Thursday, November 28, 2013

10 qytetet më të bukura të Evropës



Jo më Venecia dhe Parisi, apo një nga merkullitë e tjera të famshme të Evropës. Qyteti më i bukur i kontinentit të vjetër është Riga, në Lituani, i ndjekur nga Bergen, në Norvegji. 

Suksesi i “Veriut të Madh” ndaj lokaliteteve shumë më të njohura dhe të favorizuara nga klima i atribuohet abonentëve të faqes së internetit 10Best.com, një divizion i “USA Today Travel”, transmeton TCH. 

Në përfundim të katër javëve votime, abonentët kanë vlerësuar “Yllin e Baltikut” për efektin ‘mix’ mes atmosferës pulsante të qytetit të madh dhe pasurisë kulturore e arkitektonike që ai ka. 

Jo rastësisht, kryeqyteti i Lituanisë do të jetë dhe Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2014 dhe sipas amerikanëve, vetëm tani ka filluar të ketë vëmendjen që meriton. 

Ndërkohë, pëlqehet për pozicionimin e tij në mes të fiordeve dhe shtëpive tipike shumëngjyrëshe që ndodhen në qendrën historike qyteti norvegjez Bergen. 

Qyteti në fjalë parapëlqehet nga adhuruesit e sporteve dimërore, sikurse qyteti i tretë në klasifikim, austriaku Insbruk, që pas dy Olimpiadave dimërore është një nga resortet alpine më të preferuara në botë. 


Renditja e 10 qyteteve më të bukura: 

1 – Riga (Lituani)

2 – Bergen (Norvegji)

3 – Insbruk (Austri)

4 – Dubrovnik (Kroaci)

5 – Çester (Angli)

6 – Pragë (Republika Çeke)

7 – Budapest (Hungari)

8 – Santorini (Greqi)

9 – Venecia (Itali)

10 – Bryzh (Belgjikë)

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment