Saturday, November 30, 2013

U hap xhamia më e madhe në hemisferën jugore (Foto)



Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka pas nderin e hapjes së xhamisë më të madhe në hemisferën jugore, “Nizami Mashid”, që është vendosur në Midrand të Johanesburgut.

Xhamia është ndërtuar me ndihmën e biznesmenit turk, Ali Katirciogluu. Ky 75-vjeçar ka ëndërruar që xhaminë ta ndërtonte në SHBA, por qëllimin e tij e realizoi përfundimisht në Afrikë.
Xhamia ka katër minare të larta nga 55 metra dhe është e rrethuar nga një kompleks ku është shkolla islame, qendra tregtare dhe një klinikë për të cilën turku është inspiruar gjatë vizitës që ia ka bërë ish presidentit Nelson Mandela.
Autori i projektit, Orhan Celik, vlerëson se klinika jofitimprurëse do të jetë në funksion në vitin e ardhshëm. Aty do të ketë edhe shitore të rrobave, floktari, berberi dhe restoranti ku do të shërbehet ushqimi turk. Kostoja e ndërtimit është rreth 20 milionë dollarë.
Në xhami kanë punuar 200 punëtorë. Kupola është 31 metra e lartë dhe 24 metra e gjerë, ndërsa në të janë derdhur 48 tonë plumb. Aty janë edhe katër gjysmë-kupola dhe 21 të tjera më të vogla.
 Xhamia ka 232 dritare të pikturuara dhe shtatë hyrje. Të gjitha vizatimet dhe pikturat islame janë punuar me dorë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment