Tuesday, November 26, 2013

Njeriu më i shkurtë në botë



Master Nau nga Nepali është i gjatë vetëm 40 centimetra dhe konsiderohet njeriu më i shkurtë në botë.
73-vjeçari është i palëvizshëm dhe gjithë jetë e ka kaluar në karrocë, prandaj rekordi i tij është përfshirë në kategorinë e njerëzve të palëvizshëm. Ai jeton në fshatin e quajtur Bhairahwa dhe është shumë i lumtur për rekordin që mban.
Mbesa e tij, Seema Sheikh, ka thënë se daja i saj bën jetë shumë aktive.
“I pëlqen të udhëtojë dhe të njohë njerëz të rinj dhe të flasë për jetën. I pëlqen ushqimi djegës dhe i shijshëm, sikurse edhe muzika. Kudo që shfaqet, njerëzit ndalen për ta shikuar”, ka deklaruar ajo.
Edhe njeriu më i shkurtë në kategorinë e njerëzve të lëvizshëm është nga Nepali. Ai quhet Chandra Bahadur Dangi dhe është 74 vjeç, ndërsa gjatësia e tij është 54.6 centimetra.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment