Perberesit :
- 500ml qumesht
- 50gr amareta
- 40gr kakao pluhur
- 1 gote te vogel kafe te ftohte
- 1 gote te vogel pije me shije bajame te hidhur (amaretto)
- 4 veze
- 120gr sheqer
- disa amareta te plota per zbukurim
- Per karamelin
- 200gr sheqer
- 4-5 luge uje
Pregatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit. E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel. E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.
Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.
Ne mikser, grijme amaretat derisa ti reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.
Vendosim per tu ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.
Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset.
Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket. E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.

0 comments:
Post a Comment