Omer”, botimi i 11- të, Xheddah, 1999, fq. 192.
[2] Po aty, fq. 331.
[3] Po aty, fq. 267.
[4] Po aty, fq. 267.

Thursday, February 6, 2014

Thënie nga John F. Kennedy

ohn F. Kenedy ishte presidenti I 35të I SHBA-ve. Lindi më 29 Maj, 1917 dhe u vra përmes një atentati më 22 Nëntor të vitit 1963
  1. Synimi i edukimit është avancimi i diturisë dhe përhapja  e së vërtetës.
  2. Sa më shumë rritet dituria jonë, aq më shumë shpaloset injoranca jonë.  
  3. Fëmija i keq edukuar është fëmijë I humbur.
  4. Njeri mund të vdes, kombet mund të ngrihen dhe bie, por ideja vazhdon të jetojë.
  5. Kombi i cili frikohet të i lë njerëzit e vetë të shpalosin të vërtetën dhe të pa vërtetën në një treg të hapur është komb që frikohet nga njerëzit e vetë.
  6. Të gjithë njerëzit e lire kudo që jetojnë, janë banorë të Berlinit. Kështu, si njeri i lire, kam krenarinë të them “Ich bin ein Berliner!” (Jam një berlinas).
  7. Amerika ka flakur kapakun e vetë mbi murin e hapësirës.
  8. Ndryshimi është ligj i jetës. Dhe ata të cilët shikojnë vetëm të kaluarën dhe të tashmen kanë gjasa të e humbasin të ardhmen.
  9. Mos u lut për jetë të lehtë. Lutu të jesh njeri i fortë.
  10. A nuk e kuptoni përgjegjësinë që mbaj? Unë jam personi i vetëm i cili qëndron mes Riçard Niksonit (Richard Nixon) dhe Shtëpisë së Bardhë.
  11. Politika vendore vetëm mund të na mund;  politika e jashtme mund të ma mbysë.
  12. Përpjekjet dhe guximi nuk mjaftojnë pa shkak dhe drejtim.
  13. Ua fal armiqve, megjithatë asnjëherë mos ua harro emrat.
  14. Jam idealist pa iluzione.
  15. Nëse shoqëria e lirë nuk mund të u ndihmojë të varfërve që janë shumë , nuk mund t’i shpëtojë të pasurit që janë pak.
  16. Nëse ndonjëri është mjaft i çmendur të dëshirojë të e vrasë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, mund të e bëjë. E gjithë për çka duhet të përgatitet është të e japë jetën e tij për atë të presidentit.
  17. Izraeli nuk është krijuar që të zhduket – Izraeli do të durojë dhe do të lulëzojë…
  18. Është fakt, për fat të keq, se ne mund të e sigurojmë paqen vetëm duke u përgatitur për luftë.
  19.  Udhëheqja dhe mësimi janë të domosdoshme për njëra tjetrën.
  20. Le të mos bëjmë marrëveshje nga frika. Por, le të mos kemi frikë të bëjmë marrëveshje.
  21. Njeriu akoma është kompjuteri më i jashtëzakonshëm nga të gjitha.
  22. Njerëzimi duhet t’i jep fund luftës, përderisa lufta si ka dhënë  fund njerëzimit.
  23. E gjitha çka nënat duan është që bijtë e tyre të rriten dhe të bëhen presidentë, por nuk duan të bëhen politikanë në proces.
  24. Babai gjithnjë më patë thënë se biznesmenët janë bijë kurvash, por nuk e kam besuar deri më tani.
  25. Miq të mi amerikanë, mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj.
  26. Paqja është proces, ditor, javor, mujor, që gradualisht ndryshon mundësitë, ngadalë gërryen barrierat e vjetra, shpejtë ndërton strukturat e reja.
  27. Politika është sikur futbolli; nëse sheh dritë, kalo përmes vrimës.
  28. Sigurisht që është punë e madhe, por nuk e njoh asnjë i cili mund të e bëjë më mirë se unë.
  29. Rruga më e mirë e përparimit është rruga e lirisë.
  30. Injoranca e një votuesi në demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve.
  31. Rroga është e mirë dhe mund të ecë për në punë.
  32. Koha e riparimit të kulmit është kur shkëlqen dielli.
  33. Shtetet e Bashkuara duhet të lëvizin shumë shpejtë për të qëndruar në vend.
  34. Gjërat nuk ndodhin. Gjërat janë të krijuara që të ndodhin.
  35. Ata të cilat nuk kanë frikë të dështojnë tmerrshëm mund të arrijnë shumë.
  36. Fitorja ka mijëra baballarë, por humbja ka një jetim.
  37. Ne duhet shfrytëzuar kohën si mjet, jo shtrat.
  38. Ne do të dëshirojmë të jetojmë siç kemi jetuar më parë, por historia nuk do ta lejojë këtë.
  39. Ne filluam lundrimin në këtë det të ri sepse në të ka dituri për tu fituar.
  40. Ne nuk duhet harruar se arti nuk është formë e propagandës; është formë e së vërtetës.
  41. Na duhen njerëz njerëz të cilët mund të ëndërrojnë gjërat që asnjëherë nuk kanë ekzistuar.
  42. Ne duhet gjetur kohë që të ndalojmë dhe t’i falënderojmë njerëzit të cilët ndryshojnë jetën tonë.
  43. Atyre që u jepet shumë, nga ata shumë kërkohet.
  44. Një person mund të bëj ndryshim, dhe të gjithë duhet provuar.
  45. Një lajthitje nuk bëhet gabim në një kohë që nuk refuzon të e përmirësosh.
  46. Batica në rritje ngrit të gjitha anijet.
  47. Udhëtimi njëmijë milje fillon me një hap.
  48. Krizat e mëdha prodhojnë njerëz të mëdhenj dhe punë me kurajë.
  49. Të gjithë ne nuk kemi talent të njëjtë, por të gjithë ne duhet të kemi shans të njëjtë të zhvillojmë talentin tone.
  50. Ky vend nuk mund të lejojë të jetë materialisht i pasur dhe shpirtërisht i varfër.

Thënie nga Bill Gates

  1. Para se të lindje prindërit tu nuk ishin kaq të bezdisshëm sa janë tani. Ata u  bezdisën duke t’i paguar llogaritë, duke ti pastruar rrobat dhe duke dëgjuar të folurit tënd se sa i lezetshëm je. Kështu që para se të shpëtosh pyllin nga parazitët e gjeneratës së prindërve tu, tenton të largosh morrat nga dollapi në dhomën tënde.
  2.  Suksesi është mësues morravec. I josh njerëzit e mençur të mendojnë se s’mund të humbin.
  3. Bëhu i mirë me “budallenjtë”. Ka gjasa të përfundosh i punësuar tek ata.
  4. Është mire të kremtosh suksesin, por është më me rëndësi t’i vësh mendje mësimeve të dështimit.
  5. Nëse nuk mund të e bësh të mire, së paku bëje të duke mire.
  6. Nëse mendon se mësuesi është i rreptë, prit derisa të kesh shef.
  7. Jeta nuk është e drejtë, tejkalo këtë.
  8. Jeta nuk është e drejtë, mësohu me këtë.
  9. Nëse ke lindur i varfër nuk është  gabimi yt, por nëse vdes i varfë r është  gabimi yt.
  10. Nuk e thash këtë.
  11. Besoj se nëse ua shfaq njerëzve problemet dhe ua shfaq zgjidhjet do të preken të veprojnë.
  12. Para se të lindje prindërit tu nuk ishin kaq të bezdisshëm sa janë tani. Ata u  bezdisën duke t’i paguar llogaritë, duke ti pastruar rrobat dhe duke dëgjuar të folurit tënd se sa i lezetshëm je. Kështu që para se të shpëtosh pyllin nga parazitët e gjeneratës së prindërve tu, tenton të largosh morrat nga dollapi në dhomën tënde.
  13. Është disi shik të kesh panele solari mbi kulm.
  14. Njerëzit kudo e duam Windows-in.
  15. AIDS është sëmundje për të cilën është vështirë të flitet
  16. Fëmijët janë pjesë e madhe e orarit tim.
  17. Ka njerëz që nuk e duan kapitalizmin, dhe njerëz që nuk i duan kompjuterët. Por nuk ka njeri që i do kompjuterët e nuk e do Microsoft-in.
  18. Inovacionet energjetike nuk janë lojë nacionale.
  19. Unë jam “geek”.
  20. Microsoft nuk është për babëzi. Është për inovacion dhe paanësi.
  21. Shtetet e pasura mund të lejojnë të mbipaguajnë për gjërat.
  22. Kupto që ky është formati fundit fizik i cili ndonjëherë do të jetë. (e ka fjalën për Blu-Ray)
  23. Një sistem operativ pa një shfletues do të pirdhet jashtë biznesi. Do të përmirësojmë produktin tonë, ose do të largohemi nga biznesi?
  24. E vjedhur është fjalë e forte. Është kopje me të drejtë autori për të cilën pronari nuk është paguar. Kështu po.
  25. Televizioni nuk është jetë e vërtetë. Në jetën e vërtetë njerëzit në të vërtetë duhet të lënë kafetë dhe të shkojnë në punë.
  26. Në Microsoft ka shumë ide të brilante, por pamja është se të gjitha vien nga lartë- Frikohem se kjo nuk është aq në rregull.
  27. Në këtë biznes, me kohë kupton se je në problem, është vonë të shpëtosh veten. Përveç nëse ngarendë i frikësuar gjatë gjithë kohës, ke humbur.
  28. Pronësia intelektuale ka jetëgjatësinë e një banane.
  29. Rregulli i parë i cilësdo teknologji të shfrytëzuar në biznes është se automatizimi i aplikuar në një veprim efikas do të zmadhojë efikasitetin.
  30. Rregulli i dytë i cilësdo teknologji të shfrytëzuar në biznes është se automatizimi i aplikuar në një veprim jo efikas do të zmadhojë joefikasitetin.
  31. Teknologjia është vetëm mjet. Për të bërë që fëmijët të punojnë së bashku dhe të motivohen ata, mësuesi është më i rëndësishmi.
  32. Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë më kuptimplotë për njërën pa mos folur për tjetrën.
  33. Nëse vrojtojmë shekullin e ardhshëm, udhëheqësit do të jenë ata të cilët u japin mundësi të tjerëve
  34. Konsumatorët tuaj më të pa kënaqur janë burimi më i madh i të mësuarit.
  35. Ne gjithmonë mbivlerësojmë ndryshimin që do të ndodhë dy vitet e ardhshme dhe nënvlerësojmë ndryshimin pas dhjetë viteve. Mos e lini veten të nanuriset në mosveprim.
  36. Njerëzit gjithmonë i frikohen ndryshimit. Njerëzit iu frikuan elektricitetit kur u zbulua, apo jo? Njerëzit iu frikuan qymyrit, iu frikuan motorëve me benzinë… Gjithmonë do të ketë injorancë, dhe injoranca shpie në frikë. Por me kohë, njerëzit do t’i pranojnë zotërinjtë e tyre silic.
  37. Nëse General Motors do të qëndronte me teknologjinë siç është industria e kompjuterëve, të gjithë do të ngisnim për 25$ e që kanë 1000 kalë-fuqi.
  38. Kisha shumë ëndrra kur isha fëmijë, dhe mendoj se gjë e madhe nga ajo u rritë nga fakti se kisha mundësinë të lexoja shumë.
  39. Interneti po bëhet sheshi i qytetit për fshatin global të së nesërmes.
  40. Pavarësisht nëse është Google ose Apple ose softuerët falas, kemi konkurrentë fantastik dhe kjo po na mbanë në gishta.
  41. Kjo është një kohë fantastike për tu kyçur në biznes, sepse biznesi do të ndryshojë më shumë në dhjetë vitet e ardhme se sa ka ndryshuar në 50 vitet e kaluara.
  42. DOS-i është i shëmtuar dhe ndërhynë në përvojën e përdoruesit.
  43. Në orët amerikane të matematikës, me mësojmë shumë koncepte dobët gjatë shumë viteve. Në sistemet aziatike ata të mësojnë pakë koncepte mire për disa vite.
  44. Asnjëherë nuk kam marrë ditë të lire gjatë të njëzetave të mia. Asnjë. Dhe akoma jam fanatik, por tani jam pakë më pakë fanatik.
  45. Pritjet janë formë e së vërtetës së klasës së pare. Nëse njerëzit besojnë në të, është e vërtetë.
  46. Kam kaluar shumë kohë duke lexuar.
  47. Kam një memorie të mrekullueshme, memorien më të mrekullueshme.
  48. Nuk jemi as afër të përfundojmë ëndrrën bazë të asaj çfarë mund të bëj kompjuteri.
  49. Jemi në grahmat e një tranzicioni ku çdo botues duhet të mendojë mbi strategjinë e tyre digjitale.
  50. Kemi futur shumë para për të ndryshuar sjelljen.
  51. Kur kompjuteri u paraqit, njerëzit e dinin se është i rëndësishëm.
  52. E di se ka një bujk atje diku i cili asnjëherë nuk do kompjuter dhe kjo është në rregull me mua.
  53. Kisha fat të përfshihesha dhe të kontribuoja në diç që ishte me rëndësi, që është fuqizimi i njerëzve me softuer.
  54. Nëse kultura juaj nuk i do geek-ët, jeni në problem të vërtetë.
  55. Ideja e përgjithshme e të pasurit të ndihmojnë të varfrit, mendoj, është me rëndësi.
  56. Nuk ka vijë magjike mes aplikacionit dhe një sistemi operativ që ndonjë burokrat në Uashington duhet të e tërheqë.
  57. Kush vendosë çfarë ka në Windows? Konsumatorët që e blejnë atë.
  58. Mos krahaso veten me asnjë në këtë botë… nëse vepron kështu je duke nënçmuar veten.
  59. Nëse nuk mund të e bësh mirë, bëje të duket mirë.
  60. Unë kam dështuar në disa lëndë, por shoku im i kaloi të gjitha. Tani ai është inxhinier në Microsoft dhe unë jam poseduesi i Micrsoft-it.
  61. Unë jam më shik se ju, SHUUUM më shik.
  62. Nëse u jep njerëzve mjete, dhe ata shfrytëzojnë mundësitë e tyre natyrore dhe kuriozitetin e tyre, ata do të zhvillojnë gjëra në mënyra që do të befasojnë shumë, përtej asaj që ke pritur.
  63. Unë zgjedh përtac të kryej punë të rëndë sepse përtaci do të gjejë një rrugë të lehtë për të bërë atë.
  64. DNA është sikur një program kompjuterik, por shumë shumë më e avancuar se çfarëdo softuer i krijuar.
  65. Suksesi jonë vërtetë është bazuar në partneritet që në fillim.
  66. Në Kinë kur je një në një milion, janë 1300 njëjtë sikur ti.
  67. Të maturit e mbarëvajtjes së programimit me vija të kodimit është sikur matja e mbarëvajtjes së ndërtimit të aeroplanëve përmes peshës.
  68. Gjenerata e ardhshme e softuerëve interesant do të bëhen në Macintosh jo në kompjuterët e IBM.
  69. Rreth 3 milion kompjuterë shiten çdo vit në kinë, por njerëzit nuk paguajnë softuerin. Një ditë ata do të paguajnë. Përderisa vjedhin atë, ne duam të e vjedhin softuerin tonë. Disi do të bëhen të varur, dhe atëherë disi do të gjejmë mënyrë si të mbledhim disi në dekadën e ardhshme.
  70. Microsoft ka pasur konkurrent të qartë në të kaluarën. Është që e mirë që kemi muze që kanë dokumentuar atë.
  71. Është më lehtë për ne të konkurrojmë Linux-in kur ka pirateri se sa kur nuk ka.
  72. Robotët do të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës fizike dhe në shoqërimin e pleqve.
  73. Është vetëm një truk në softuer, dhe kjo është shfrytëzimi i një cope softueri që tanimë është shkruar.
  74. Shoh pak potencial komercial për internetin 10 vitet e ardhshme.

Wednesday, February 5, 2014

Top 10 shprehje qe kane bere histori

" Imagjinata eshte me e rendesishme se dituria "

Burimi:

ikub.al

Te thena nga njerez te ndryshem ne vende dhe kohe te ndryshme, keto shprehje jane te destinuara te mbeten ne histori.

1.ernesto_che_guevaraCHE GUEVARA
"Te jemi realiste! " Kerkoni te pamunduren "
 
2.mahatma-gandhiMAHATMA GANDHI
"Jeto sikur do te vdesesh neser, meso sikur do te jetosh pergjithmone"
 
3.albert-einsteinALBERT EINSTEIN
" Imagjinata eshte me e rendesishme se dituria "
 
4.president-kennedyJOHN FITZGERALD KENNEDY
"Historia eshte si nje mesues i pameshirshem. Ajo nuk ka te tashme, por vetem te shkuar  qe nxiton drejt te ardhmes"
 
5.martin-luther-kingMARTIN LUTHER KING
"Une enderroj qe femijet e mi nje dite te kene mundesine te gjykohen jo per nga ngjyra e lekures, por per nga nga personaliteti. Une kam nje enderr"
 
6.oscar-wildeOSCAR WILDE
"Te mesuarit eshte nje gje e admirueshme, por duhet te dime se jo cdo gje qe vlen per tu ditur mund te mesohet"
 
7.Winston_ChurchillWINSTON CHURCHILL
"Nje burre shteti qe shtyn perpara tam tamet e luftes, duhet te dije qe pasi ajo ka filluar, ai nuk do te mund te jete me dirigjent i fateve te saj, por skllav i gjerave te pa pareshikuara dhe te pakontrolluara"
 
8.TheodorSeussTHEODOR SEUSS
"Ndersa genjeshtra ka bere nje gjysem rrotullimi rreth botes, e verteta nuk ka veshur ende pantallonat"
 
9.Vidal SassoonVIDAL SASSOON
"E vetmja fushe ku suksesi vjen para punes eshte fjalori"
 
WINSTON CHURCHILL
"Statistikat jane per ne, si ajo shtylla e drites per te dehurin, qe me shume se per te ndricuar, sherben per tu mbajtur"

Thenie nga Mahatma Gandi

“Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetoje përgjithmonë.” -Mahatma Gandi
Thënia në anglisht:
“Live as if you were to die tomorrow. Learn as if you were to live forever.”

Një "jo" e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një "po" e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.

Njeriu është frut i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.

Saturday, February 1, 2014

Thënie nga Abraham Lincoln

Dhe në fund, nuk numërohen vitet e jetës tuaj… Por jeta gjatë viteve tuaja…
Pothuajse të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështiresive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.
Vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund të jap, por nga sa ai jep.
Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht.
Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën.
Le të kemi besim se drejtësia jep fuqi dhe në këtë besim, le të guxojmë që deri në fund të bëjmë detyrën tonë siç ne e kuptojmë.
I gjithi që unë jam, ose dëshiroj të jem, i dedikohet engjëllit tim, Nënës.
Unë i shkatërroj armiqtë e mi kur i bëj ata shokë.
Nëse doni vërtetë që të bëni dikë të bashkohet me kauzën tuaj, duhet t’i demonstroni mbi të gjitha se jeni sinqerisht një mik i tij.
T’i besosh secilit është rrezik, por të mos i besosh askujt është më rrezik.
Askush nuk ka aq memorie të fort sa tja arrij tja dali mban duke gënjyer.
Une ec ngadalë, por asnjëherë nuk bëj hapa prapa.
Trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha lulet thahen, çeliku dhe hekuri thyhen, por shoqëria e vërtetë as thahet, as thyhet.
Amerika nuk do të shkatërrohet kurrë nga të huajt. Nëse rrëzohemi dhe humbim lirinë tonë, këtë shkatërrim do ia sjellim vetes.
Evitoje famën nëse do të jetosh në paqe.

Monday, January 27, 2014

Thënie nga Isaac Newton

Isak Njutën, Sir Isaac Newton, ishte matematikan dhe fizikan eminent i Mbretërisë së Bashkuar. Lindi më 4 Janar të vitin 1643 në Uolstorp (origjinal Woolsthorpe), Angli. Është i njohur për shumë zbulime të realizuara gjatë fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit XVIII. Nga të gjitha më i njohur është ligji i lëvizjes dhe ligji i tretë i Njutnit. Megjithatë këto zbulime, pakë njerëz e dinë se Njutën ishte oratorë shumë i mirë. Më poshtë keni mundësinë t’i lexoni 30 thëniet më interesante nga Njutën.
  1. Njeriu mund të imagjinojë gjëra të pa vërteta, por mund t’i kuptojë vetëm gjërat e vërteta,  kapja e tyre nuk është të kuptuarit.
  2. Gabimet nuk janë në art, por tek mjeshtrin.
  3. Mund të e llogaris lëvizjen e trupave të rëndë, por jo çmendurinë e njerëzve.
  4. Nëse kam bërë ndonjë shërbim publik, kjo është për shkak mendimit tim të pacientit.
  5. Kam parë më larg se të tjerët, duke qëndruar mbi shpatulla të gjigantëve.
  6. Është pesha, jo numri i eksperimenteve, që duhet konsideruar.
  7. Kënaqësi është arti i të vënit theks pa bërë armiq.
  8. Çdo veprimi gjithnjë i kundërvihet një reagim i barabartë.
  9. Për veten time unë jam vetëm fëmijë duke lozur në plazh, përderisa oqeanet e mëdha të së vërtetës qëndrojnë para meje të pa zbuluar.
  10.  Ne ndërtuam shumë mure dhe pakë ura.
  11. Nëse kam qenë në gjendej të shohë më lartë, është për shkak se kam qëndruar mbi shpatulla të gjigantëve.
  12. Çfarë dimë është një pikë, çfarë nuk dimë është një oqean.
  13. Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk sqaron kush i vë planetët në lëvizje.
  14. Natyra është e kënaqur me thjeshtësinë. Dhe natyra nuk është debele.
  15. Les hommes construisent trop de murs et pas assez de ponts.
  16. Asnjë zbulim i madh nuk është bërë ndonjëherë pa ndonjë supozim të guximshëm.
  17. Ky sistem kaq i bukur i diellit, planetëve dhe kometave, mund të vazhdojë vetëm nga këshilla dhe sundimi i një Qenie inteligjente dhe të fuqishme.
  18. Jetoni jetën tuaj si një Postim se sa si një Shpjegim.
  19. E vërteta gjithmonë gjendet në thjeshtësi, dhe jo në shumëllojshmëri dhe pështjellim të gjërave.
  20. Ne duhet ngritur më pakë mure dhe më shumë ura.
  21. Ti duhet t’i bësh rregullat, jo t’i pasosh ato.
  22. Isak Njutën u pyet si e zbuloi ligjin e gravitetit. Ai u përgjigj, “Duke menduar mbi të gjatë gjithë kohës.”
  23. Ku lind i gjithë rregulli dhe e gjithë bukuria që shohim në botë?
  24. I gjithë shumëllojshmëria e gjërave natyrore të cilat i gjejmë të përshtatshme në kohë dhe vende të ndryshme mund të grihet vetë nga idetë dhe dëshira e një Qenie, e cila patjetër ekziston.
  25. Ateizmi është aq i pa kuptim dhe i neveritshëm sa që asnjëherë nuk ka pasur shumë profesorë.
  26. Nëse nuk do të kishte asnjë dëshmi tjetër, gishti i madh i dorës si i vetëm do më bindte në ekzistimin e Zotit.
  27. Idhujtaria është më krim më rrezikshëm sepse është e shtrirë tek njerëzit nga autoriteti i mbretërve dhe nën pretekste shumë të dyshimta.
  28. Platoni është miku ik, Aristoteli është miku im, por miku im më i madh është e vërteta.
  29. Unë nuk shtroj asnjë hipotezë.
  30. Dhe nga zotëria e vërtetë rrjedh se Zoti i vërtetë jeton, është inteligjent, dhe i fuqishëm; nga përsosmëritë tjera, që Ai është suprem, ose tërësisht i përkryer. Ai është i përjetshëm dhe i pa fund i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm; është se, Ai vazhdon nga përjetësia në përjetësi; dhe Ai është i pranishëm nga pafundësia në pafundësi; Ai i sundon të gjitha gjërat, dhe Ai i din të gjitha gjërat që ndodhin dhe që mund të ndodhin. - The Principia: Mathematical Principles of Natural Philosophy (1687), 3rd edition (1726), trans. I. B. Cohen and Anne Whitman (1999), General Scholium, 941.

Thursday, January 23, 2014

Thënie nga Ibn Kajjimi

Zemra ka jetë dhe vdekje, sëmundje dhe shërim, edhe atë në mënyrë më serioze se vetë trupi.
Të gjithë puntorët e ahiretit vihen në garë dhe më të shpejtit janë padyshim përkujtuesit e të Lartësuarit.
Katër gjëra e sëmurin trupin:
1)Fjalët e shumta
2)Gjumi i tepërt
3)Fjalët e tepërta
4)Marrëdhëniet intime të shpeshta
Kur ke frikë një krijesë, jeta me të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.
Allahu është për robin e Vet ashtu siç është robi për të tjerët; ashtu siç e trajton ti dikënd, ashtu do të trajtohesh prej Allahut.
Kush dëshiron ta pastrojë zemrën, duhet që Allahu të jetë mbi dëshirat e tij.
Fitimi më i mirë në këtë botë është që të vësh në punë shpirtin dhe trupin tënd tërë kohën në atë që do t’u bëjë dobi më shumë në ahiret.
Malli për Allahun dhe takimin me të është sikur një fllad që fryn nëpër zemër dhe e largon zjarrin e kësaj jete.
Nuk ka rrugë më të shpejt për tek Allahu se adhurimi dhe nuk ka pengesë më të madhe se mashtrimi me vetveten.

Tuesday, January 21, 2014

Anekdotat e NASTRADINIT

NASTRADINI DHE FËMIJËT
Kahdo shkonte Nastradin Hoxha, fëmijët i shkonin pas, e tallnin, luanin me të, e qortonin si askë tjetër në botë. Njëherë një i rritur e qortoi Nastradinin:
— More Nastradin! Po ty fëmijët nuk të frikohen fare?
—As unë nuk frikohem prej tyre! — ia bëri Nastradini trim.
QË TË MOS E DI UNË
Nastradini njëherë u hidhërua shumë në gomarin e vet të padëgjueshëm dhe urdhëroi të birin:
— Ketij gomari mos i jep të hajë, as të pijë! Le të ngordhë ky, sa më parë!
Kur dolën jashtë ahurit, Nastradini i pëshpëriti të birit:
— Unë thashë ashtu që ta tremb gomarin, që mos të më hidhërojë tash e tutje. Po ti jepi ujë e ushqim si zakonisht, por të mos e di unë këtë gjë!
SI SHKOJNË DITËT KËTU?
Nastradini arriti për herë të parë në Vuçitërnë dhe derisa po shikonte me interesim, iu afrua një i panjohur dhe e pyeti:
— A s’më thua hoxhë, ç’ditë është sot, këtu? Nastradini iu përgjigj:
— Mik i dashur, nuk jam nga këtu. Për herë të parë jam në këtë sheher, kështu që ende nuk e di si shkojnë ditët e javës këtu. Më mirë pyetë di-kënd nga vendësit!
NË ROL TË KËNDESIT
U ngrit Nastradini në mesnatë, doli jashtë e nisi të këndonte si këndes. Fqinjët që e dëgjuan, e pyetën ç’po ngjet me të, ndërsa ai u përgjigj:
— Paj, nesër kam shumë punë dhe do të dëshiroja të agojë dita e re sa më parë!
KUSH ËSHTË MË I VJETËR
E pyetën Nastradinin:
— Cili jeni më i vjetër? Ti apo vëllai yt?
— Sivjet, unë jam për një vit më i vjetër se ai, po në vitin e ardhshëm do të jemi moshatarë unë e vëllai!
NUK TË DON TY, NËNË!
Një lypës trokiti në derën e Nastradinit. Kërkonte bukë ai. Nastradini ngau te e ëma që ishte brenda dhe i tregoi. Nëna tha:
— Biro, i thuaj lypsit: nuk është nëna këtu! Nastradini iu përgjigj nënës:
— Po, ai nuk po të kërkon ty, por po kërkon bukë, nënë!

NJË ME NJË

Nastradini ecte rrugës pas gomarit për midis të Ferizajit, një ditë vape. Kishte hequr dollomanë dhe e kishte vënë mbi samar sepse bënte vapë. Dikushi për ta tallur Nastradinit, ia vodhi dollomanë. Nastradini e pyeti gomarin:
— Ku është dollomaja ime?
Por gomari nuk fliste. Atëherë Nastradini i hidhëruar ia hoqi gomarit samarin dhe e vuri në shpinë të vet duke thënë:
— Kur të ma kthesh dollomanë time, ta këthej samarin tënd!
A RRITET LITARI?
Babai e dërgoi Nastradinin në pazar që t’i blejë një litar:
— Më blej një litar! — i tha.
Nastradini shkoi dhe u kthye saora. Kur i jati e pyeti ae kishte blerë litarin, ai iu përgjigj:
— Jo, nuk e bleva; ti vërtetë më tregove gjatësinë e litarit por nuk më the për sa kohë mund të rritet litari aq sa e kërkon ti!
BËJ ÇKA E KAM NË MENDË!
Në një fshat të Gollakut Nastradini i mblodhi fshatarët dhe u tha:
— Ose më jepni ushqim, ose e bëj çka e kam në mend!
Fshatarët u trembën dhe i dhanë gjithë ç’patën. Kur u ngop Nastradini mirë e mirë, ata s’u du-ruan pa e pyetur ç’kishte pasur ndër mend t’i bënte fshatit. Ai tha:
— Kam pasur ndër mend të shkoj në fshatin tjetër — në Llap!
SI RUHET DERA E SHTËPISË?
Nëna e Nastradinit vajti dikah dhe porositi të birin ta ruante derën e shtëpisë. Nastradini ndenji gjatë në prag të derës, u merzit, nisi të luante me fëmijë dhe hajni e bëri atë që kishte pasur ndërmend. Kur u kthye nëna, e pa ç’kishte ngjarë dhe e pyeti të birin:
— Përse nuk e ke ruajtur derën e shtëpisë, Nastradin?
Nastradini u përgjigj:
— Po, besa, derën nuk e ka gjetur gjë e ligë, e ti nuk më the ta ruaj shtëpinë, po derën!
DUKE KËRKUAR GJUMIN
Në Shkup ishte e ndaluar të shëtisje rrugëve natën vonë. Jeniçerët silleshin rrugëve dhe merrnin masa kundër bredhësive. Një natë e zunë Nastradinin.
— Ç’bën kaq vonë që sillesh rrugëve? — e pyetën me hidhërim.
Nastradinit iu mor goja dhe mezi tha:
— Paj, rashë të flija, po e kisha lënë derën çelë dhe gjumi më kishte dalë jashtë, kështu që dola ta kërkoja!
KUSHTI I FITUAR
Njëherë Nastradini në lojë me fëmijë hasi një dru të lartë dhe u tha fëmijëve se do te hipte në majë, nëse ata ia paguajnë një gjysmë akçe (para e vjetër). Fëmijët mblodhën sa patën, bëne një gjysmë akçe dhe Nastradini pasi i rrasi paratë në xhep, tha:
— Sillmini shkallët!
— Me shkallë është lehtë dhe ne nuk jemi marrë vesh që të hypësh me shkallë, se me shkallë ia del gjithkush! — kundershtuan fëmijët.
— E, as të hip pa shkalle nuk jemi marrë vesh! — tha Nastradini dhe fitoi kushtin.

MË DHIMBSET ARA IME

Kau i huaj hyri në arë të Nastradinit. Nastradini më kot e ndoqi kaun me hu: as e zu, as e që-lloi. Po, pak më vonë, të njëjtin ka e pa të zënë në zgjedhë të fqinjit. Atëherë mori një thupër, u afrua dhe po e qëllon kaun.
— përse po e rrah kaun tim? — pyeti fqinji.
— Ti, hesht! E di kau vetë përse po e rrah! — tha Nastradini dhe vazhdoi ta qëllonte.
— Por, Nastradin, po më dhimbset kau! — ia bëri fqinji.
— Mua po më dhimbset ara ime! — tha Nastradini.
KOKA PA MISH
Babai i dha Nastradinit të vogël dy akçe për t’i blerë një kokë qengji sepse babait i hahej shumë. Ai doli, e bleu, por kur kthehej rrugës e hëngri tërë mishtë e kokës së qengjit. Para të jatit vuri vetëm rrashtën e thatë të qengjit.
— Ç’është kjo? — pyeti babai i hutuar. Është kokë qengji, baba! — tha Nastradini i vogël.
— Po ku i ka veshët? — pyeti ai.
— Kishte qenë e shurdhër! — tha Nastradini.
— Po sytë — pyeti baba sërish.
— E po, baba, kishte qenë qengj i verbër! — tha ai.
— Besa, as gjuhë nuk paska, biro! — u hutua babai.
— Qengji ka qenë mëmec, baba! — tha vogëlushi.
— Ama, as një grimë mish nuk e ka kjo kokë! — tha babai.
— E po, ka qenë një qingj i ligë, baba! — tha ai.
— Atëherë përse e bleve kështu këtë kokë qengji, — u hidhërua babai.
— E bleva, baba, sepse i kishte dhëmbët shumë të mirë. I sheh sa të mprehtë i ka? — ia bëri Nastradini dhe doli jashtë.
DUA UJË E JO DAJAK!
Hyri hajni në shtëpinë e Nastradinit. Familja e hetuan hajnin dhe i thanë Nastradinit që ta kap-te.Ai ngau pas hajnit, e hajni me vrap u hodh përkrye murit të oborrit. Nastradini mezi ia kapi opangën hajnit, por ajo ishte e ndyrë dhe ia përleu duart.
Babai i Nastradinit po afrohej nga pas me një stopërlak dhe kur e pa Nastradini, duke u frikuar se babai do ta rrahte këtë që i shpëtoi hajni nga duart, tha:
— Nuk më duhet dajaku, baba, po një shtambë me ujë që të pastrohem se jam bërë me baltë!
GOMARI ËSHTË KTHYER MBRAPSHT
Nastradini deshi t’i hypte gomarit një ditë, e ngreu këmbën dhe iu hodh në shpinë mbrapsht: me kokë nga bishti. Ata që ishin pranë, e panë dhe e pyetën:
— Po përse je kthyer mbrapsht, Nastradin?
— Jo unë, jo, po gomari është kthyer si nuk duhet! — tha Nastradini.


NËNA MË E RE SE I BIRI

Ishin mbledhur gratë në shtëpinë e Nastradinit dhe me nënën e tij bënin llafe, e herë pas herë e pyesnin shoqja-shoqen edhe për vjetët. Nëna e Nastradinit thoshte se ka shtatë-tetëmbëdhjetë vjet, edhe pse Nastradini i kishte mbushur të katërmbëdhjetat. Këtij më në fund nuk iu durua pa i thënë nënës:
— Ti nëna ime, vetëm edhe dy-tri vjet rri në këtë moshë që thua se je, të zë unë, e kur të bëjmë vjet njësoj, rritemi bashkërisht!
PESHQIT E MËDHENJ E DINË
Babai i Nastradinit kishte zënë tre peshq në Dri. Nëna i fërgoi, por vetëm më të voglin e solli në sofër për drekë. Dy më të mëdhmjtë i fshehu nën sofër. Kur u ulën, Nastradini i përshpëriti, diçka peshkut të fërguar që ishte në sofër.
— Çka po bën ashtu, Nastradin? — pyeti babai.
— Po e pyes këtë peshk kur është dita e kijametit! — tha ai.
— E po, çka po të thotë? — u hutua babai.
— Po më thotë: jam peshk i vogël unë, por pyeti ata dy peshqit e mëdhenj që i ka fshehur në-na nën sofër. Ata dinë më shumë se unë, tha Nastradini.
NASTRADINI DHE MBRETI
Mbreti, që shëtiste tebdil (i maskuar) e hasi Nastradinin e vogël derisa shkonte në shkollë dhe ia dha një lirë.
— Merre këtë lirë dhe blej sheqerka! — tha mbreti.
— Jo, nuk guxoj, se më rrah babai! — tha vcgëlushi.
— Por, ti thuaj se ta ka dhënë mbreti dhe ai nuk do të të rrahë, — tha mbreti.
— Nuk mund t’i them, se babai im e di se mbreti nuk e jep vetëm një lirë. E nëse ju ma mbushni strajcën me lira, baba im beson pastaj! — tha.
DIELLI APO HËNA?
Në mejtep, mësuesi pyeti nxënësit se a më i rëndësishëm është hëna apo dielli. Gjithkush u përgjigj në mënyrë të vet, por kryesisht nxënësit u pajtuan se më i rëndësishëm është dielli. Vetëm Nastradini u ngrit e tha:
— Jo, hëna është! Se dielli del ditën, kur shohim dhe as që mund ta shndërrojë ditën në natë mungesa e tij e bën edhe pa të. E hëna del natën, na bën dritë kur është terr!
QURANI I MENÇUR
Një ditë tregu Nastradini pa një zog të bukur e të vogël që shitej dhe blerësit ofronin shumë para. Pa e zgjatur më shumë, u kthye në shtëpi, mori quranin e doli në pazar. Por blerësit nuk i ofruan para sa kërkonte ai dhe ai tha:
— Po pak më parë, një zog shumë më i vogël se qurani im u shit për dymbëdhjetë duket!
— Por ai zog ishte papagall që di të flasë! — i thanë njerëzit që ishin grumbulluar rreth qura-nit të Nastradinit.
— E nëse ai zog di të flasë, qurani im di të mendojë në heshtje edhe më mirë se ai! — tha.
A MASHTROHET NASTRADINI?
Një mendimtar kishte dëgjuar shumë për Nastradin Hoxhën edhe erdhi për ta mashtruar në Prizren. Kur hyri në qytet e gjeti një njëri që ia kishte dhënë shpinën një muri dhe e mbante:
- po e kërkoj Nastradin Hoxhën, —tha i ardhuri. — Erdha të mashtroj!
— Shumë mirë, — tha Nastradini, — unë e njoh Nastradinin, po ma mbaj ti këtë mur të mos rrëzohet deri sa ta sjell Nastradinin, se e di ku gjendet ai.
Njeriu ia dha shpinën murit kotnasikoti e Nastradini shkoi në punë të vet.
MIELLI NË LITAR
Erdhi fqinji te Nastradini dhe ia kërkoi litarin në të cilin teren rrobat. Nastradini pasi hyri brenda, doli jashtë e tha:
— Besa, nuk mund ta jap se po ter miell në litar!
— E po si teret mielli në litar, Nastradin? — pyeti fqinji i hutuar.
— Or fqinji im i dashur, kur dikush nuk e ka ndërmend të ta huazoj litarin, ai bën çka të dojë me litarin!
PREJ MALLIT TË MADH
Para derës së Nastradinit përftoi qerrja e Nastradini që qëlloi lakuriq, edhe pse kishte dëshirë të hypi në qerre. Por qerrexhiu nuk e priti fare, e Nastradini doli vrap siq ishte, lakuriq. Po kur hyri në Rahovec, rreth tij u mblodhën njerëz dhe e pyetën përse kishte ardhur ashtu si ishte. Ai u përgjegj:
— More, aqë shumë më ka marrë malli për ju, saqë paskam harrua të vishem!

MISHI DHE MËLQIA
Nastradini bleu mëlqi po kur po ecte rrugës,. sorra ia rrëmbeu nga dora e fluturoi lart. Në atë çast një njeri që kishte blerë mish po vinte rrugës dhe Nastradini pa një pa dy ia rrëmbeu mishin njeriut e mori të ikte. Njeriu thirri në ndihmë:
— Mbajeni, se ma mori mishin tim!
— Mbajeni, se ma mori mëlqinë time, — bërtiste edhe Nastradini pas sorrës.
ÇORBA E VALËT
Gruaja e Nastradinit kishte zier qorbë për darkë dhe ajo e para e provoi, por çorba e valët dogji aq shumë saqë asaj i shkuan lotët atë çast. Nastradini kur e pa, e pyeti:
— Përse qan, mori? Është çorba e nxehtë?
— Nuk është, por qaj se më ka vdekur babai e ai e adhuronte shumë këtë çorbë!
Fill pastaj Nastradini mbushi lugën çorbë, por ajo e dogji edhe më shumë. Gruaja ia pa lotët:
— Përse qan ti, Nastradin? — e pyeti ajo.
— Qaj, sepse ty të ka vdekur babai, të ka, vdekur nëna, e nuk ke vdekur edhe ti me ta! — ia bëri ai, me gojë të përvluar.
SHKALLËT SHITEN GJITHKUND
Nastradinin e mori malli për pemë, mori shkallët, iu afrua pemës së fqinjit dhe hipi lart. Fqinji e kishte shikuar gjithnjë dhe doli, iu afrua dhe e pyeti:
— Çka kërkon këtu, Nastradin? Çka po bën? Nastradini u zu ngushtë:
— Paj, po shes shkallë, or ti! — tha.
— Po a këtu shiten shkallët? — pyeti fqinji i hidhëruar.
— Or budalla, po a nuk e ke ditur se shkallët mund të shiten kudo?!

IA NDIEN ERËN
Nastradini po mendonte në varfëri të vet: të kisha njëzet akqe, do të bleja mish. Ta kisiha një vegësh, do të marrja hua dru te fqinji dhe çfarë çorbe do të kisha mbaruar, se… Po atë çast, në derë u duk fëmija i fqinjës me një enë në dorë.
— Çdo ti këtu? — pyeti Nastradini i hutuar.
— Po, nëna është e sëmurë dhe po i hahet çorba! — ia bëri ai.
— More, unë vetëm sa e mora me mend e prej nga ia ndjeu erën çorbës ajo? — pyeti Nas-tradini i mejtuar.
GOMARI DO KËNGË
Subashës i kishte humbur gomari dhe njerëzit e subashës u nisën ta kërkojnë. Nasitradinin e hasin në rrugë dhe e porositën nëse e sheh kund gomarin e subashës, t’i lajmërojë.
Nastradini vazhdoi rrugën duke kënduar. Njëri e hasi dhe kur mori vesh hallin e Nastradinit, tha:
— Po ti nuk je brengosur fare për gomarin e subashës? Edhe po këndon. — ia bëri njeriu.
— Pikërisiit gomari i huaj kërkohet me këngë! — tha Nastradini dhe vazhdoi më tutje
BJERI FYLLIT TI
Nastradini përgatitej për Qabe. Para nisjes për haxhillëk, u mlblodhën ta përcillnin dhe secili e porosiste Nastradinin për diçka. Po aty qëlloi një fëmijë, që nxori një akçe, ia dha Nastradinit, duke e lutur që ti blejë një fyell në Qabe.
— E, djali i mirë, ti qysh tash luaja gishtërinjtë fyellit, e për këta të tjerët, shohim e bëjmë!
S’JAM BUDALLA POR JAM FËMIJË
Kur ishte i vogël, Nastradinin e dërgoi i jati në mulli, që të bluante drithin. Ia ngarkoi dy thasë drith gomarit dhe e nisi. Por kur u blua drithi i Nastradinit, mullisi e pa Nastradinin tek po merrte miell nga thesi i huaj dhe po i mbushte ende të vetët.
— Çka po bën? A mos je budalla? — u hidhërua mullisi.
Nastradini u përgjigj:
— Po të isha budalla, kisha nxjerrë miell nga thesi im dhe e kisha shtirë në të huajin, por jam fëmijë. A s’po sheh, a?
AMANETI I NASTRADINIT
U sëmur Nastradini dhe njerëzit i shkuan ta vizitojnë. Po ai ishte i sëmurë rëndë dhe ata e pye-tën në do t’u linte atyre ndonjë amanet.
— Po, e kam një amanet, — tha Nastradini. — Amanet po ua lë, që kur të vizitoni ndonjë të sëmurë si unë, mos rrini shumë!
MERRE EDHE TI NJË
Një njeri ia dha Nastradinit dhjetë pata për t’i ruajtur, por ai në mbrëmje i ktheu vetëm nëntë. Kështu nisi grindja. Njeriu që ia kishte dhënë patat, nuk dinte të numronte, ama e shihte se një mungon, dhe në fund u morën vesh t’i sjellin cthjetë njerëz, që secili të marrë nga një patë, e të shohin a janë në numër patat.
I sollën njerëzit dhe kur secili mori nga një patë, pronari ngeli pa të,
— A sheh, Nastradin? Nëntë janë, e nuk janë dhjetë! Unë nuk kam patë fare? — tha pronari.
— E po kush të ka faj që nuk e more edhe ti një kur ishin në tubë? — tha Nastradini.
LOPËS MOS I SHIKO NË QITAP
Kadiu e pagoi Nastradinin qi t’ia ruante lopët. Po Nastradini bashkë me lopët e kadiut e merr-te edhe një lopë të veten që kishte. Dhe ngjau që pikërisht lopa e Nastradinit ta shpërthente lopën e kadiut, dhe vaj halli për Nastradinin. Nastradini ngarendi te kadiu e tha:
— Kadi i nderuar, lopa jote e shpërtheu lopën time!
— Po ç’të bëj unë? Për hajvanë nuk ka gjyq as ligj! — tha kadiu.
— Ama, ç’po flas edhe unë? Po lopa ime e ka shpërthyer lopën tënde, kadi! — tha Nastradini.
— E, he… prit njëherë të shikoj në qitap, Nastradin! — ia bëri kadiu.
— E jo! Pasi lopës sime nuk i shikove në qitap, nuk do t’i shikosh as tëndës! — tha Nastradini.
SHTËPIA NË RROTË
Nastradini ndërtoi një shtëpi të vogël sa të ketë kulm mbi kokë. Por të parët që erdhën, i thanë se derën është dashur ta linte në lindje dhe jo në perëndim. Sa shkuan ata, ky e mbylli derën në perëndim dhe hapi derë në lindje. Erdhi pala tjetër dhe i thanë:
— Ahu, përse rrak e ke lënë derën në veri?
Shkuan ata, ky e mbylli derën në lindje dhe e hapi derën e re në veri.
— Përse nuk e ke lënë derën në jug? — e qortuan pala e tretë.
Nastradini i hidhëruar, ndërtoi katër rrotë, e vuri shtëpinë mbi to, dhe kah i thoshte kush — ia kthente derën …
DHURATA PËR MBRETIN
Nastradini mori dy fiq dhe një pjatë e shkoi te mbreti. Rojën e lajmëroi se ka dhuratë për mbretin. Kur hyri te mbreti, para tij vuri pjatën e pastaj në pjatë nxori dy fiq. Mbreti, edhe pse e dinte se çka janë fiqtë, e pyeti:
— Çka janë këta, Nastradin?
— Këta janë fiq, i dashuri mbret! — tha Nastradini.
— E çka shërbejnë këta? — pyeti rnbreti për ta tallur.
— Këta shërbejnë për t’u ngrënë, lartmadhëri! — tha Nastradini dhe mori njërin fik në sy të mbretit, e rrasi në gojë dhe e hëngri. Pastaj fikun tjetër e ndau përgjyismë: — E mund të hahet edhe kështu! — ia bëri, hëngri gjysmën e fikut tjetër, pastaj edhe gjysmën e fundit që do të thotë se i hëngri të dy fiqtë.
Mbreti ngeli me gisht në gojë.
DËSHIRA ËSHTË DËSHIRË
Nastradini e kishte një ka të madh që kishte brirë aq të mëdhenj e të bukur saqë ai nuk kishte dëshirë më të madhe se t’i hipte njëherë dhe t’i ulej këmbëkryq midis brirëve. Por një gjë të tillë as që mund ta bënte kur kau ngrihej më këmbë, prandaj njëherë e gjeti të shtrirë dhe iu afrua përvjedhtas. Po sapo iu hodh midis brirëve, kau u tremb, kërceu në ajër dhe Nastradinin e përplasi për tokë. Nastradini duke u ngritur me shumë dhimbë, ia bëri:
E vërtetë se më dhemb, por dëshirën time e plotësova!
GABIMI ËSHTË NË QYP
Nastradini kishte punë me kadiun, por ai e dinte fare mirë se nuk mund të fitonte në gjyq nëse kadiut nuk i jep ryshfet. Kështu ai mori qypin, e mbushi baltë e në krye i hodhi pak mjaltë. Pastaj ia dha kadiut, kështu që ai vëndosi në favor të Nastradinit. Nastradini mori vendimin e kadiut e iku. E kadiu në shtëpi, posa e rrasi lugën pak më thellë në qyp, i doli baltë në vend të mjaltit. Atëherë dërgoi t’ia binin Nastradinin.
— Nastradin. Ma jep atë vendim të gjyqit që ta dhashë dje, se ka një gabim e duhet ta korigjoj!
— Të falem nderit, kadi, vendimi im nuk ka asnjë gabim. Gabimi është në qyp!
I KANË HARRUAR SHKRONJAT
Nastradini pa se fqinji ka dasëm të madhe, mendo e çmendo si t’i shkonte në gosti dhe ç’të bëj tjetër, pos morri një letër të bardhë, e pa mirë e mirë dhe shhkoi në dasrnë si të ishte i ftuar edhe ai:
— Këtë letër ia solla të zotit të shtëpisë, — ia bëri, hyri brenda dhe menjëherë u ul në sofër.
I zoti i shtëpisë e hapi letrën por aty nuk kishte asgjë të shkruar.
— Nastradin, këtu nuk shkruan asgjë! — ia bëri ai Nastradinit që hante me nguti.
— I kanë harruar shkronjat prej gëzimit që keni dasmë! — tha Nastradini tashmë i ngopur fare mirë.
A SHET TURSHI TI A UNË?
Nastradini vendosi të merrej me tregti dhe pikërisiht vëndosi të shes turshi në Prishtinë. Bleu turshi e vegla, i ngarkoi turshitë në gomarë e doli në çarshi. Por gomari ishte mësuar që saherë të kalonte pranë një shtëpie, të gjallmonte, kështu që kjo ngjau pikërisht pak para se të bërtiste Nastradini: „urdhëroni, turshi urdhëroni turshi”. Nastradini i hidhëruar iu drejtua gomarit!
— Po ngadalë njëherë, or ti; a po shet turshi ti, apo po shes unë?!