Wednesday, February 12, 2014

Kifle Shtëpie



Perberesit :
  • 1/2 litra qumësht të vakët
  • 6 lugë sheqer
  • Pak “tharm” apo e thene ndryshe “maja”
  • 1 kg miell
  • 4 vezë
  • 1 dl (deci-liter) vaj
  • pak kripe
Pergatitja:
Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 6 e lugë me sheqer, shtojme edhe tharmin dhe prisni të vijë.
Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 4 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.
Kur brumi të vijë e ngjeshim dhe e ndajme ne 2 cope nga të cilat bejme 2 petë, të cilat i ndajmë në 8 copë.
Mbi cdo copë të petës vëmë recel ( Shikoni KETU disa receta te recelerave qe mund ti pergadisni )
I paltojmë pjesët anësore dhe i mbështjellim, duke krijuar kifle.
Kiflet i rendisim në tavë, të cilën e kemi lyer me vaj dhe siper kifleve i lyejm me vezen e rrahur. Ju befshin mire !

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment