Sot duam tiu propozojmeKupat e Pyllit te Zi, nje emer paksa i cuditshem, por qe i pershtatet fare mire pamjes se embelsires. E pregatitur ne kupa qelqi, apo akoma me mire ne gota te gjata cilindrike, kjo recete perbehet nga pandispanje me cokollate, qershi, pana dhe maskarpone. Nje zgjedhje ideale per te embelsuar diten tuaj apo ate te miqve.
Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.
Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen.
Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.
Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.
0 comments:
Post a Comment