Dieta e cila përfshin substancat e gjetura në çokollatë, çaj dhe në frutat e malit, mund të ndihmojë në mbrojtjen nga diabeti dhe sëmundje të tjera, thonë kërkuesit britanikë.
Studimi i realizuar së fundi kishte përfshirë mbi dy mijë gra të cilat kishin plotësuar një pyetësor dhe më pas ishin testuar për nivelet e sheqerit në gjak, inflamacion dhe rezistencë ndaj insulinës.
“Hulumtimi jonë u fokusua në dobitë e të ngrënit të nën-grupeve të caktuara të flavanoideve”, thotë udhëheqësi i studimit, Aedin Cassidy, nga Universiteti i East Anglia në Angli.
“Ne jemi fokusuar në flavonet, të cilat gjenden në bimë dhe zarzavate si majdanoz, trumzë dhe selino, si dhe në antocianinet, të gjendura në frutat e malit, rrushin e kuq, verë dhe fruta dhe zarzavatet tjera me ngjyrë të kuqe”, ka shtuar ai.
Rezultatet treguan se konsumimi i nivelet e larta të flavoneve dhe antocianideve ishte lidhur me ulje të rezistencës ndaj insulinës, rregullim më të mirë të sheqerit në gjak dhe nivele të ulëta të inflamacionit. Inflamacioni kronik lidhet jo vetëm me diabetin, por edhe obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.
Studimi është publikuar më 19 janar në revistën shkencore mjekësore Journal of Nutrition.
0 comments:
Post a Comment