Tuesday, February 18, 2014

Ëmbëlsira me sherbet



Nevojiten:
  • 1 gotë qumësht,
  • 1 vezë,
  • 1 gotë vaj
  • 1 lugë maja,
  • 1 filxhanë sheqer,
  • 1 kese pluhur  për fryerje dhe
  • miell

Këto të gjitha i përzien dhe i len,deri të fryhet brumi. Pastaj i ndanë në 3 kuleq.Të tretin e ndanë në dy pjesë dhe e ngjesh me pluhur kakao deri te merr ngjyrën e kaftë. D.m.th . i kemi formuar dy kuleq të mëdhenjë(të bardhë) dhe dy të vegjël(të kaftë).
I tëhollojmë dy kuleqët e bardhë në formë katërkëndëshi,ndërsa dy pjesët me kakao i tëhollojmë vetëm me dorë (në formë të gypit) dhe i vendosim mbi pjesët (kuleqët ) e bardhë.
Këta të fundit i mbështjellim(duke pasur në mes pjesën me ngjyrë kafe) në formë rollade,dhe i prejmë rrathë ârrathë të hollë.E vendosim në tepsin e lyer me vaj,dhe i pjekim në temp.2000C.Pasi të piqen ia kthejmë sherbetin,i cili pregatitet kështu:
Sherbeti:
  • 1 l ujë,
  • 3 gota sheqer.

Ju bëftë mirë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment