Tuesday, November 26, 2013

Ja si duket Qabja e bekuar në brendësi



Nëse jeni kurioz se si duket Qabja e bekuar nga brenda, ja po ju’a shuajmë kureshtjen duke u sjellur një përshkrim të shkurtër me foto dhe video.
Pasi që ishte në një gjendje të vështirë, në vitin 1996 fillori renovimi i Qabes.
Pas renovimit duket kështu…

Ja disa detaje se q’far ka brenda Qabes:
  • Ka tre shtyllat brenda
  • Ndodhet një tavolinë vogël në skaj për të vënë sendet si parfume etj.
  • Ka dy fanar të varur në tavan
  • Nuk ka drita elektrike brenda
  • Muret e brendshme janë të veshura me mermer
  • Dyshemeja është e veshur me mermer, përveç një pjese të vogël që quhet “Rukhamat Humra”.
  • Pllakat me mbishkrimet kuranore janë në kuadrat e mermerit.
  • Pjesa e lartë e mureve është e mbuluar me një pëlhurë të gjelbër zbukuruar me ajete kuranore e qëndisur ari.
  • Nuk ka dritaret brenda
  • Ndodhet vetëm një derë
  • Hapësira mund të strehojë rreth 50 persona

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment