Sunday, November 24, 2013

Serbi që jeton në varr



Bratislav Stojanovic nga Nishi i Serbisë tash e 15 vite jeton në një varr të zbrazët.
Ai, tani që është në moshën 43 vjeçare, ka qenë një ndërtimtar gjatë një kohe, por kurrë nuk kishte arritur që të mbantenjë punë të qëndrueshme për tërë jetën e tij. Ai humbi shtëpinë e tij për shkak të borxheve dhe ishte detyruar të largohet.
Bratislav për momentin jeton në një varr të thatë ku si fqinj ka një familje që ka vdekur rreth 100 vite më parë në Nish. Ai thotë që ndjehet rehat në strehimoren e tij që është mjaft e vogël. Në kohën e lirë ai grumbullon mbetje të cigareve dhe qirinj nga varreza. Ai përdor qirinjtë për ta ngrohur veten gjatë netëve të ftohta. Fatkeqësisht, varreza më nuk është e hapur dhe shumë më pak vizitorë shkojnë atje kështu që grumbullimi i qirinjve është bërë më i vështirë për të.
Për ushqim ai shkon përgjatë mbeturinave dhe materialet e hedhura të cilat mund t’i shërbejnë atij si ushqim. Për një kohë ai kishte një të dashur dhe një shok të cilët po ashtu jetonin në varreza, por ata tashmë janë larguar.
Motivimi i tij për të jetuar brenda varrit është e lidhur kryesisht me problemet e tij për t’u integruar në shoqëri. Ai po ashtu është plaçkitur shumë herë nga persona të pastrehë duke e bërë gjendjen e tij edhe më të vështirë. Në varreza ai e shijon një ambient të qetë larg problemeve.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment