Thursday, November 28, 2013

Urinoi në një rezervar, ndoti 34 milionë litra ujë të pijshëm



Në vitin 2011 një 21 vjeçar u kap duke  urinuar në rezervuarin e ujit të qytetit Oregon të Portlandit që në atë çast.
Në rezervuar gjendeshin 7.8 milionë gallonë ujë apo 34 milionë litra ujë. Nëse kthehet në dëmtime materiale, atëherë arrijnë shumën prej 40 000 $. David Shaff nga departamenti i Ujërave të Portlandit  tregoi se në kamerat e sigurisë është kapur një person duke urinuar në tubat të cilët përdoren për ajrosje gjë që ka çuar menjëherë me zbrazjen e rezervarëve të ujit. Gjithashtu Shaff tregon se ka ndodhur shumë herë që të ketë pasur ndonjë kafshë të ngordhur në rezervarët e ujit, mirëpo ato raste janë të zakonshme dhe për to nuk e kanë bërë zbrazjen e rezervuarve, mirëpo urinimi është diçka tjetër që ka çuar deri te zbrazja e rezervuarve. Kurse 21 vjeçari i pyetur rreth kësaj ngjarje ka thënë se nuk e ka pasur idenë se në atë vend ka pasur rezervuar të ujit.
Pas këtij incidenti, menjëherë është ndërtuar një rezervuar tjetër i cili edhe do ta mbronte ujin nga incidente tilla. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment