Me anë të dietës me rrush, të cilën e ka përpiluar dr. Ana Bins, nutricionistja e njohur britanike, nuk do të hetoni se jeni në dietë, meqë pa mund dhe pa duruar urie, për një javë, do të humbni deri në tri kile.
Marrë në përgjithësi, mbajtja e dietave nuk është punë e lehtë dhe nuk u shkon për dore të gjithëve. Regjimi restriktiv i të ushqyerit pasohet me një uri konstante dhe me heqje dorë nga ushqimet e preferuara, për çka shumica e njerëzve heqë dorë nga dieta.
Por, dieta e re, e përpiluar nga Ana Bins, tenton të jetë ndryshe. Në mënyrë që t’ia arrini qëllimit të humbjes së kileve, brenda ditës nuk guxoni që të merrni më shumë se 1.200 kalori. Krahas kësaj, duhet të hani edhe 400 g rrush, të cilat përmbajnë edhe 280 kalori shtesë.
Përpos asaj se do të humbni kilet e tepërta, falë rrushit, zorrët tuaja do të punojnë më mirë, organizmi do të jetë më i pastër dhe më shpejt do të shkrihen dhjamërat rezervë.
Cilat ushqime lejohen
– 400 g rrush në ditë
– vezë, të gjitha llojet e mishit, duke përfshirë edhe frutat e detit
– perime, edhe atë kryesisht domate, speca, qepë, kastravecë, kungulleshka, lakër, karota, kërpudha...
– të gjitha llojet e pemëve
– rreth 150 g mjaltë dhe pemë të thara në ditë
– vetëm vaj ulliri
– ujë, çaj, e ndonjëherë edhe lëngje pa sheqer
Rrushin e bardhë dhe të zi duhet ta hani si shujtë të veçantë, në mënyrë që organizmi juaj të shfrytëzojë të gjithë përbërësit e tyre dhe që të përmirësohet peristaltika e zorrëve.
Një kombinim të mirë paraqet peshku i pjekur në skarë, i kombinuar me bukë integrale dhe me sallatë perimesh, meqë kjo është një shujtë e vërtetë dietale. Edhe sallata e përzier me vaj ulliri dhe limon është e preferuar. Uthullën mos e përdorni.
Cilat ushqime nuk duhet të konsumohen
– të gjitha llojet e sheqerit, fasulet, bizelet, çokollata, kripa, majoneza, tharmi i bukës, uthulla.
Evitoni konsumimin e ‘frape’-ve od nga pemët e ndryshme, sikur që është ‘frape’-ja me banane dhe rrush. Me pure patatesh nuk duhet që të hani bukë. Mollën hajeni dy orë pas buke.
Plani i dietës
E hënë
Mëngjesi: një copë buke integrale, dy rriska mish nga gjoksi i pulës, 1 dl qumësht ose jogurt
Zamra: 200 g rrush të zi
Dreka: një vezë të zier, 250 g perime të ndryshme të ziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon, 40 g bukë integrale
Zamra: 200 g rrush të bardhë
Darka: 150 g salsiçe viçi të pjekura, me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë, e për desert pure mollësh.
E martë
Mëngjesi: 50 g ‘muesli’, 2.5 dl jogurt
Zamra: një gotë lëng rrushi, apo 150 g rrush të bardhë
Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të ndryshme të ziera, të cilave u shtoni një lugë vaj ulliri, limon, 40 g bukë integrale
Zamra: 150 g rrush të zi
Darka: 120 g peshk merluci të pjekur në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota, me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë
E mërkurë
Mëngjesi: jogurt pemësh
Zamra: 200 g rrush të bardhë
Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh dhe me dy lugë kaçkavall të gërryer
Zamra: sallatë pemësh me mollë, dardhë dhe rrush
Darka: 150 g djathë taze, 250 g perime të ndryshme (të papjekura) të cilave u shtoni vaj ulliri, limon, 40 g bukë integrale
Prej të enjtes, filloni me përsëritjen e ditëve, pra të enjten hani sipas menysë së të hënës dhe kështu me radhë.
0 comments:
Post a Comment