Sunday, November 24, 2013

“Jashtëtokësori” që u fut në lajme kërkoi paqe në Tokë (Video)



Njëra nga ndërprerjet më të çuditshme të transmetimit ndodhi më 26 nëntor 1977 në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja, ecila është e famshme pas një ndërprerje të transmetimit nga Televizioni Jugor i cili shkaktoi një panikë përgjatë tërë vendit.
Vetë ndërprerja ishte shkaktuar nga një faktor që ende nuk dihet dhe që në përgjithësi shihet si një fabrikim i tërësishëm që kërkoi një masë të konsiderueshme të njohurive teknike.
Interferenca në sinjalin televiziv ndodhi në orën 5.10 pas dite sipas kohës lokale kur një zë i panjohur u fut në program. Moderatori e paraqiti veten si një udhëheqës jashtëtokësor i “Asociacionit Intergalaktik” emri i të cilit ende është i diskutueshëm. Ishte ose “Vrillon” ose “Gillon” ose sikur që e quajnë disa të tjerë “Asteron”. Cilido që të ketë qenë nuk ka rëndësi sepse zëri drithërues i karakterit të shpikur ishte në gjendje të flas për pothuajse 7 minuta.
Porosia e tij ishte që të paralajmërojë njerëzimit për një rrezik që po vinte në të ardhmen me të cilin mund të ballafaqohen njerëzit. Në deklaratën e tij ai iu kërkoi njerëzve që të ndalojnë së luftuari dhe të largojnë të gjitha armët nga Toka. Ai gjithashtu tha që njerëzit nga Toka duhet të ndryshojnë rrugët e tyre më në fund të fillojnë të jetojnë në paqe.
Kur ai dërgoi porosinë e tij, porosia dhe ai vetë u zhdukën dhe programi televiziv iu kthye gjendjes normale.
Në përfundim, ishte një gjendje panike në mesin e banorëve të cilët e përjetuan këtë transmetim të paqëllimshëm.  Më pas u bën edhe spekulime në mesin e entuziastëve të jashtëtokësorëve nëse transmetimi ishte një shaka apo një paralajmërim i vërtetë nga jashtëtokësorët.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment