Një studim i fundit konfirmon se lakrat e Brukselit stimulojnë pjellorinë. Studimi në fjalë u drejtua nga Harley Street Fertility Clinic në Londër. Doktoresha Neema Savvides, dietologe dhe bashkautore e studimit shprehet se lakrat e Brukselit janë ushqimi ideal për gjithë ata që duan të kenë fëmijë. Kjo lakër përmban acid folik, e cila është një substancë që përmirëson pjellorinë si te mashkulli edhe te femra, si dhe kanë një sasi të madhe të vitaminës C.
Prania e acidit folik kontribuon ndër të tjera në reduktimin e rrezikut të aborteve spontane si dhe të problemeve nervore. Lakrat e Brukselit janë të pasura gjithashtu me hekur dhe së bashku me acidin folik, ndihmojnë në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, ndaj këshillohet që të konsumohen nga gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, si femrat në moshë pjellorie, ato shtatzënë, apo ato që po rrisin fëmijë. Gjithashtu kjo lakër ndihmon për të luftuar kapsllëkun dhe mbi të gjitha stimulon ndjesinë e ngopjes.
0 comments:
Post a Comment