Tuesday, February 4, 2014

Gropa ia gëlltiti automjetin (Video)



Një gropë nëntokësore e ka “gëlltitur” automjetin para shtëpisë së një familjeje në High Wycombe në Buckinghamshire të Britanisë së Madhe.
Gropa me thellësi prej nëntë metrash ishte hapur papritur dhe meqë mbi të gjendej e parkuar vetura, ajo e ka “gëlltitur” atë.
Fatmirësisht, në atë moment nuk ka qenë askush në veturën e tipit VW Lupo.
Zoe Smith, pronarja e automjetit, kishte bërtitur: “Vetura ime, nuk është vetura ime!” – ka treguar babai i saj, Phil Conran, transmeton BBC.
Familja është evakuuar nga shtëpia, ndërsa autoritetet janë duke hetuar arsyen e hapjes së gropës në atë vend.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment