Përbërësit për 6 veta:
- 200 gr sheqer,
- 300 gr irmik (miell gruri më i trashë dhe më i fortë se mielli i zakonshëm, në anglisht semolina, nëse nuk keni, përdorni 150 gr miell gruri dhe 150 gr miell misri),
- lëngun e një portokalli dhe lëkurën e grirë të tij,
- 350 gr qumësht,
- 1 lugë të madhe gjalpë,
- 2 lugë të vogla esencë vaniljeje,
- 2-3 lugë të mëdha bajame të qëruara, të prera në feta,
- 1 lugë të madhe kanellë për garniturë.
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, esencën e vaniljes, gjalpin, miellin, qumështin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. I lëmë në zjarr mesatar për rreth 7 minuta dhe pastaj e trazojmë masën e krijuar me një lugë të madhe prej druri derisa të fillojë të mpikset dhe të krijohet kremi. Duhet kujdes, mos ta lëmë të mpikset shumë.
Në vazhdim hedhim bajamet e prera në feta të holla dhe pasi e trazojmë hallvën, e heqim nga zjarri. Spërkasim me ujë një formë keku dhe aty hedhim masën e hallvës. E shtypim me lugë dhe e lëmë të ftohet, derisa të marrë temperaturën e dhomës. Pastaj e vendosim në frigorifer, që të ftohet dhe të bëhet solide.
Para se ta servirim, e presim në copa dhe e spërkasim me kanellë dhe bajame.
Ky është një version krejt ndryshe nga ai i hallvës shqiptare. Provojeni dhe do tju pëlqejë.
Ju bëftë mirë!
0 comments:
Post a Comment