Sytë janë ato që preken më shpesh nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme. Shumë orë që kaloni në kompjuter, për shembull, janë të dëmshëm për shëndetin e tyre, si dhe tymi i duhanit apo smogu. Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqime që ndihmojnë shikimin.? Këtu është një listë e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë.
1) karota: Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe lakra dhe marulja. Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).
2) spinaqi: është shumë i pasur me hekur gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm tesallata jeshile, bizelet.
3) Frutat: kivi, portokalli dhe idet janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme sy.
4) Soja: Përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misritjanë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.
5) hudhra dhe qepa të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.
6) kajsia: e pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.
7) Veza: Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.
8) Salmoni dhe sardelet: acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, në fakt, janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .
9) Brokoli: përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.
10) Çokollata e zezë: përmban flavonoide që mbrojnë sytë.
8) Salmoni dhe sardelet: acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, në fakt, janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .
9) Brokoli: përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.
10) Çokollata e zezë: përmban flavonoide që mbrojnë sytë.
Përveç këtyre ushqimeve, ka shumë ushqime të tjera të dobishme për sytë. Të tilla si,: rrushi, limoni, kungulli, bajamet që janë aleatë të vlefshëm në tryezë dhe na ndihmojë për të ruajtur shëndetin e syve tanë.
0 comments:
Post a Comment