Friday, January 31, 2014

Lutjet e Mëngjesit dhe Të Mbrëmjes

Asbahna ve asbaha el-Mulku lil-lah vel-hamdulil-lah la Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve Huve ala kul-li shejin kadir. Rabbi es’eluke-l-hajre ma fi hadhel-jevmi ve hajre ma badehu ve eudhu bike min sherri ma fi hadhel-jevmi ve sherri ma badehu.Rabbi eudhu bike minel-keseli ve su’il-kiber.Rabbi eudhu bike min adhabin fin-nar ve adhabin fil-kabr.
Shqip: E arritëm mëngjesin; e gjithë pasuria i takon All-llahut; falënderimi është për All-llahun, nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, i Cili është një dhe i pashoq; Atij i takon sundimi dhe falënderimi; Ai mbi çdo send është i plotfuqishëm. O Zot, prej Teje kërkoj mbarësinë (të mirën) e kësaj dite dhe të ditëve të tjera dhe prej Teje kërkoj mbrojtjen nga e liga e kësaj dite dhe ditëve të tjera. O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia dhe mendjemadhësia. O Zot, më mbro nga dënimi i Xhehennemit dhe nga dënimi i varrit.
Ndërsa kur errsohej thoshte:Rabbi es’eluke hajre ma fi hadhihil-lejleti ue ma badeha, ue eudhu bike min sherri hadhihil-lejleti ue sherri ma badeha
Shqip: O Zot prej teje kërkoi hajrin e kësaj nate dhe të netëve të tjra,dhe prej teje kërkoi mbrojtje nga e keqja e kësaj nate dhe e të netëve tjera.
Kjo është Lutja në Mëngjes:
All-llahume bike esbahna ve bike emsejna ve bike nahja ve bike nemutu ve ilejken-nushur. 
Shqip: O Zot im, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ‎ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe te Ti është kthimi.
Në Mbremje themi:
All-llahume bike nahja ue bike nemutu ue ilejkel-mesir.
Shqip: O Zot me emrin tënd e mbrrimë mbrëmjen dhe me emrin tënd e mbrrijmë mëngjesin,Me emrin tënd ngjallemi edhe me emrin tënd vdesum dhe te ti do të tubohemi ditën e gjykimit.
All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ve eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente. 
Shqip: O All-llah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.
All-llahumme inni asbahtu ush-hiduke, ve ush-hidu hamelete Arshike ve Melaiketeke ve xhemia halkike, Enneke EnteAll-llahu la Ilahe il-la Ente vahdeke la sherike Lek, ve enne Muhammeden abduke ve resuluke.
Shqip: O Zoti im, u gdhiva, dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, melaiket Tua dhe të gjitha krijesat Tua, se vërtetë Ti je All-llahu i Vetëm, s`ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi alejhis-selam është rob dhe i dërguar i Yt.
Ndërsa në mbrëmje e thot:All-llahu inni emsei-tu ush-hiduke, ve ush-hidu hamelete Arshike ve Melaiketeke ve xhemia halkike, Enneke EnteAll-llahu la Ilahe il-la Ente vahdeke la sherike Lek, ve enne Muhammeden abduke ve resuluke.
Shqip: O Zoti im, arrita mbrëmjen, dëshmoj për Ty dhe mbajtësit e Arshit Tënd, melaiket Tua dhe të gjitha krijesat Tua, se vërtetë Ti je All-llahu i Vetëm, s`ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti je i Vetëm dhe i pashoq dhe dëshmoj se Muhammedi alejhis-selam është rob dhe i dërguar i Yt.
Pejgamberi a.s ka thënë: Kush e thot këtë në mbrëmje i bindur në të dhe vdes atë natë do të jetë prej banorëve të Xhenetit.
Kjo lutje thuhet nga 4 here në mëngjes dhe Mbrëmje.
All-llahume ma asbaha bi min nimetin ev bi ehadin min halkike, fe minke vahdeke la sherike lek, fe lekel-hamdu ve lekesh-shukru.
Shqip: O Zoti im, ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit prej krijesave Tua nga begatitë e tëra është vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi.
All-llahume afini fi bedeni, All-llahume afini fi semi, All-llahume afini fi besari, la ilahe il-la ente, eudhu bike minel-kufri vel-fakri, ve eudhu bike min adhabil-kabr, la ilahe il-la ente (3 herë në mëngjesë)
Shqip: O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri (mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje.

Ja disa përfitime shëndetsore nga kërpudha

Kërpudha është një ushqim i cili po “humb” me kalimin e kohës. Ndonëse ekzistojnë më shumë se 4.000 lloje kërpudhash, vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.

Kërpudhat e ngrënshme janë të thata, të freskëta ose të grira. Ato kanë një përmbajtje kalorike vërtet të ulët, 11kcal/100 g për kërpudhat e freskëta dhe 296 kcal/100 g për ato të thatat. 

Gjithsesi kjo varet edhe nga shumëllojshmëria e kërpudhave që hamë. Pra e sigurt është që ato nuk kanë yndyrë. Kështu që kërpudhat janë të përsosura për t’u përfshirë edhe në dieta të ndryshme dobësimi.

Ndërkohë që ka edhe kater lloje të cilat klasifikohen si kërpudha mjekësore. Studimet më të fundit janë përqendruar veçanërisht në katër lloje të kërpudhave mjekësore, maitake, shiitake, reishi dhe krimet.

Kërpudhat janë të dobishme në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në frenimin e formimit të kolesterolit në arterie.

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të kancerit

Perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli mbrojnë trupin nga rrezatimi. Në këtë përfundim kanë arritur disa shkenctarë të cilëkanë kryer testime te minjtë

Studimi sugjeron se këto ushqime, mbrojnë indet gjatë terapisë me rreze për trajtimin e kancerit si dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

"Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3′-diindolylmethane), mendohet të ketë efekte parandaluese te kanceri, e tani, mund tw veprojw si nga rrezatimi”,- thanë shkencëtarët.

Hulumtimi është publikuar në “Proceedings”, revistë e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Ja si formohet fëmija në barkun e nënës, (video) madhështore

Formimi dhe lindja e një fëmije është një mrekulli në vetvete. Pavarësisht të dhënave të shumta që na jep mjekësia, ky proces mbetet ende intrigues.

Një dokumentar i shkurtër nga Nisl Tanernier, i titulluar “Odiseja e Jetës”, na çon në një udhëtim fantastik në 9 muajt e para të jetës së njeriut.

Videoja me pamjet 3D na tregon hapat e formimit fillestar dhe zhvillimit të fëmijës gjatë 9 muajve në barkun e nënës. 
”Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…” (El Insan 2)
Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.
”… Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…” (Ez-Zumer 6)


Ndiqni kete video te mrekulluehme:



Bajamet shumë të dobishme për shtatzënat

Sipas një studimi nëse femrat konsumojnë shumë bajamegjatë shtatzënisë mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të ndonjë alergjie ndajbajameve te fëmijët e tyre.

Ky studim ka shtuar gjithashtu se ngrënia e bajameve gjatë shtatzënisë nuk ka efekte të dëmshme te fëmijët që nuk kanë lindur ende. Ato që kanëalergji ndaj bajameve mund të kenë probleme me frymëmarrje nëse hanë bajame apo nëse kanë kontakt me to.

Nënat e ardhshme janë këshilluar që t’i shmangen kikirikëve sidomos nëse kanë pasur në familje alergji të tilla apo astmë për shkak të frikës se te foshnja mund të zhvillohet ndjeshmëria ndaj bajameve.

Një në shtatë raste shtatzanie ndodh që të zhvillohen alergji të ndryshme. Por tani mjekët nuk shohin shumë rrezik në bajame apo kikirikë vetëm nëse vetë nëna ka alergji ndaj tyre. Në studimin e fundit hulumtuesit kanë vrojtuar informacionet te 8,205 fëmijë.

Nga ky numër, 308 prej fëmijëve kishin alergji në ushqim. Nga këta 140 ishin alergjikë në kikirikë dhe bimë të tilla bishtajore.

Studimet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë bajame apo kikirikë pesë herë në javë kishin shkallën më të ulët të rrezikut nga alergjitë.

Po sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore pediatrie “JAMA”, ky përfitim nuk ishte gjetur në mesin e fëmijëve, nënat e të cilëve kanë alergjindaj bajameve.

Drejtuesja e këtij studimi, doktoresha Lindsay Frazier, nga qendra e fëmijëve të sëmurë nga kanceri, “Dana-Farber”, në Boston tha: ”Studimi jonë mbështet hipotezën se ekspozimi i hershëm i alergjisë zvogëlon rrezikun nga alergjitë e ushqimit në fëmijëri”.

Doktoresha Ruchi Gupta, tha se studimi tregoi se femrat nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë.

Ajo tha se femrat të cilat kanë alergji ndaj bajameve duhet t’u shmangen atyre. Femrat shtatzëna nuk duhet t’i largojnë bajamet nga dietat e tyre sepse ato kanë proteina dhe acid folik të cilët mund t’i mbrojnë nga defektet e tubit nervor.

Shqetësim mbetet numri i fëmijëve që kanë alergji ndaj kikirikëve i cili është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye të cilat mbeten të paqarta.

Domatja-boronicë që lufton kancerin!

Kjo domate e modifikuar gjenetikisht me ngjyrë të purpurt e cila mund të dalë së shpejti në treg mund të ndihmojë për të luftuarkancerin. Shkencëtarët thonë se domatet e reja mund të përmirësojnë vlerat ushqimore të gjithçkaje, që nga salca e deri tek picat.

Sipas BBC, pigmenti i errët i jep domateve të njëjtin potencialpër përfitim ushqimor si boronicat.Për herë të parë njëdomate e tillë u prodhua në Britani dhe tani po prodhohet në shkallë të gjerë në Kanada

Prezantohet plumbi që të shkatërron organet jetësore

Një plumb i ri i dizenjuar për të “shkatërruar organet jetësore të njeriut” është prezantuar në Las Vegas dhe është prodhuar nga G2 Research në mënyrë që femrat të kenë mundësi të mbrojnë shtëpinë e tyre nga të panjohurit. 
Plumbi që quhet R.I.P (Radically Invasive Projectile) është konsideruar si “plumbi i vetëm që ju nevojitet”.
I ideuar për t’u ndarë në 8 pjesë të vogla, plumbi “shpërthen” pasi hyn në trup duke prekur shumë organe dhe duke shkaktuar dëme fatale.
Presidenti i G2 Research, Cliff Brown, thotë: “Doja të krijoja një plumb që funksionon ndaj atyre që hyjnë në shtëpi për të vjedhur apo për të sulmuar femrat e vetmuara. Kemi dëgjuar pafund histori të grave që mundohen të mbrojnë shtëpinë duke shtënë me armë ndaj keqbërësit 5-6 herë dhe sërish ai vazhdon t’i ndjekë. Doja të krijoja një plumb që mbaron punë me herën e parë.”

Si të mbrohen shtatzënat nga gripi

Gjatë shtatzënisë imuniteti i gruas dobësohet e për pasojë ajo mund të preket më lehtë nga gripi, i cili ndikon tek shëndeti i fetusit. Prandaj, duhet të merren disa masa për parandalimin e gripit.
Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probleme me aneminë dhe tensionin e lartë. Të gjitha këto shtojnë rrezikun e prekjes nga gripi. Për shkak se pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve shkon për beben, tek nëna mund të paraqiten jo vetëm probleme fizike por edhe çrregullime të sistemit nervor, si pasojë e ndryshimit hormonal, shkruan Cri kineze.
Një arsye tjetër e gripit tek gratë shtatzëna është se ato djersiten shpesh gjë që mund të çojë në ftohje. Po ashtu, shtimi në peshë vështirëson qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme. Vështirësia në qarkullimin e gjakut mund të sjellë edhe probleme në aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit, duke shkaktuar djersitje. Megjithëse djersa nuk është një fenomen negativ, por me ndryshimin e shpejtë të temperaturës mund të shkaktohet gripi.
Këshilla për parandalimin e gripit tek shtatzënat
Komposto me xhenxhefil dhe sheqer
Kjo komposto këshillohet për gratë shtatzëna me grip.
Përgatitja: Prisni xhenxhefilin në copa të vogla dhe ziejeni në ujë të valuar për vetëm 10 minuta, shtoni pak sheqer në fund. Kjo komposto këshillohet para gjumit.
Pas kësaj supe mund të ndodh që t’ju dalë djersë. Përveç xhenxhefilit, edhe qepa ka të njëjtin rol.
1. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C 
Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi.
2. Shpëlarja e gojës me ujë të kripur 
Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit. Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.
Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës.
3. Pini më shumë ujë 
Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë.
4. Ajrosja e dhomës së gjumit
Duhet të hapni dritaren për të ajrosur ambientin. Përpiquni ta mbani sa më shumë dritaren hapur sidomos para se të flini. Po ashtu dritarja duhet hapur gjatë ditës me diell, meqenëse bimët lëshojnë më shumë oksigjen nën ndriçimin e diellit.
5. Evitoni vendet ku ka shumë njerëz për të ulur mundësinë e prekjes nga gripi gjatë kontaktit me të tjerët.
6. Lëvizje të thjeshta trupore, pa sforcime 
Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk lëvizin apo ecin sa duhet, për shkak se kanë merak për beben. Por, në fakt, stërvitja e thjeshtë është e nevojshme për shëndetin e tyre dhe të fetusit. Bëni më shumë ecje gjatë ditës, pasi do t’ju ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju mbron nga viruset.

Thursday, January 30, 2014

A Ka Dallim Mes Aktit Të Fejesës Dhe Aktit Të Kurorës?

Pyetja:
Es selamu alejkum të nderuar vëllezër, hoxhallarë të respektuar!
Kam një pyetje. Meqë sot te disa të fejuar, pasi realizojnë fejesën, bëhet afrimi në mes tyre edhe pa u martuar akoma, si vlerësohet kjo nga aspekti islam?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Do të flasim për problemin që ngrini në këtë pyetje në formë më të detajuar, pasi fatkeqësisht shumë besimtarë praktikues te ne mendojnë se periudha pas fejesës mund të trajtohet si kohë kur çifti mund ta konsiderojë njëri-tjetrin si bashkëshort legjitim dhe se në mes tyre lejohen të gjitha veprimet që u lejohen dy bashkëshortëve.
Së pari themi se te dijetarët islamë fejesa përkufizohet në këtë formë:
Fejesa është  premtim të cilin ia jep djalit përgjegjësi i vajzës (prindi), për ta martuar vajzën e tij me të.
Nga ky përkufizim konkludojmë se fejesa në Islam nuk është martesë, por është premtim për martesë, prandaj sipas mendimit të juristëve islamë, i fejuari apo e fejuara lejohet të heqin dorë nga fejesa pa ndonjë komplikim. Kjo nënkupton se prishja e fejesës nuk tërheq pas vete asnjë pasojë juridike. Prandaj, përderisa nuk ka kontratë martese, juridikisht kjo nuk konsiderohet martesë dhe nuk na lejohet që ta trajtojmë ashtu.
Duke pasur parasysh këtë vlerësim, themi se nuk është e drejtë që raporti mes vajzës dhe mashkullit të fejuar të jetë sikurse raporti mes bashkëshortëve; që ata të vetmohen, të flasin lirshëm siç i flet burri gruas dhe anasjelltas e aq më pak që të kryejnë marrëdhënie intime ose diçka të ngjashme me këtë. Këto veprime të gjitha janë të ndaluara dhe ai person i cili merr guximin ta trajtojë të fejuarën e tij sikurse ta ketë grua dhe t’i legalizojë marrëdhëniet intime me të, atëherë ai ka tejkaluar kufijtë e Allahut të Plotfuqishëm.
Fatkeqësisht, disa njerëz, madje edhe nga ata të rinj që mundohen të jenë besimtarë praktikues, mendojnë se forma si bëhet fejesa tek ne nënkupton martesë në Islam. Me fjalë të tjera,  mënyra dhe ceremonia e fejesës tradicionale e cila aplikohet te ne, ku prindi i vajzës ia zgjat dorën prindit të djalit ose mesitit (personit të deleguar, ndërmjetësit nga djali) dhe ia bën për hair vajzën e tij, sipas tyre në jurisprudencën islame kjo ceremoni e përhapur te ne, nënkupton kontratën e martesës, prandaj ata thonë se pas këtij akti të fejesës çifti trajtohet si të jenë bashkëshortë.
Pra, pikënisja e tyre mbështetet në atë se gjatë këtij akti është i pranishëm përgjegjësi i vajzës (prindi-veliu) dhe njerëz që mund të jenë në cilësinë e dëshmitarëve dhe realizohet oferta nga ana prindit të vajzës dhe më pastaj pranimi i djalit. Ata thonë se të gjitha këto e bëjnë që kjo kontratë të konsiderohet martesë, edhe pse te njerëzit sipas traditës (urfit), i thonë fejesë.
Ky pretendim nuk është i saktë pasi sjell me vete shumë probleme dhe paqartësi, prandaj duke mos hyrë shumë thellë në shtjellime, themi se ky akt i cili aplikohet te ne, në këtë formë duhet të konsiderohet fejesë dhe nuk është e drejtë që këtë ta trajtojmë martesë, prandaj dispozitat islame që do të vepronin në këtë akt duhet të jenë ato të fejesës e jo të martesës.
Këtë qëndrim e mbështesim në këto arsye:
1. Tubimi i cili realizohet gjatë këtij akti te të gjithë njerëzit konsiderohet se është tubim fejese dhe jo martesë, pasi martesa tek ata vjen më vonë.
2. Prindi i vajzës (veliu), kur ia bën për hair mesitit vajzën në atë tubim, pa marrë parasysh se si deklarohet dhe çfarë shprehjesh përdor ai, qëllimi i tij është fejesa e vajzës së tij. Kështu që nëse ai pyetet se çfarë kontrate ka realizuar, ai do të përgjigjet se e ka fejuar vajzën dhe ai e di se akti i martesës do të ndodhë më vonë, me prezencën e personit adekuat, i cili do ta bëjë kurorëzimin dhe atëherë do të realizohen edhe kushtet e tjera të aktit të martesës, si prezenca e dëshmitarëve të përcaktuar (që do të përmenden me emra), do të përcaktohet mehri, etj.
3. Duke u nisur nga parimet e përgjithshme islame, shohim se veprimi i njeriut vlerësohet sipas qëllimit që ka në vete dhe derisa përgjegjësi i vajzës me aktin e lartpërmendur mendon realizimin e fejesës dhe jo aktin e martesës, atëherë nuk është islame që ne ta trajtojmë atë diçka tjetër dhe të veprojmë sipas asaj që ne e trajtojmë pa dijen e përgjegjësit. Prandaj është e padrejtë që nëse përgjegjësi e kupton aktin se ishte fejesë, ne ta konsiderojmë si martesë dhe kjo konsiderohet një formë tradhtie që ne i bëjmë prindit të vajzës.
4. Është e saktë thënia se nuk është e kushtëzuar që gjatë aktit të kurorës detyrimisht të përmendet mehri, pasi gruaja e meriton atë edhe nëse nuk përmendet gjatë procesit të aktit. Mirëpo në rastin tonë lënia anash e cekjes së mehrit nënkupton se kontrata e cila po realizohet në mes palëve nuk ka për qëllim martesën, por është fejesë,
5. Në lidhje me shprehjet që përdoren gjatë aktit të fejesës, themi se është e vërtetë se te ne gjatë fejesës përdoret shprehja e cila mund të realizojë aktin e martesës në Islam (realizohet oferta el Ixhab) nga ana prindit të vajzës dhe më pastaj pranimi i djalit ose mesitit të tij (el- Kabul)). Megjithëkëtë duhet të kihet parasysh se kjo shprehje mund të ketë edhe kuptim metaforik dhe domethënia e saj duhet të merret në bazë të asaj se si kuptohet nga palët. Dhe derisa tek ata kuptohet fejesë, atëherë për të pretenduar tjetrën (se është kontratë martese) duhet të qartësohet kjo gjatë kontratës dhe t’u bëhet me dije të dy palëve dhe dëshmitarëve  se kjo kontratë është kontratë martese e jo fejese. Prandaj nuk lejohet që ta realizojmë këtë kontratë të varur, që njëra palë ta kuptojë fejesë, ndërsa tjetra ta kuptojë martesë.
Duke pasur parasysh këto që u përmendën më lart, themi se fejesa sipas jurisprudencës islame është premtim për martesë dhe shprehje pëlqimi paraprak i dy palëve për t’u futur në martesë. Ajo që lejon fejesa në mes të fejuarve janë takimet e ndërsjella, të cilat realizohen në praninë e të tjerëve (pra jo duke u vetmuar), për t’u marrë vesh rreth gjërave që kanë të bëjnë me martesën, rreth dasmës, blerjes së dhuratave të ndërsjella, marrëveshjes për formën e mehrit, etj.
Prandaj, i porosisim ata të rinj të cilët kanë realizuar aktin e fejesës dhe dëshirojnë që t’i zgjerojnë format e kontaktit, atëherë mos ta bëjnë këtë pa realizuar edhe aktin e kurorës.
Akti i kurorës vjen pas fejesës dhe pasi të rregullohen gjërat, realizohet ceremonia e veçantë, në të cilin zakonisht merr pjesë hoxha ose dikush që ka njohuri rreth dispozitave të martesës në Islam. Në këtë tubim merr pjesë përgjegjësi i vajzës, vajza, djali dhe dy dëshmitarë. Prezenca e vajzës nuk është obligative, nëse paraprakisht dihet se ajo është pajtuar me këtë martesë. Gjatë kësaj kontrate përgjegjësi i vajzës i thotë djalit (burrit) se po të martoj me vajzën time (el-ixhab) dhe ai e pranon këtë (el-kabul) dhe dëshmojnë dy dëshmitarë. Gjithashtu gjatë kësaj kontrate bëhet edhe përcaktimi i mehrit. Mehri është dhurata të cilën burri ia jep nuses së tij si pasojë e lidhjes së aktit martesor. Dhënia e mehrit është detyrë për burrin, pa marrë parasysh nëse përmendet apo jo në aktin e martesës. Rëndom kjo kontratë evidentohet dhe në të nënshkruajnë përgjegjësi i vajzës, djali dhe dy dëshmitarët. Sido që të jetë, shkrimi i kësaj kontrate nuk është obligative.
Alaudin Abazi

A mund të bëj dua e të bëj sexhde kur jam me menstruacione?

Pyetje:
SELAM ALEJKUM!
Allahu ju shpërbleftë për punën që po bëni!
Desha të marr një përgjigje nga ana juaj. Përkundër asaj që kam lexuar, nuk po e kuptoj fjalën DHIKËR. Problemin më të madh e kam kur jam me menstruacione, d.m.th. kur nuk mundem me u falë. Kërkoj nga ana juaj të ma shpjegoni se a mund të bëj dua në kohën e faljes së sabahut, të drekës apo tjerave kohë?
Në mungesë të namazit a mundem të bie tamam në sexhde, t’i lutem të lumit ALLAH, me lutje që i drejtohem kur bëj namaz? Po ju drejtohem me këtë pyetje, sepse e di se jam e sulmuar nga shigjetat helmuese te shejtanit të mallkuar dhe e ndiej veten shumë keq ato ditë.
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Fjala dhikër ka kuptimin e përmendjes, e që është fjala për përmendjen e Allahut duke recituar lutje të caktuara në kohë të caktuara, tesbihëve (të thënët: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, La ilahe il-lall-llah etj.) etj.
Për të bërë këto lutje nuk kërkohet abdesi, andaj pa kurrfarë problemi, madje shumë e preferuar është që femra me menstruacione ta shtojë sa më shumë dhikrin, pasi ajo nuk falë namazin e as nuk agjëron dhe në atë rast e kanë edhe më lehtë që ta sulmojnë shpirtrat e lig të djajve.
Sa i përket sexhdes, nuk është ndonjë ritual që bëhet në mënyrë të veçantë përpos në dy raste:
pas leximit të ajeteve të sexhdes, që janë disa ajete të caktuara në Kuran dhe
në rast të gëzimit bëhet sexhde dhe quhet sexhdeja falënderuese.
Përveç këtyre rasteve nuk preferohet që njeriu të qëndrojë në sexhde pa namaz, pavarësisht pastërtisë së tij. Për këto dy raste, nuk kërkohet abdesi që të bëhen këto sexhde.
Në rast se femrës me menstruacione i vjen ndonjë lajm i gëzueshëm apo ajo vet reciton ndonjë ajet të Kuranit që e di përmendësh, i cili përmban sexhde, atëherë i lejohet asaj femre që të bëjë sexhde edhe në gjendjen në të cilën gjendet.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

A janë sehiret të vërteta dhe a bën t’ju besosh atyre?

Përgjigje:
Sihri apo magjia është e vërtetë dhe është e mundur që të ketë ndikim tek ai të cilit i bëhet magji. Ne jo që duhet t’ju besojmë, sepse ajo është një gjë e keqe, e që nuk marrim sevape nëse i besojmë e gjynahe nëse nuk i besojmë, por ne nga magjia apo sihri duhet të mbrohemi me mënyrat që na ka treguar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. P.sh. a ekziston armiku? Ne nuk mund të jemi më të devotshëm apo më patriotë nëse themi se nuk ekziston apo se ekziston, por më patriotë jemi kur dimë t’i kundërvihemi dhe të mbrohemi nga ai kur na sulmon.
Se si mund të mbrohemi dhe çka duhet të dimë për t’u mbrojtur nga magjia, lexoji disa dua në librin e vogël “Mburoja e muslimanit”!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dëmaku

A guxojnë që fëmijët të pijnë pije energjike?!

Një raport nga Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të konsumojnë pije energjike. Pijet energjike mund të përmbajnë kafeinë, guarana dhe taurinë, dhe kafeina është lidhur me një numër të madh të efekteve të dëmshme tek fëmijët. 

Pijet energjike nuk janë kurrë të përshtatshme për fëmijët apo adoleshentët. 
Në përgjithësi, pijet me përmbajtje kafeine duhet të shmangen.

Kuriozitete për gjumin

Kur jeni në gjumë, truri juaj rimerr energji, qelizat tuaja riparojnë veten dhe trupi juaj lëshon hormone të rëndësishme. 

Keni nevojë për sasi të ndryshme gjumi, në varësi të moshës. 

Ju mund të ëndërroni vetëm për imazhet që i keni parë, pavarësisht nëse i mbani mend apo jo. 

Parasomnia është një çrregullim gjumi, që ka të bëjë me lëvizjet jo natyrale në gjumë. 

12 për qind e njerëzve ëndërrojnë bardhë e zi. 

Të ëndërrosh është normale. 

Personat që nuk ëndërrojnë, në përgjithësi kanë çrregullime personaliteti. 

Kur delfinët flenë, vetëm gjysma e trurit të tyre bie në gjumë, pjesa tjetër qëndron zgjuar për të ndihmuar me ciklet e frymëmarrjes. 

Personat e verbër mund të shohin imazhe në ëndrra. 

Brenda 5 minutave që zgjoheni nga gjumi, 50 për qind e ëndrrave harrohet, pas dhjetë minutash harrohet 90 për qind e tyre.

Wednesday, January 29, 2014

Çaj bimor Anti-Tension (sherues i semundjeve te zemres)!

Çaj anti-hipertension mund të ndihmojë në rregullinin presionin e ulët dhe te lart të gjakut. Shkencëtarët në Universitetin e Australisë Perëndimore thanë se duke pirë këtë lloj çaj tri herë në ditë mund të rregullojn në mënyrë drastike presionin e gjakut.
Udhëhequr kërkimin, Jonathan Hodgson, profesor në Shkollën e Mjekësisë së UWA dhe Farmakologji thotë:
Nuk vihet në dyshim tashmë prova në rritje se çaji është i mirë për shëndetin tuaj të zemrës, por ky është një zbulim i rëndësishëm, sepse ajo tregon një lidhje midis çajit dhe një faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës dhe presionit të gjakut.
Gjatë studimit të tyre, studiuesit ekzaminuan 95 Australianë, të moshës 35-75. Një pjesë e pjesëmarrësve iu kërkua për të pirë çaj anti-tension, tri herë në ditë, ndërsa pjesës tjerët i ishte dhënë hapa qetësuesë të padëmshmë dhe rezulltati shumë më i mirë doli se Çaj anti-hipertension ishte më i sukseshëm dhe gjashtë muaj më vonë, shkencëtarët duke shqyrtuar rezultatet arritën në përfundimin se njerëzit që pinin çaj anti-tension u gjetën të kenë më të ulët systolic 24-orëshe dhe presion diastolic gjakut, në mes të 2 dhe 3 mmHg të ulët.
Çaj anti-hipertension
- rregullonë tensionin e gjakut
- rregullonë rrahjet e zemrës
- zvoglonë sodiumin
- ndikonë në humbjen e peshës
- ndikonë në qetësimin e trurit
- eliminon yndyrat e tepërta
- rregullojnë metabolizmi
- redukton stresin
- përmirësimin e sistemit nervor
Ju nuk keni nevojë për barna për të normalizuar presionin e gjakut! Ky çaj i mahnitshëm anti-hipertensionit është ilaç që punon shpejt në rregullimin e sistemit të gjakut dhe zemrës.
Ju do të jeni të habitur se si tensioni i gjakut fillon për të u normalizuar me fillimin e përdorimit të këtij çaj dhe të qëndrojë normalë gjat jetës tuaj.

ÇAJ I GJELBERT ME XHENXHIFIL PER HOLLIM (DOBESIM)!

Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim arrin efektin e tij duke shkridh dhjamrat dhe humbur yndyrën brenda një muaji!
Dhe kjo arrihet aq e thjeshtë sa që vetëm duke konsumuar Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për dy herë në ditë nga një filxhan çaj!
Karakteristikat e Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim:
Është 100% çaj pastër natyrorë dhe bimor i cili ka një formul të veçantë bimore
Ka përziere unike nga bimet cilësisë më të lartë, vlerat e të cilave janë krijuar dhe testuar në Orientin për shekuj të tërë.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një çaj shumë i njohur bimor për të humbur peshë dhe uljen e yndyrës në gjak.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një zgjidhje e mirë natyrore për të humbur peshë pa dietë.
Dobit e xhenxhifil që janë brenda Çaj i gjelbërt:
01.Kuron dhe shëron sëmundjet e Kancerit në vezore
02.Parandalon dhe kuron të gjitha sëmundjet e zorrës së tradh, në vecanti kancerin në zorrën e trash.
03.Shërben si Ilac popullor dhe qetësus i rëndësishëm
04.Mund të përdoren si maskë për fytyrën
05. Redukton dhimbjet në tër organizmin
06. Redukton dhe parandalon-largon Grpin
07. Shëron të gjitha sëmundjet e Zemres
08. Parandalon sulmin ne zemer – Infraktin
09. Ndihmon dhe parandalon sëmundjen e Diabetit
10. Është shumë i dobishëm për Migrenen, qetson dhe kuron atë
11.Redukton, rregullon dhe qetson problemet me Mesntruacione
12. Shërues i dhembjeve dhe problemeve me Stomak
13. Forocon Sistemin imunitar
14. Hollon gjakun
15. Largon dhjamrat e tepërta dhe shkrin ato
16. Rrit potencen duke shtuar dëshiren për mardhënjet seksuale
17. Rrit spermatozoidet te të dy gjinit.
Udhëzimet për përdorim:
E mbush 1 lug kafeje çaj xhenseng dhe e hudh në 150ml ujë për të u zier 5 deri 10minuta, më pas kullohet dhe pihet 1 gotë 30minuta para mëngjesit dhe një gotë 30minuta pas darke.
Për efikasitet më i madh mund të hidhen edhe dy lugë kafeje në 150ml ujë dhe mund të pihet 3 herë në ditë (Mëngjes, Drek dhe Darkë, nëse niveli juaj i yndyrave është i madh / Pesha është shumë e lartë.
Me Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim ju mund të përfitoni mjë zgjidhje përfundimtare për mbipeshën tuaj.
Ana-efektive: Nuk ka asnjë efekt anësor.

E SHTUAR:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil dobit e tij për lëkur
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është përplotë anti-oxidants dhe nëse jeni të interesuar për një lëkurë të bukur, ju thjesht nuk mund të injorojni përfitimet e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil .
Hulumtuesit në dekadën e fundit, zbuluan shumë përfitime të Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurë. Çaji i xhelbërt me xhenxhifil përmban më shumë se 200 komponime bioactive për shëndetin tuaj
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu përmban Vitamina B dhe vitaminë C. Një sasi të mjaftueshme të vitaminës B, sidomos B12 është çelësi për rigjenerimin e lëkurës. Vitamina C është thelbësore në prodhimin e kolagjenit, një proteine ​​që rrit qëndrueshmëri të lëkurës dhe ndihmon lëkurën tuaj të riparojë veten.
PËRFITIMET:
1. ANTI-PLAJKE :
Përfitimet çajit për lëkurën kanë qenë prej kohësh çmuar si një sekret anti-plakje në Azi, ku njerëzit më të vjetër të duken më të rinj se ata në fakt janë.
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një mjet anti-plakje që ju ndihmon për të shmangur rrudhat duke luftuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që janë të formuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV nga rrezet e diellit etj. Këto radikalet e lira janë të rrezikshme, sepse ato dëmtojnë qelizat tuaja të shëndetshme duke vjedhur elektronet prej tyre. Anti-oxidants në çaj gjithashtu është kurues i qelizave të dëmtuara që mund të çojnë në rregullimin e rrudhave.
2. LUFTON KANCERIN E LËKURËS:
Pirja e të paktën dy gota të çajit të gjelbër çdo ditë mund të ndihmojë të I shmangëni kancerin e lëkurës në afat të gjatë. Një studim ka gjetur se Çaji i gjelbërt me xhenxhifil , përmban pronat pasuruara që janë anti-inflamatore dhe anti-oxidante që mund të ndihmojën në shërimin e keratosis para-kanceroze me luspa. Luspa keratosis është një sëmundje e lëkurës që njerëzit të cilët janë të prekur nga ekspozimi i panevojshëm në diell mku ajo mund të zhvillohet në mënyr të pa kontrolluar.
3. LUFTON TUMORIN E LËKURËS:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu ndihmon në trajtimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të imunizuar ndaj dëmtimeve të rënda si tumoret e lëkurës. Një studim i kryer në Britani të Madhe në vitin 2007 ka zbuluar se duke shtuar lëng limoni në Çaji i gjelbërt me xhenxhifil rrit vetitë anti-tumor .
4. Puçrrat dhe shenjat në fytyrë:
Një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është në pastrimin dhe largimin e puçrra përkatësisht shenjave në fytyrë. Shumë njerëz kanë pasur sukses në shërimin e puçrra në fytyren e tyre me këtë lloj çaji. Çaji i gjelbërt me xhenxhifil përmban catechins, të cilat janë natyrore anti-bakterial agjentë që shtypin puçrra e fytyres duke i shkaktuar bakteret që sulmojn lëkuren e fytyrës.
Po ashtu është anti-inflamator i cili ndihmon në uljen ënjtje të cilat shkaktohen nga ndonjë puçërr në fytyrë. Çaji i gjelbërt ndihmon lëkurën tuaj që të ketë shkëlqim ndriçues, i cili do të nxit nga të gjithë miqtë tuaj zili.
5.Maskë fytyre:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil mund të bëni një maskë për fytyrën shumë thjeshtë e cila mund të përfitohet nga përzierja organike me çaj e gjelbërt me mjaltë apo qumësht dhe duke aplikuar atë për fytyrën tuaj.
Pasi të aplikohet të mbahet për 20 minuta dhe pas 20minuta të shpëlahet tërësisht. Kjo do të bëj pastrimin e toksinave të gjetura thellë në lëkurën tuaj duke lënë atë të butë si kurrë më parë.
6. Mbrojtja nga rrezet e diellit:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një sunscreen natyrore që ju mund të përdorni pa pasur nevojë të shqetësuar në lidhje me përbërësit artificiale që mund të jenë në sunscreens të prodhuara në produktet të tjera. Shumica prej nesh u ekspozohen rrezeve të diellit gjatë ditës. Këto rreze nga dielli lirojn oksidim në lëkurë duke shkaktuar dëmtime dhe shkatruar elektronet e lira nga qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.Radikalët sulmojn qelizat e lëkurës dhe me kohë dobësot sistemi i shëndoshë mbrojtëse në lëkurën tuaj, e cila do të shkaktojë rrudha nga dielli. Kjo është arsyeja pse një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është mburojë e saj natyrale që mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit të cilat në terminologjin mjeksore quhen UV.
7. Çrregullime të lëkurës:
Ekstrakt Çaji i gjelbërt me xhenxhifil munden në mënyr natyrale të i trajtojn lythat, pezmatimin e lëkurës. Ajo ushqen lëkurën e prekur dhe e shëronë atë nga brenda. Ju mund të aplikoni Çaji i gjelbërt me xhenxhifil në pjesët e prekura për lehtësim gradual. Pirja e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjatë një periudhe të gjatë kohore natyrisht se do të i shëroj dëmet e rënda djegien etj…