Wednesday, November 27, 2013

Ushqimet ideale për të humbur në peshë



Qarkullon rëndom mendimi se përgjithësisht ushqimet e marra jashtë vakteve kryesore te ditës, përgjithësisht ndikojnë për keq ne lidhje me peshën.


Me fjale te tjera e shtojnë atë. Por ne fakt nuk është tamam kështu. Ekzistojnë tre lloje ushqimesh te cilat jo vetëm qe nuk çojnë ne rritje te peshës kur ato merren si ushqime jashtë vakteve kryesore, por përkundrazi, te dobësojnë.
Ne kategorinë këtyre ushqimeve ne vend te pare janë bajamet.
Ne një studim te kohëve te fundit te publikuar ne European Journal of Clinical Nutrition, shtimi ne dietën e ditës për katër jave te 40 gr bajame, reduktonin ndjenjën e urisë ne vaktin e me pasëm. Madje kjo ishte edhe me e theksuar kur ato merreshin jashtë vakteve kryesore. Bajamet siç dihet janë shume te pasura me vlera te mëdha ushqyese, veçanërisht me yndyrna te mire, vitamina E, fibra, proteina, magnesium.
Kumbulla te thata.
Një tjetër studim, i publikuar kësaj radhe ne Journal of the American Dietetic Association, tregoi se dy grupe femrash te cilat morën ne forme te një vakti shtese, njeri vetëm kumbulla te thata, dhe grupi tjetër vetëm biskota me te njëjtën vlere kalorifike, patën te njëjtin reagim sa i takon shtimit ose jo ne peshe, por sa i takon vlerave ushqyese, grupi qe mori kumbulla te thata, ne fakt mori vlera shume me te mira ushqimore se sa grupi qe mori biskota.
Sipas studimit, konsumi i ushqimeve te shëndetshme ne mesdite, ose pas dreke, bën te mundur qe organizmi te mbaje për një kohe me te gjate ndjesinë e te qenit i ngopur.
Frutat e freskëta.
Nëse mund te jete krijuar mendimi se vetëm ne forme te thate frutat janë ne gjendje te gjenerojne vlera me te mëdha ushqyese, mund te themi me siguri se kjo nuk është e vërtetë. Konsumi i frutave edhe ne formën e tyre te freskët nuk ben gje tjetër veçse zmadhon harkun e vlerave te me te rëndësishme ushqimore, ndaj alternimi i dy llojeve te frutave, ndoshta do te ishe gjetja me e mire.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment