Saturday, November 30, 2013

Pse gjithmonë copa e fundit e çokollatës shijon më shumë?



Me siguri të paktën një herë ju ka ndodhur që derisa punoni apo hani diçka që doni, vetëm në fund të asaj përvoje e kuptoni se sa e mirë në fakt ka qenë ajo përvojë. Shkencëtarët këtë e krahasojnë me katrorin e fundit të çokollatës.
Copa e fundit e çokollatës e ka shijen më të mirë, sepse kur e dimë që diçka i afrohet fundit, më shumë e shijojmë.
Hulumtimi nga Universiteti në Michigan ka treguar që vetëm në fund të përvojës pozitive e kuptojmë se sa e mirë në fakt ka qenë ajo.
Në këtë hulumtim vullnetarët kanë qenë 52 studentë. I kanë ndarë në dy grupe. Çdo student është dashur të hante 5 çokollata të vogla me shije të ndryshme dhe atë me renditje të ndryshme. Njërin grup e kanë paralajmëruar për çokollatën e cila kishte mbetur e fundit në radhë, ndërsa grupin tjetër nuk e kanë paralajmëruar.
Çdo student, i cili ishte paralajmëruar që ajo është çokollata e fundit për të, pikërisht atë të fundit e ka vlerësuar si më të mirën. Për ata që nuk janë paralajmëruar, çokollata më e mirë ka qenë ajo me shijen më të mirë, pavarësisht radhitjes sipas të cilës e kanë ngrënë.
Rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Psychological Science”, tregojnë që në fund të përvojës pozitive dëshirojmë të nxjerrim më të mirën nga ajo, që ta shijojmë ende atë dhe prandaj na duket që fundi i përvojës pozitive është me të vërtetë më i miri.
Psikologët efektin e të fundit po ashtu e krahasojnë me puthjen e fundit para shkuarjes për shembull në udhëtim të gjatë. Ajo puthje e fundit është emotive dhe më e bukur, vetëm sepse e dini që është e fundit.
Sido që të jetë, provoni që copën e parë të çokollatës ta shijoni me intensitet të njëjtë si atë të fundit, sepse duhet pranuar që më së miri do të ishte sikur të mos na nevojitej fundi për të kuptuar se sa e mirë ka qenë diçka në të vërtetë. Disa e kanë ditur këtë që moti, ju kujtohet me siguri “mishi për fund”

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment