Wednesday, November 27, 2013

Monedhat Islame në Australi te vjetra 1000 vite?!?!?!?



Në veri të Australisë janë gjetur disa monedha që datojnë 600 vjet para zbulimit të këtij kontinenti nga kapiteni James Cook.
Pesë monedha të bakrit të gjetur në veri të Australisë, mund ta ndryshojnë historinë e shkruar të këtij vendi.
Deri më sot, është besuar se origjina e këtyre monedhave vjen nga koha e ish sulltanatit afrikan Kilwa, i cili gjendej në afërsi të Tanzanisë së sotme, por shkencëtari australian, Ian McIntosh synon të eksplorojë vërtetësinë e origjinës së këtyre monedhave, që datojnë nga shekulli i 10.
Historia e shkruar e Australisë daton nga viti 1606, kur studiuesit holandezë arritën me anije në brigjet veriore të Australisë, por siç duket kjo mund të ndryshojë.
McIntosh thotë se monedhat i ka gjetur ushtari Maurie Isenberg në vitin 1944 në ishujt Weasel të groposura në rërë, raporton Daily Mail.
Në vitin 1979 Isenberg i kishte dërguar monedhat në muzeun australian
Sot, McIntosh dëshiron të kuptoj si ato arritën në atë vend.
Ushtari Isenberg ka lënë një hartë, në të cilën vendi ku janë gjetur monedhat është shënuar me 'X'. Aty përmendet edhe një shpellë e fshehtë ku dikur jetonin aborgjinët. Në këtë shpellë, e cila ndodhet pranë plazhit, ku kishte qenë ushtari Isenberg, thuhet se ka edhe monedha tjera.
Të kujtojmë se Kapiteni James Cook në vitin 1770 ka arritur me anije në Australi, duke e deklaruar atë si territor të Kurorës Britanike.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment