Wednesday, February 5, 2014

Receta per Tiramisu



Përbërësit :
  • 4 te verdha vezesh
  • ½ filxhani caji sheqer
  • 1 filxhan cream mascarpon
  • 1 e ½ filxhan me ajkë qumështi
  • 2 filxhane kafe e zjerë pa sheqer
  • nje sasi numëri sipas enës biskota të gjata që ngjajnë si mafishe
  • kakao pudër
  • cokollate e grirë me thikë

Pergatitja:
Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte)ose beni 2 tenxhere vec e vec, perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur.
Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te madh ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni cream mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.
Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit.Me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas ne kafen e ftohur zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu dhe të mos këputen.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale sepse merr formë më mirë.Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi.
Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik ose me kapak hermetik . Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment