Monday, February 3, 2014

O Zoti ynë!



O Zoti ynë!- Na i zbut zemrat, na i shëndërro tmerrin e brengave në hare, na trimëro kur na kaplon frika.
- O Zoti ynë !- Freskoi shpirtrat tanë me bindje të paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtave të ndezur nga trazimet, me ujin e besimit.
- O Zoti ynë !
- Largoje prej nesh mërzine dhe pikëllimin, lësho mbi sytë tanë të frikesuar siguri, mbi shpirtat e shqetesuar qetësi, dhe hapi dyert e zhgjidhjes me shpejtësi.

- O Zot! Mundësoji syve t’mi të shohin Dritën Tënde, dhe të humburve të gjejnë rrugën e drejtë.

- O Zot! Shuaje zërin e së keqës prej nesh, dhe largo nga ne çdo gjë që shpije në pesimizem dhe në shkatërrim.

- O Zot i Madh!
- Na bër prej tyre që frikësohen vetëm prej Teje dhe prej asgjë tjetër, e mos na bër prej atyre që frikësohen nga çdo gjë tjetër përveq Teje .

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment