Saturday, November 30, 2013

Fakte që nuk i dini për Coca-Cola



Coca-Cola është gjithkund! Kjo markë legjendare amerikane është e njohur në mbarë botën dhe shitet në mbi 200 vendetë botës. Ekzistojnë edhe shumë pije të tjera të cilat me siguri nuk e keni ditur që janë pronë e markës Coca-Cola. Çfarë tjetër nuk dini për Coca-Cola? Mësoni edhe 15 kuriozitete rreth Coca Cola-s.
1. 3.1% e të gjitha pijeve të konsumuara në mbarë botën janë produkte të Coca Colas.
2. Coca-Cola ka aq shumë pije të ndryshme, në qoftë se pini nga një prej tyre çdo ditë, keni nevoj për më shumë se 9 vite që ti kaloni të gjitha. 3. Fitimet e Coca-Colas prej 35.1 miliardë dollarë, e bën ekonominë e 84 më të fuqishme në botë që nënkupton se gjendet edhe përpara ekonomisë së Kosta Rikës.
4. Marka Coca-Cola vlerësohet reth 74 bilion dollarë – më shumë se Pepsi, Starbucks dhe Red Bull së bashku.
5. Edhe pse vitin e kaluar shitja e Coca Cola-s ishte për 38% më e vogël se ajo e Pepsi, kjo markë ka gjeneruar dyfishë më shumë të ardhura – 28 miliardë kundrejt 12 miliardë të Pepsit.
6. Nëse çdo kapak i prodhuar ndonjëher i Coca Colas në shishe qelqi prej 250ml do të vendoseshin njëra mbi tjetrën, atëherë do të arrinim deri në Hënë dhe prapa më shumë se 2000 herë.
7. Nëse i merni të gjitha makineritë e Coca Cola-s që egzistojnë në mbarë botën, do të përfshinin një madhësi prej reth 4 milion metra kub ose reth 4 ndërtesa Empire State.
8. Logoja kuqe-bardhë është e njohur tek 94% e popullsisë së tokës.
9. Egzistojnë 33 marka jo-alkoolike që gjenerojnë reth 1 miliardë dollarë fitime në vit, 15 prej tyre i zotëron Coca Cola.
10. Në botë një person mesatarisht konsumon një produket të Coca Cola-s çdo 4 ditë.
11. Coca Cola harxhon më shumë para për reklama sesa Microsoft dhe Apple së bashku.
12. Amerikanët konsumojnë afërsisht 1.7 milion ton sheqer në vit ose reth 5 kilogram për një person dhe atë vetëm nga Coca Cola.
13. Mesatarisht një meksikan konsumon më shumë produkte të Coca Cola-s se Amerikanët, Britanikët, Indianët dhe Kinezët së bashku. 14. Coca Cola përdor reth 300,000 ton alumin për kanaçe çdo vit, që është 17.4% nga prodhimi i aluminit në SHBA. 15. Coca Cola ka reth 1000 lloje të ndryshme të pijeve të trasha dhe pije pa gaz të cilat shiten në tregun e SHBA

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment