Pyetje:
Selam Alejkum hoxhë i nderuar. E dimë se është human gjesti i dhurimit të organeve pas vdekjes, sepse shpëtojn jetë dhe “të shpëtosh një jetë është sikur ke shpëtuar gjithë njerzimin“.. Si qëndron feja islame ndaj këtij gjesti?
Përgjigje:
Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në lidhje me këtë çështje, dijetarët kanë ndryshuar mendimet e tyre. Disa prej dijetarëve e kanë ndaluar një gjë të tillë, si Shejh Ibn Bazi dhe të tjerë. Ndërsa disa prej dijetarëve e kanë lejuar atë, si Shejh AbduRrahman Es-Sa’dij dhe të tjerë. Gjithashtu ky është mendimi edhe Komisionit për fetva në Jordan, në Egjipt dhe në Kuvait.
Duke u bazuar në argumentet që kanë përmendur të dy palët, themi se lejohet një gjë e tillë nëse nuk shiten pjesët e trupit (ngase shitja e tyre është e ndaluar), dhe nëse bëhet me dëshirën e vet personit i cili i dhuron pjesët e tij (para vdekjes së tij).
Edhepse, në vendet tona dhe në perendim, nuk ka besë dhe garancë prej mjekëve jomuslimanë, të cilët mund të manipulojnë me pjesët e trupit të muslimanit. Andaj, një gjë e tillë mund të shfrytëzohet vetëm në raste të veçanta dhe të caktuara në të cilat mund të konsultohen hoxhallarët e afërt, të cilët e shohin gjendjen prej së afërmi, dhe japin përgjigje më precize në lidhje me këtë çështje, ngase trupi i muslimanit është i ndershëm dhe me vlerë, duke qenë ai i gjallë apo i vdekur.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami

0 comments:
Post a Comment