Zbulohet në arkivat britanike një dokument i rëndesishëm për historinë e Shqipërisë, i cili tregon vulën e parë të përdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Dokumenti me reference FO-195/1382 qe mban daten 2 Maj 1881, eshte gjetur me pare nga studiuesi Bejtullah Destani ne arkiven qendrore te Londres.
I shkruajtur ne osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll i cili me pas ja ka kaluar kete leter ministrit te Jashtem.
Nepermjet kesaj letre Lidhja e Prizrenit i kerkon ambasadorit britanik ne Stamboll te mbeshteshe duke nderhyre, ne qeverine Otomane per njohjen e kater vilajeteve me emrin Arnautlik.
“I nderuar zoti minister. E dergoj kete leter ne vemendjen tuaj pasi me duket shume interesante” thote ambasadori George Goschen ne letren e tij shoqeruese derguar ministrit te Jashtem Earl Granville.
Studiuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e ketij dokumenti si nje rendesi te madhe historike pasi per here te pare nepermjet tij, shihet vula e pare e perdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Sipas tij kjo vule nuk eshte permendur apo botuar me pare.
I pyetur si mundi ta zbuloje kete dokumente Destani tha:“Gjetja ndodhi tejet rastesisht ne momentin kur po shikoja nje dosje qe kishte te bente me Vaso Pashen” ./top-channel/
Sqarim nga historiani Prof.Dr.Muhamet Pirraku
Vula e “Lidhjes së Prizrenit” e “zbuluar” nga historiani (studioi shkencat politike) Bejtullah Destani është identike, përkatësisht e njëjta vulë që e ka botuar orientalisti Iljaz Rexha. Përmbajtja e vulës së “zbuluar” nga Destani është: ”Xhem’ijjeti ittihadijje-i Prizren” që d.m.th. “Lidhja e Prizrenit”, respektivisht përkthyer fjalë për fjalë: “Shoqata e Lidhjes së Prizrenit” apo: “ Shoqata e Bashkimit të Prizrenit“. Destani nuk flet për tekstin e vulës së “zbuluar”. Dokumenti i evidencuar nga Destani, sa shihet nga datimi, është i datuar “3 nisan 97” që i përgjigjet datës 15 prillit 1881, sipas kalendarit tonë dhe ka gjasa të jetë identik, (ose version) me dokumentin e botuar nga I. Rexha. Dokumenti anglez është prezantim i mëvonshëm. Kjo vulë është vënë në dokumentin e botuar nga I.Rexha në librin: “Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane”, Prishtinë, 1978, fq. 121-123, kurse faksimili osmanisht dok. nr. 60. Të dy këto dokumente, sa shihet nga kaligrafia janë shkruar nga e njëjta dorë, por duket se kanë përfundim të ndryshëm (për saktësi mbështetem në mendimin e orientalistëve: N.Krasniqi e S.Mehmeti, të cilët e bënë edhe leximin e vulës). Shumë studiues e kanë quajtur dokument i dalë nga dora e Myderriz Ymer Prizrenit.
Për hir të realitetit shkencor, tekstin e “Vulës” së “zbuluar” nga Destani, e ka deshifruar Iljaz Rexha, por jo saktësisht, por më shumë me përngjasim të funksionit që ka pasur kryesuesi i “Lidhjes së Prizrenit” - Myderriz Ymer Prizreni. I. Rexha tekstin e vulës “Xhem’ijjeti ittihadijje-i Prizren“ e shqipëroi: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit”, që, shikuar nga aspekti funksional, nuk bartë me veti ndonjë gabim material, ndaj, e kam përfillur pa hezitim, në disa përqasje shkencore (i mbështetur edhe në shtypin kroat) si dhe në studimin historiografik: Myderriz Ymer Prizreni- Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003,364-370. Vërtet, dokumentin që mbanë vulën e “zbuluar” nga Destani, e kanë përmendur shumë historianë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke u mbështetur edhe në ekstrate të dokumentit osman në gjuhën gjermane. Edhe ata e konsiderojnë si dokument të “Komitetit Qendror të Lidhjes së Prizrenit”, por nuk flasin për vulën. Dihet seMyderriz Haxhí Ymer Prizreni, Kryetari i parë dhe i vetmi i Shqipërisë Etnike (Natyrore) “memorandumin” e 15 prillit 1881 e shkroi dhe ua dërgoi, përpos Instancave më të larta Perandorake Osmane (version më të gjerë), edhe përfaqësive diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës në Stamboll. E gjejmë të botuar, si dokument në gjuhën gjermane botuar shqip nga: S. Pollo- S. Pulaha: Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1978, 120-122.
Besoj se kjo mjafton për të sqaruar të vërtetën për rizbulimin e “Vulës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, me urimet me të sinqerta për punë shumë të vyera që po bënë Zotëri Bejtullah Destani!
0 comments:
Post a Comment