Showing posts with label estetike. Show all posts
Showing posts with label estetike. Show all posts

Monday, February 10, 2014

MASKA MË E MIRË E KRIJUAR ME KAROTË DHE MJALTË

Përbërësit;
2-3 karota të mëdha

4 lugë mjaltë
Gatuani karrotat deri sa të bëhen të shkrifëta, pastaj shtypni ato me piru ose vendosni në një blender, më pas sipër tyre hidhni mjaltin dhe i lini të përzihen deri sa të krijohet një formë paste. E lini masën të ftohet pak dhe pastaj vendoseni në fytyrë. Vendoseni butësisht maskën duke e përhapur me bulëzat e gishtave tuaj dhe e lini të qëndrojë trajtimin 10 minuta.
Shpërlani fytyrën me ujë të freskët dhe fshijeni me peshqir të thatë. Ju kujtojmë se sasia e përbërësve është shumë e madhe prandaj ju këshillojmë të merrni me vetë një person që t’ju shoqërojë dhe ndërkohë të trajtojë dhe fytyrën, pasi masa e krijuar është e mjaftueshme për të dy veta.

MASKË ME MOLLË DHE KOS

Menjëherë korrigjoni gabimin nëse akoma nuk e keni përgatitur një maskë të tillë. Kjo maskë do të rigjenerojë lëkuren tuaj në total, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke krijuar një lëkurë të butë si mëndafsh. Kjo maskë është zgjidhja përfekte për ato që kanë akne, dhe për ato që dëshirojnë të paksojnë prezencen e rrudhave në fytyrë. Por, bëni kujdes dhe mos e përgatisni këtë recetë nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme.
Përbërësit:
½ mollë
1 lugë kos
1 lugë vaj ulliri
Marrim mollën e grijmë pure dhe e hedhin në një tas të vogël. Shtojmë me radhë kosin dhe vajin e ullirit. Masën e krijuar e vendosim në fytyrë dhe e lëmë të qëndrojë 15 minuta. Shpërlajmë fytyrën me ujë të vakët dhee lyejmë me krem hidratues në fund të procesit. Përsëriteni këtë maskë të paktën 2 herë në javë që të vëreni ndryshime befasuese.

Wednesday, January 29, 2014

ÇAJ I GJELBERT ME XHENXHIFIL PER HOLLIM (DOBESIM)!

Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim arrin efektin e tij duke shkridh dhjamrat dhe humbur yndyrën brenda një muaji!
Dhe kjo arrihet aq e thjeshtë sa që vetëm duke konsumuar Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për dy herë në ditë nga një filxhan çaj!
Karakteristikat e Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim:
Është 100% çaj pastër natyrorë dhe bimor i cili ka një formul të veçantë bimore
Ka përziere unike nga bimet cilësisë më të lartë, vlerat e të cilave janë krijuar dhe testuar në Orientin për shekuj të tërë.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një çaj shumë i njohur bimor për të humbur peshë dhe uljen e yndyrës në gjak.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një zgjidhje e mirë natyrore për të humbur peshë pa dietë.
Dobit e xhenxhifil që janë brenda Çaj i gjelbërt:
01.Kuron dhe shëron sëmundjet e Kancerit në vezore
02.Parandalon dhe kuron të gjitha sëmundjet e zorrës së tradh, në vecanti kancerin në zorrën e trash.
03.Shërben si Ilac popullor dhe qetësus i rëndësishëm
04.Mund të përdoren si maskë për fytyrën
05. Redukton dhimbjet në tër organizmin
06. Redukton dhe parandalon-largon Grpin
07. Shëron të gjitha sëmundjet e Zemres
08. Parandalon sulmin ne zemer – Infraktin
09. Ndihmon dhe parandalon sëmundjen e Diabetit
10. Është shumë i dobishëm për Migrenen, qetson dhe kuron atë
11.Redukton, rregullon dhe qetson problemet me Mesntruacione
12. Shërues i dhembjeve dhe problemeve me Stomak
13. Forocon Sistemin imunitar
14. Hollon gjakun
15. Largon dhjamrat e tepërta dhe shkrin ato
16. Rrit potencen duke shtuar dëshiren për mardhënjet seksuale
17. Rrit spermatozoidet te të dy gjinit.
Udhëzimet për përdorim:
E mbush 1 lug kafeje çaj xhenseng dhe e hudh në 150ml ujë për të u zier 5 deri 10minuta, më pas kullohet dhe pihet 1 gotë 30minuta para mëngjesit dhe një gotë 30minuta pas darke.
Për efikasitet më i madh mund të hidhen edhe dy lugë kafeje në 150ml ujë dhe mund të pihet 3 herë në ditë (Mëngjes, Drek dhe Darkë, nëse niveli juaj i yndyrave është i madh / Pesha është shumë e lartë.
Me Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim ju mund të përfitoni mjë zgjidhje përfundimtare për mbipeshën tuaj.
Ana-efektive: Nuk ka asnjë efekt anësor.

E SHTUAR:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil dobit e tij për lëkur
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është përplotë anti-oxidants dhe nëse jeni të interesuar për një lëkurë të bukur, ju thjesht nuk mund të injorojni përfitimet e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil .
Hulumtuesit në dekadën e fundit, zbuluan shumë përfitime të Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurë. Çaji i xhelbërt me xhenxhifil përmban më shumë se 200 komponime bioactive për shëndetin tuaj
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu përmban Vitamina B dhe vitaminë C. Një sasi të mjaftueshme të vitaminës B, sidomos B12 është çelësi për rigjenerimin e lëkurës. Vitamina C është thelbësore në prodhimin e kolagjenit, një proteine ​​që rrit qëndrueshmëri të lëkurës dhe ndihmon lëkurën tuaj të riparojë veten.
PËRFITIMET:
1. ANTI-PLAJKE :
Përfitimet çajit për lëkurën kanë qenë prej kohësh çmuar si një sekret anti-plakje në Azi, ku njerëzit më të vjetër të duken më të rinj se ata në fakt janë.
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një mjet anti-plakje që ju ndihmon për të shmangur rrudhat duke luftuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që janë të formuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV nga rrezet e diellit etj. Këto radikalet e lira janë të rrezikshme, sepse ato dëmtojnë qelizat tuaja të shëndetshme duke vjedhur elektronet prej tyre. Anti-oxidants në çaj gjithashtu është kurues i qelizave të dëmtuara që mund të çojnë në rregullimin e rrudhave.
2. LUFTON KANCERIN E LËKURËS:
Pirja e të paktën dy gota të çajit të gjelbër çdo ditë mund të ndihmojë të I shmangëni kancerin e lëkurës në afat të gjatë. Një studim ka gjetur se Çaji i gjelbërt me xhenxhifil , përmban pronat pasuruara që janë anti-inflamatore dhe anti-oxidante që mund të ndihmojën në shërimin e keratosis para-kanceroze me luspa. Luspa keratosis është një sëmundje e lëkurës që njerëzit të cilët janë të prekur nga ekspozimi i panevojshëm në diell mku ajo mund të zhvillohet në mënyr të pa kontrolluar.
3. LUFTON TUMORIN E LËKURËS:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu ndihmon në trajtimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të imunizuar ndaj dëmtimeve të rënda si tumoret e lëkurës. Një studim i kryer në Britani të Madhe në vitin 2007 ka zbuluar se duke shtuar lëng limoni në Çaji i gjelbërt me xhenxhifil rrit vetitë anti-tumor .
4. Puçrrat dhe shenjat në fytyrë:
Një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është në pastrimin dhe largimin e puçrra përkatësisht shenjave në fytyrë. Shumë njerëz kanë pasur sukses në shërimin e puçrra në fytyren e tyre me këtë lloj çaji. Çaji i gjelbërt me xhenxhifil përmban catechins, të cilat janë natyrore anti-bakterial agjentë që shtypin puçrra e fytyres duke i shkaktuar bakteret që sulmojn lëkuren e fytyrës.
Po ashtu është anti-inflamator i cili ndihmon në uljen ënjtje të cilat shkaktohen nga ndonjë puçërr në fytyrë. Çaji i gjelbërt ndihmon lëkurën tuaj që të ketë shkëlqim ndriçues, i cili do të nxit nga të gjithë miqtë tuaj zili.
5.Maskë fytyre:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil mund të bëni një maskë për fytyrën shumë thjeshtë e cila mund të përfitohet nga përzierja organike me çaj e gjelbërt me mjaltë apo qumësht dhe duke aplikuar atë për fytyrën tuaj.
Pasi të aplikohet të mbahet për 20 minuta dhe pas 20minuta të shpëlahet tërësisht. Kjo do të bëj pastrimin e toksinave të gjetura thellë në lëkurën tuaj duke lënë atë të butë si kurrë më parë.
6. Mbrojtja nga rrezet e diellit:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një sunscreen natyrore që ju mund të përdorni pa pasur nevojë të shqetësuar në lidhje me përbërësit artificiale që mund të jenë në sunscreens të prodhuara në produktet të tjera. Shumica prej nesh u ekspozohen rrezeve të diellit gjatë ditës. Këto rreze nga dielli lirojn oksidim në lëkurë duke shkaktuar dëmtime dhe shkatruar elektronet e lira nga qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.Radikalët sulmojn qelizat e lëkurës dhe me kohë dobësot sistemi i shëndoshë mbrojtëse në lëkurën tuaj, e cila do të shkaktojë rrudha nga dielli. Kjo është arsyeja pse një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është mburojë e saj natyrale që mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit të cilat në terminologjin mjeksore quhen UV.
7. Çrregullime të lëkurës:
Ekstrakt Çaji i gjelbërt me xhenxhifil munden në mënyr natyrale të i trajtojn lythat, pezmatimin e lëkurës. Ajo ushqen lëkurën e prekur dhe e shëronë atë nga brenda. Ju mund të aplikoni Çaji i gjelbërt me xhenxhifil në pjesët e prekura për lehtësim gradual. Pirja e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjatë një periudhe të gjatë kohore natyrisht se do të i shëroj dëmet e rënda djegien etj…

Wednesday, January 22, 2014

Ushqimet që ju formojnë muskujt

A do të keni sukses për të formuar muskujt, varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyra e ushtrimit. Nëse keni futur këto ushqime, që do t’i paraqesim në vazhdim, në dietën tuaj, aq më shpejt do të formoni muskujt.
- Vezët: Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme, kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.
- Gjoksi i pulës: Për çdo 100 gramë gjoks pule, hyjnë 30 gramë proteina dhe yndyra minimale. Gjokset e pulës nuk janë shumë të shtrenjta, lehtësisht gatuhen dhe mund të konsumohen së bashku me ushqimet e tjera.
- Uji: Dihet se uji nuk është ushqim, por duhet përmendur, sepse hidratimi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e muskujve. Uji përbën 70 për qind të peshës trupore dhe 75 për qind të masës muskulore. Në qoftë se muskujt tuaj hidratohen, do të jenë më të fortë, më energjik dhe do të keni tretje më të mirë. Konsumoni gjatë ditës, 20 ml ujë për çdo kilogram të peshës trupore.
- Çurani: Është një burim i pasur i proteinave dhe përmban deri në 11 vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, mishi i çuranit është i pasur me selen, i cili, sipas hulumtimit të fundit, mund të parandalojë disa lloje të kancerit.
- Ananasi: Ananasi është një burim i pasur i enzimave për tretjen e proteinave të quajtura bromelein. Lehtëson ndezjet e muskujve, që do të thotë se është i mirë para dhe pas ushtrimeve.
- Spinaqi: Duket se “Popeye” nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008, tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.
- Salmoni: Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve.
Përveç kësaj, një studim tregoi se mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, kështu që rezultatet e ushtrimeve më shpejt janë të dukshme.
- Brokoli: Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje, sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale.
- Qumështi me çokollatë: Besoni apo jo, qumështi me çokollatë do t’ju ndihmojë të ndërtoni muskujt. Në një studim të kohëve të fundit është zbuluar se qumështi me çokollatë në mënyrë të barabartë dhe efektive, përmirëson performancën e ushtrimit sikurse pijet sportive dhe përveç kësaj, ndihmon në çlodhje.
- Bajamet: Janë një burim i pasur me proteina dhe yndyra, por muskujve më së shumti iu nevojitet vitamina E, e cila gjendet në bajame. Ky antioksidant i fuqishëm lufton radikalet e lira dhe ju ndihmon të çlodheni më shpejt pas ushtrimeve.

Hani çokollatë dhe humbni peshë!

E konsiderojnë si ‘kënaqësi të gabuar’, mirëpo çokollata ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirëson shëndetin, thonë ekspertët pranë Universitetit Victoria në Australi.
Ata e kanë publikuar librin “Dieta me çokollatë: Si ta hani çokollatën dhe të ndjeheni mirë”, në mënyrë që të shuajnë njëherë e përgjithmonë mitet e gabuara rreth çokollatës.
“Kemi dashur t’u tregojmë atyre që nuk mund t’i shmangen asaj që nuk duhet të ndjehen fajtorë derisa e hanë”, ka thënë njëri nga autorët.
Mirëpo, për humbje të peshës dhe disponim të mirë nuk mjafton konsumimi i çfarëdolloj çokollate. Ajo duhet të jetë kualitative, çokollatë e zezë- sa më zezë aq më e mirë. Kuptohet, duhet ta konsumoni në sasi të kufizuar!
“Zgjidhni çokollatën e cila përmban 75 ose 85 për qind kakao. Çokollata e zezë kualitative përmban antioksidues, të cilët e shpejtojnë djegien e yndyrave dhe zvogëlojnë apetitin”, shtojnë autorët.
Sipas tyre, çokollata e zezë kualitative përmban dyfish më shumë antioksidues sesa vera. Kakao, përbërësi kryesor i çokollatës, është i pasur me teobromin, që rrit stimulimin muskulor dhe energjinë, zgjeron enët e gjakut dhe ul shtypjen e gjakut.
Kakao, po ashtu, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, ngadalëson goditjen në tru dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ndërsa substancat kimike të pranishme në të, i ndihmojnë organizmit për disponim të mirë.

Sunday, January 19, 2014

Dëshironi të keni dhëmbë të bardhë dhe të bukur?

Dëshironi të keni dhëmbë të bardhë dhe të bukur? Buzëqeshja është tipari kryesor që spikat në karakterin dhe bukurinë e një individi, prandaj dhe duhet t’i kushtoni asaj kujdesin dhe vëmendjen e merituar.
Por si mund të keni dhëmbë të bukur, me zmalt të bardhë? Zgjidhjen ju a gjejme ne. Mafton të zbatoni me përpikmeri receten që do paraqesim më poshtë dhe do ngelni të kënaqur nga rezultati.
Përbërësit:
  • 2 lugë kafeje sodë buke
  • Lëng limoni
Përgatitja:
Merrni soden, hidheni në pjatë. Merrni limonin, ndajeni përgjysem dhe shtrydhni lëngun mbi sodën e bukës. Përzijeni mirë dhe me këtë masë lyeni zmaltin e dhëmbëve. Për t’i lyer me kujdes mund të përdorni kruareset e veshëve, pasi përbërja e tyre me pambyk ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, dhe ju ndihmon të mos lyeni mishin e dhëmbëve dhe t’a dëmtoni atë.Bejini per rreth 1 minute
Kjo behet njehere ne muaj.

Këshilla për të zvogëluar stomakun

Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme. Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh.
- Mos hani para gjumit, pasi kjo gjë e lodh stomakun;
- Hani minimum 3-4 orë para gjumit;
- Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë;
- Mos hani në këmbë apo shpejt;
- Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta;
- Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit;
- Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit;
- Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë;
- Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë;
- Mos përdorni alkool dhe cigare;
skuqurat;
- Mos e përdorni shumë qepën;
- Mos përdorni shumë çokollatën.

Me fruta eliminoni rrudhat!


Mango dhe fruti i kaktusit
1. Mango
Sekreti i tij: një anti-oksidant që mbron lëkurën nga stresi, ndotja por edhe plakja. Ky frut i rinisë është gjithashtu i njohur për vlerat e tij ushqyese dhe për pastrimin.
Kujdesi i duhur: zgjidhni një qumësht për pastrimin e fytyrës me ekstrakte mangoje.
mango-allergy
Recetë e bërë në shtëpi: Tuli i mangos është në vetvete një maskë efektive për fytyrën. Aplikojeni atë direkt në fytyrë për dhjetë minuta, pastaj shpëlajeni.
Thorny barrel cactus plant isolated on white.2: Fruti i i kaktusit
Sekreti i tij: Të pasura me acide yndyrore, fruti i kaktusit është një element kundër plakjes. Ai vonon shfaqjen e rrudhave, zvogëlon rrudhat, qarqet e errët.

Thursday, January 9, 2014

Maskë më sheqer për një pastrim natyral të fytyrës

Pastrim i thellë dhe natyral i fytyrës, ja një ide në kushtet e shtëpisë! Bëni një emulsion me ujë dhe sapun në mënyrë që të prodhojnë pak shkumë dhe shtoni një lugë çaji sheqer.
Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar butësisht pa prekur zonën e syve dhe më pas shpëlajeni. Me këtë gjest të thjeshtë ju do të keni një pastrim të përsosur e fytyrës tuaj dhe gjithashtu një lëkurë të butë.
Më pas ju mund të aplikoni kremin tuaj.

Ushqimet që nuk të plakin!

Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje. Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë tjetër përveÇse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të vazhdueshme, që pak nga pak sjell degradimin e organizmit.
Megjithatë, ekzistojnë disa ushqime, të cilat janë në gjendje të ngadalësojnë mekanizmin e plakjes, siÇ bëri të ditur e përditshmja ruse Pravda, e cila i referohej një studimi të ndodhur në Francë. Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 mijë vullnetarë kanë pranuar ti nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh natyralë, si betakaroteni, vitaminat C e E, zinku dhe seleni.
Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30%, Çka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë, por edhe me më shumë vite bukuri e rini.
Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidentët kaq shumë të dobishëm.
Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i Çdo pjate, për shkak të yndyrnave të tij natyrale dhe antioksiduesve.
Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitamin C. Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat.
Pavarësisht studimit, ajo që mjekët theksojnë, është se mënyra më efektive për të zgjatur jetën është duke hequr dorë nga veset e rrezikshme si duhanpirja apo alkooli.

Thursday, January 2, 2014

Puçrra në fytyrë? Ja si të shpëtoni nga to!

Nese në fytyrën tuaj ose pjesë të tjera të trupit shfaqen pucrra, zakonisht ky eshte një tregues i sëmundjes se lëkurës njohur si Akne. Te kesh akne nuk është fatale, por sigurisht ato lene shenja ne lekuren tuaj.Poret e lëkurës (sone) lidhen me gjëndra yndyrore/vajore që gjenden nën lëkurë tone. Kanalet e vogla të quajtur fulikula lidhin poret me gjëndrat. 
Gjëndrat prodhojnë një lëng vajor qe quhet sebum.Sebumi ka per detyre qe me ane te fulikulave te nxjerr ne siperfaqe qelizat e vdekura te lekures, po nepermjet fulikulave nje qime e vogel fillon te rritet ne lekure. Nese keto fulikula bllokohen, pucrrat nisin te dalin, si rrjedhoje yndyra grumbullohet nen lekure. 

Fytyra, shpatullat, qafa, kraharori dhe shpina kanë një numër të madh fulikulash yndyror, rrjedhimisht keto jane edhe zonat më lehtesisht të prekshme nga aknet.Rezulton qe shumica e njerzve qe kane pucrra kane provuar mjekime te ndryshme me qellimin per ti zhdukur aknet nje here e pergjithmone. Pjesa me e madhe e këtyre barnave nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për aknet, per me teper perdoruesve i shtohen efektet anësore te ketyre medikamenteve.

Mënyra më e mirë dhe më efektive për të siguruar eliminimin total të puçrrave nga fytyra dhe trupi juaj është te zgjidhni rrugen natyrale.Behet fjale per disa ndryshime qe mund te beni ne stilin tuaj te jeteses, te cilat japin nje rezultat te kenaqshem në eliminimin dhe parandalimin e akneve. Disa nga këto receta natyrale po jua propzojme ne vazhdim. 

Shmangni karbohidratet e thjeshta 
Ushqimet me karbohidrate te thjeshta janë ato që përmbajnë niseshte te pastër ose pothuajse të pastër. Ne to nuk gjenden perberes ushqimor te nevojshem per trupin si proteina, fibra dhe minerale. Karbohidratet e thjeshta gjenden në ushqime të tilla si: produktet me sheqer te perpunuar, pijet e gazuara,lengjet e frutave dhe, embelsira, cokollata, biskota,etj.Trupi jone transformon shpejt karbohidratet e thjeshta në glukozë, e po aq shpejt perthithen nga qarkullimi i gjakut, dhe rritet niveli i glukozes ne gjak.

Nëse ju konsumoni ushqime qe e furnizojne trupin tuaj me më shume glukozë sesa kapaciteti i tij për ta kthyer atë ne energji, rrezikoni shendetin tuaj.Duke qene se lengu yndyror në gjendrat dhjamore trashet, bëhet teper ngjitës, bakteret ngecin lehtesisht. Sa me shume shtohet sasia e glukozes per bakteret aq me shpejt ato shumohen, duke krijuar keshtu një koloni bakteresh në poret e lëkurës. Sapo qelizat imunitare të trupit zbulojne prezencen e ketyre kolonive bakteriale, ato sulmojne. Ne lekure ky proces shfaqet me enjtje, skuqje dhe kruarje. 

Pini shumë ujë çdo ditë 
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Që ajo të qëndrojë e freskët dhe rinore ka nevoje per nje sasi te mire hidratimi. Procesi i djersitjes qe është përgjegjës për largimin e mbetjeve qelizore nga trupi, bëhet nëpërmjet lëkurës.Nese ne trup nuk do te kishte uje, melçia dhe veshkat tuaja nuk do te ishin në gjendje të largonin mbetjet qelizor prej trupit tuaj.
Duke konsumuar me shumë ujë do te garantoni eliminimin e toksinave, përmirësimin e pamjes se lëkurës suaj dhe gjithashtu përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të paktën 8 gota ujë në ditë. Ky ujë duhet të jetë ujë natyral mineral nga burime ujore që nuk jane trajtuar me klor ose fluor.

Shmangni irritimin e lëkurës 
Në përpjekjet për të eliminuar pucrrat nga lëkura e tyre, disa njerëz praktikojne larjen e shpeshte te lëkurës me sapun te ashpër. Kjo sjellje nuk jep rrezultat për shkak se pucrrat janë manifestim i një problem nën lëkurë, i cila nuk mund të largohet nga aplikimi i kimikateve të paperpunuara në lëkurë. 

Trajtime te tilla, te ashpra kane një efekt negativ në qelizat e brishta e të ndjeshme e lëkurës tuaj.Shmangni prekjen me duar te ketyre zonave dhe mbajini duart tuaja sa me te pastra/ te disinfektuara. Shtrydhja e pucrrave mund te provokoj me shume enjtje e skuqje, si rezultat i shtyrjes me thelle me gishta te infeksionit ne lekure. Gjithashtu rritet mundesia qe plagët te kthehen ne shenja qe mbeten ne lekure per shume kohe. 

Sigurojini trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm per një lëkurë të shëndetshme
Shumica e njerëzve me akne ne fytyre kane mungese te Vitamines A. Marrja e përditshme e vitaminës A, do të sigurojë energjine e nevojshme dietike qe kerkon trupi juaj per procesin e prodhimit te hormoneve, si dhe prodhimin e yndyrnave te shendetshme per lekuren.( Vitamina A gjendet tek qumeshti, e verdha e vezes,vaji i peshkut,gjalp,domate,spinaq,qershi,pjeshke,kajsi,karrota,pjeper etj.)

Edhe mungesat e vitaminës B-2 mund të shkaktojnë probleme në lëkurë. Vitamina B-2 është zbuluar të ketë rëndësi te vecante në mirëqenien e përgjithshme të lëkurës. Sigurohuni te merrni nje shtese baze te perditshme te Vitamines B-2.(Vitamina B2 gjendet ne te bardhën e vezës, ,mishin e pules, peshk, ne organet e brendshmet te shtazeve- melci,veshka,zemer. Thekër ,tërshër,bajame, arra, spinaq, bizele,bishtaja etj.)

Friday, December 20, 2013

Si te pergatisim dyll ne shtepi?

Do te jeni dyfish te kenaqur, duke qene edhe se qimet do te dalin me ngadale.
 
Per kete na duhen:
Nje termometer kuzhine
1-2 shirita (copa pambuku)
Nje spatul druri
 
Receta 1:
- 2 filxhane me sheqer
- 1/4 filxhan me leng limoni
- 1/4 filxhan me uje
 
Receta 2:
- 1 filxhan me sheqer
- 1 filxhan me mjalte
- leng nga gjysem limoni
 
Hidhini perberesit e recetes 1 ose 2 (varet cilin deshironi), ne nje ene qe duron nxehtesi. Perziejini mire dhe verini ne temp te nxehte 250 grade. Kur te filloj te nxehet shume uleni pak nxehtesine, dhe trazojeni vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri kur te kete marre pamjen e duhur.

Si ta aplikojme?
 
Lahuni mire para se ta aplikoni kete, lekura s’duhet te kete shenja deodorantesh, parfumesh, kremerash.
Filloni te shperndani ne lekure masen e pregatitur. (masa duhet aplikuar kur te kete marre temp e dhomes, pra jo e nxehte).
Lereni mbi lekure per nje minute, pastaj terhiqeni me copen e pambukut, sigurisht ne drejtim te kundert te qimeve. Nese eshte nevoja, aplikoni perseri nga kjo mase, per t’u pastruar plotesisht nga qimet.
Ndoshta ju dhemb pak, por me 2-3 here dhimbja fillon e duket me e vogel.
 
Keshilla!
1.Copat mund t’i lani per t’i perdorur perseri.
2. Duhet te evitoni vendet e lekures nese keni shenja, plage, smaliatura, (kujdes zonen e syve nese depiloni fytyren), kujdes cdo lloj shenje qe mund te keni mbi lekure.
3. Masen qe tepron ruajeni ne nje kavanoz qelqi te mbyllur mire (ne frigorifer).
4. Nese eshte shume e trashe, dhe ju nuk e doni keshtu mjafton te shtoni pak uje duke i dhene nje vale. (perdoreni te ftohte si heren e pare). (keshilla.net)