Sipas një studimi nëse femrat konsumojnë shumë bajamegjatë shtatzënisë mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të ndonjë alergjie ndajbajameve te fëmijët e tyre.
Ky studim ka shtuar gjithashtu se ngrënia e bajameve gjatë shtatzënisë nuk ka efekte të dëmshme te fëmijët që nuk kanë lindur ende. Ato që kanëalergji ndaj bajameve mund të kenë probleme me frymëmarrje nëse hanë bajame apo nëse kanë kontakt me to.
Nënat e ardhshme janë këshilluar që t’i shmangen kikirikëve sidomos nëse kanë pasur në familje alergji të tilla apo astmë për shkak të frikës se te foshnja mund të zhvillohet ndjeshmëria ndaj bajameve.
Një në shtatë raste shtatzanie ndodh që të zhvillohen alergji të ndryshme. Por tani mjekët nuk shohin shumë rrezik në bajame apo kikirikë vetëm nëse vetë nëna ka alergji ndaj tyre. Në studimin e fundit hulumtuesit kanë vrojtuar informacionet te 8,205 fëmijë.
Nga ky numër, 308 prej fëmijëve kishin alergji në ushqim. Nga këta 140 ishin alergjikë në kikirikë dhe bimë të tilla bishtajore.
Studimet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë bajame apo kikirikë pesë herë në javë kishin shkallën më të ulët të rrezikut nga alergjitë.
Po sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore pediatrie “JAMA”, ky përfitim nuk ishte gjetur në mesin e fëmijëve, nënat e të cilëve kanë alergjindaj bajameve.
Drejtuesja e këtij studimi, doktoresha Lindsay Frazier, nga qendra e fëmijëve të sëmurë nga kanceri, “Dana-Farber”, në Boston tha: ”Studimi jonë mbështet hipotezën se ekspozimi i hershëm i alergjisë zvogëlon rrezikun nga alergjitë e ushqimit në fëmijëri”.
Doktoresha Ruchi Gupta, tha se studimi tregoi se femrat nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë.
Ajo tha se femrat të cilat kanë alergji ndaj bajameve duhet t’u shmangen atyre. Femrat shtatzëna nuk duhet t’i largojnë bajamet nga dietat e tyre sepse ato kanë proteina dhe acid folik të cilët mund t’i mbrojnë nga defektet e tubit nervor.
Shqetësim mbetet numri i fëmijëve që kanë alergji ndaj kikirikëve i cili është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye të cilat mbeten të paqarta.
0 comments:
Post a Comment