Tuesday, February 18, 2014

Berliner



Përbërësit:
  • 500 gr miell,
  • 40 gr tharrme  buke,
  • 125 ml qumësht,
  • 100 gr sheqer,
  • 100 gr margarinë,
  • 1 vezë,
  • yndyrë për pjekje.

Përgatitja:
Mielli hidhet në një enë, në mes hidhet  tharrmi i  bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, hidhet sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.
Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, përzihen edhe vezët, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.
Brumi i ardhur hidhet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe hollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta pritet në rrathë; shtrohet miell, hidhen petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.Në një tigan hedhim vaj të bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hidhet sheqer.
Ju befshin

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment