Thursday, February 20, 2014

A lejohet të rriten thonjët?

Pyetja:
Kam një pyetje rreth thonjve. Kam një motër e cila elhamdulilah e fal namazin, mirëpo ka dëshirë të rrisë thonjtë. Më ka pyetur rreth tyre, por nuk dita t’i tregoja për ndalimin e tyre me argumente. A mund të na jepni disa argumente rreth ndalesës së tyre?
Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim, Islami i jep rëndësi të madhe mbajtjes së pastërtisë dhe për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për ndonjë mund të madh; shumë dispozita me të cilat urdhërohet muslimani synojnë mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj pastërtisë, sikurse: gusuli (larja), abdesti, pastrimi i dhëmbëve, shpëlarja e hundës, mënjanimi i qimeve nga pjesët intime, bërja synet për meshkuj, etj. Në këto dispozita bën pjesë edhe prerja e thonjve, pasi ky është një veprim me të cilën janë urdhëruar muslimanët dhe konsiderohet prej natyrshmërisë së pastër të njeriut. Për të kuptuar më drejt se çfarë dispozite kanë shkurtimi i thonjve në Islam, do të sjellim dy hadithe:
1. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Pesë sende janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):
1. Pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
2. Bërja synet (rrethprerja),
3. Shkurtimi i mustaqeve,
4. Mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
5. Shkurtimi i thonjve1.”
2. Transmeton Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thënë:
“Dhjetë gjëra janë prej fitres:
1. Shkurtimi i mustaqeve,
2. Lëshimi i mjekrës,
3. Përdorimi i misvakut
4. Larja e hundës me ujë,
5. Pastrimi i pjesës ndërmjet gishtërinjve,
6. Prerja e thonjve,
7. Shkulja e qimeve nga sqetullat,
8. Mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
9. Pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi e ka harruar të dhjetën, por ai thotë se ka mundësi të jetë shpëlarja e gojës.2
Këto dy hadithe sqarojnë mjaft mirë rëndësinë e prerjes së thonjve, pasi në to vihet në pah se ky veprim së bashku me të tjerat përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut.
Nuk mendoj se ka nevojë të flasim shumë për dëmin e rritjes së thonjve, pasi kjo është e kuptueshme, por fatkeqësisht qasja e njerëzve ndaj këtij veprimi dhe trajtimi i tij si formë zbukurimi për femra na bën që t`i themi disa realitete për të sqaruar se sa është e paqëlluar të konsiderohet zbukurim kjo praktikë.  Në vitin 1986 është mbajtur Seminari i Katërt Botëror i Mjekësisë Islame në Kuvajt. Aty është përgatitur një studim nga dr. Jahja Havaxhi dhe dr. Ahmed Abdul Ahir, në të cilin është argumentuar se zgjatja e thonjve nuk përkon me realitetin e zbukurimit të femrës ashtu si mund të pretendohet në disa shoqëri dhe vende në kohën bashkëkohore. Në vazhdim do të sjellim disa njohuri që janë përmendur në këtë studim.
Dëmet e rritjes së thonjve
-Dobia e thonjve është që t`i mbrojnë majat e gishtërinjve dhe të rrisin efektivitetin e tyre gjatë prekjes dhe kontaktit me gjërat. Pjesa e rritur e thoit, e cila tejkalon gishtin, është e padobishme dhe nuk ka kurrfarë vlere, madje kjo është e dëmshme në shumë aspekte, disa nga të cilat do të përmenden në pikat e mëposhtme.
-Kur zgjaten thonjtë, krijohen hapësira poshtë tyre dhe këto janë vende shumë të përshtatshme për t`u grumbulluar ndyrësirat, mikrobet dhe parazitët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Por jo vetëm kjo, ato vende janë shumë të përshtatshme që të shërbejnë edhe si inkubatorë për baktere të ndryshme dhe pastaj të përcillen sëmundje të ndryshme te personat me të cilët ka kontakt njeriu që zgjat thonjtë.
-Thonjtë e zgjatur pamundësojnë apo vështirësojnë kryerjen e shumë punëve, të cilat janë përditshmëri për secilin njeri, si kapja dhe prekja e gjërave, në punët shtëpiake; femrat posaçërisht ballafaqohen me probleme të shumta gjatë kryerjes së përditshmërive shtëpiake.
-Ato janë të dëmshme edhe në raport me të tjerët, pasi u ngjasojnë kthetrave dhe gjatë lëvizjeve të shpejta të pakontrolluara mund ta lëndojnë dikë. Nuk është larg këtij rreziku edhe vetë personi që i zgjat thonjtë.
-Rritja e thonjve shkakton dëme edhe te thonjtë, sikurse thyerja dhe çarja e tyre kur kanë kontakte me objekte të ngurta. Pastaj si shkak i rritjes së thonjve ato mund të trashen dhe ta ndryshojnë formën dhe dëme të tjera.
Motër e nderuar, kjo ishte ajo që arritëm të sjellim në lidhje me pyetjen tuaj. Lusim Allahun e Lartësuar që të na i hapë zemrat dhe t`i shohim gjërat ashtu si janë në të vërtetë dhe të mos mashtrohemi me atë që na shërbehet nga të tjerët me ambalazhe tërheqëse, ashtu siç është duke ndodhur edhe në lidhje me këtë praktikë.
Alaudin Abazi

A bën ta përdor farën e zezë pa pasur ndonjë sëmundje?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
A bën të përdor farën e zezë (nigella sativa) pa pasur ndonjë sëmundje?
Kur dhe si e ka përdorur Pejgamberi alejhi selam, në çfarë sasie, sa herë në ditë?
Në formë shurupi apo tabletë?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Fara e Zezë (Nigella Sativa ose Habetu Sevda`ë) është një bimë që përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e Zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Mjekët dhe studiuesit të cilët janë marrë me studimin e efekteve të kësaj fare theksojnë se krahas ndikimit të kësaj fare për shërimin e sëmundjeve të ndryshme ajo është e shëndetshme të përdoret edhe në jetën e përditshme, pasi ndihmon metabolizmin e trupit, rrit imunitetin, ndihmon në rinovimin e qelizave, e stabilizon kolesterolin në gjak, etj.
Prandaj mund të themi se përdorimi i kësaj fare është mjaft i shëndetshëm edhe nëse nuk vuajmë nga ndonjë sëmundje e caktuar.
Ndërsa në lidhje me mënyrën se si është përdorur kjo farë në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk kemi hasur në ndonjë hadith apo citat nga sahabët për këtë. Por dijetari Ibën Kajim Elxhevzije në librin “Mjekësia e të Dërguarit Muhamed”, f. 332-337, përshkruan me hollësi mënyrat e përdorimit të kësaj fare dhe efektet e saj, prandaj ju këshillojmë të lexoni këtë libër.
Alaudin Abazi

Sa është mesatarja e jetës së njeriut?

Pyetja:
Es selamu alejkum ue rahmetullah!
Sa është mesatarja e jetës së njeriut?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në një hadith nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thuhet: “Jeta e umetit tim është mes të gjashtëdhjetave dhe të shtatëdhjetave, kurse një pakicë do ta kalojë këtë kufi.” Shënon Tirmidhiu.
Prandaj themi se kjo është mesatarja e jetës së njerëzve tani.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Kroasant

Perberesit:
  • 3 veze
  • 3 luge sheqer
  • 200 gr gjalpe
  • 1 gote qumesht
  • 700 gr miell
  • lekure limoni
  • maje birre
  • nutella,ose recel
Pergatitja:
Perziejme te gjithe perberesit dhe formojme nje top.E leme per gati nje ore sa te vije brumi.
E ndajme topin ne disa topa te vegjel dhe me secilin top bejme nje rreth(jo te holle fare)duke e hapur.
E ndajme rrethin ne 8 pjese dhe ne cdonjeren veme nutellen ose recelin.
E rrotullojme nga lart -poshte dhe formojme molton.
Keto i veme ne tepsi dhe i leme gati nje ore sa te vijne prape.I pjekim ne furre me 180 grade per 30 min dhe jane gati per tu sherbyer.
Pune te mbare!

Cokollata shtepie

Perberesit:
  • 200 gr cokollate e zeze,
  • 100 gr biskota te thate te tipit dixhestiv,
  • 50 gr lajthi te pjekura,
  • 2 luge qumesht,
  • miell arre kokosi,
  • pak rum (sipas deshires)
Pergatitja:
Grijme jo shume imet lajthite dhe biskotat. Ne nje ene shkrijme cokollaten ne banjo mari me 2 luget e qumshtit dhe rumin. Kur eshte bere si krem homogjen, i shtojme lajthite dhe biskotat e grira dhe e perziejme me delikatese. Kur te jete ftohur pak brumi i cokollatave, e ndajme ne toptha sa nje kokerr arre dhe e rrumbullakosim. I kalojme ne miellin e arres se kokosit dhe i fusim te ftohen mire ne frigorifer per nja dy ore.
Ju befte mire!

Kek me tre shtresa

Perberesit:
  • 4 veze
  • 250 g sheqer
  • 250 g miell
  • 10 g aditiv per brume ose bakin(NE SHQIPERI)
  • 100 g qumesht
  • …lekur limoni nje luge
  • 100 g gjalpe
  • 2 luge gjelle kakao pluhur
  • Perzierja e kokosit
  • 500 g qumesht
  • 200 g sheqer
  • 100 g arre kokosi e bluar
  • 60 gr miell

Pergatitja
Ne fillim do pergatisim kremin.
400 gr qumesht i veme te marre vale me sheqerin.Tek 100 gr e tjere shtojme miellin dhe e perziejme qe mielli te tretet ne qumesht.Duke e perzier vazhdimisht qumeshtin e valuar hedhim tretesiren e miellit me kujdes qe te na behet krem.E leme te marre ca vale ne zjarr te lehte.Hiqeni nga zjarri dhe shtoni arren e kokosit ne krem.Perzijeni dhe lereni te ftohet.
Nderkohe rrihni vezet me sheqerin per 5-8 minuta.Pastaj shtoni qumeshtin dhe miellin te perzier me aditivin.Miellin hidheni luge luge dhe perzijeni me dore qe vellimi mos te na ulet.Ne fund fare shtoni edhe gjalpin e tretur por te vaket jo te nxehte dhe lekuren e limonit.
Brumin ndajeni ne dy pjese.Njeres i vini kakaon dhe perzijeni mire.
ne nje forme rreth 35 me 20 cm vini brumin me kakao per te pjekur ne temperature 180 grade do rreth 15 min.
Nxirreni nga furra hiqjani koren me thike nese ka zene shume kore.
Shtoni kremin mbi taven ku keni pjekur brumin hapeni mire ne te gjithe siperfaqen dhe mbi kremin hidhni brumin pa kakao me kujdes lehte.Vereni ne furre te piqet edhe 20-25 minuta te tjera.
Kekun e perfunduar prijeni ne forma te ndryshme.Verini sheqer pluhur lart.
Kremin mund ta beni edhe me puding te gatshem.Atehere s’keni nevoje per miell.
Mund ti vini edhe liko portokalli te prere ne copa te vogla.Mund te beni c’tju thote shija dhe fantazia juaj.

Kurabije (Kourabiedes)

Kurabiet jane biskota me gjalp tipike te kuzhines greke te cilave sipas deshires u shtohen edhe bajame te pjekura te therrmuara. 
Perberesit per kurabiet
  • 800gr miell
  • 450gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer pluhur + per sperkatje
  • 2 te verdha vezesh
  • 1 bustine vanilje
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • 100gr bajame te pjekura dhe te therrmuara
Rrahim gjalpin me ndihmen e nje mikseri kuzhine per 10-15 minuta derisa te formohet nje mase totalisht kremoze. Shtojme sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen edhe per 5 minuta te tjera derisa te dy perberesit te homogjenizohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve derisa te bashkohen mire, vaniljen dhe se fundi uzon duke vazhduar perzierjen me luge druri.
Ne nje ene tjeter sitim miellin, shtojme pluhurin pjekes dhe pak kripe duke i perziere mire. Kete perberje ia shtojme kremit te gjalpit ngadale duke e perziere nga poshte larte derisa te formohet nje brume i bute (shtojme akoma miell nese eshte e nevojshme). Se fundi, shtojme edhe copezat e bajameve gjithmone duke e perziere brumin.
I japim kurabijeve formen e deshiruar: sfera, gjysmehene etj, duke i vendosur ne tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 150°C per 30-35 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te erresohen shume.
I leme te ftohen per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas i kalojme ne sheqer pluhur.
*Keshille: Kurabiet mund te ruhen deri ne 1 muaj ne nje ene alumini te mbyllur me kapak dhe te vendosur ne nje vend te fresket.

Toptha me arre kokosi

Receta e pare
  • 400 qumesht pluhur
  • 400  arre kokosi e grire
  • 300 gsheqer
  • 250 g gjalpe
  • 1sheqer vaniljeje
  • 150 uje
  • 100 lajthi te pjekura
  • 60 g keksa te bluar ose te shtypura( biskota)
Pergatitja
Ujin,sheqerin,sheqervaniljen i zien te gjitha bashke.I heq nga zjarri.Shtoni qumeshtin pluhur duke e perzier me kujdes.Verini edhe gjysmen e kokosit te bluar dhe ne fund biskotat e bluara. I perzjeni te gjitha.Kete mase e lini te ftohet pak dhe pastaj shtoni edhe gjalpin. pastaj e lini te ftohet fare.Me duar formoni toptha te vegjel.Ne mes veni nje lajthi te pjekur por edhe bajame mund te vini ne vend te lajthive.Pastaj i kaloni ne kokos te bluar qe te marrin mire nga te gjitha anet arren e kokosit.

Receta e dyte
  • 1/2 l qumesht
  • 2 pako puding vaniljeje
  • 7 luge sheqer pluhur
  • 300 gr arre kokosi te bluar
  • 250 gr sheqer pluhur
  • lajthi ose bajame te pjekura mundesisht te plota jo te bluara.
  • 100-150 gr arre kokosi per te lyer topthat nga te gjitha anet.
Pergatitja
  1. Zjeni budingun me qumeshtin
  2. shtoni kokosin dhe lereni te ftohet pak
  3. shtoni margarinen dhe sheqerin pluhur
  4. I lini te ftohen mire dhe formoni toptha te vegjel me dore
  5. Ne secilen vini ne mes lajthi ose bajame dhe kalojeni ne kokos.

Biskota me brume sfoliat

Brum sfoliat i bere me  krem djathi dhe gjalpe
  • 250 g krem djathi (Philadelphia)
  • 250 g miell
  • 160 g gjalpe
  • 2 luge sheqer per brume te embel
  • 1/2 luge kafeje kripe nese brumin do e beni me gjera pikante te kripura.

Keto jane biskotat e mbaruara.
I perzieni te gjithe perberesit dhe keshtu pa e zene brumin tamam e lini ne nje vend te ftohte gjithe naten ose ne frigorifer.
Te nesermen e merrni mundohuni te beni nje brume pak a shume pasi nuk lidhet mire dhe hapeni me pec ne kete forme.
Beni nje palosje tre here dhe vereni perseri ne frigorifer per 30 min. kete proces e perserisni tre here.Heren e fundit do te vini re qe brumi eshte bere elastik dhe gjalpi eshte futur plotesisht ne menyre te njetrajtshme ne brum. Tani e keni gati per ta perdorur.
Ketu eshte bere nje mbushje me arra te bluara te perziera me sheqer dhe pak kanelle.
Piqini ne temperature 160grade deri ne 180 grade rreth 15-20 min.Varet shikojini vete qe te jene te celeta e jo te erreta.Mund ti lyeni edhe me te verdhe veze siper dalin pak me bukur.Mund tu vini fara susami per bukuri para se te piqen.
Ja dhe nje variant tjeter ku brumin e beni te kripur.E mbush me krem djathi dhe proshute ose nje mbushje sipas deshires suaj.S’ka rendesi mbushja e zgjidhni vete vetem po ju tregoj nje ide se cfare forme mund ti jepni.I pret format me nje forme me te vogel dhe tjetren me nje gote .
Ky eshte nje brum tjeter ne fakt nuk eshte sfoliat por po e tregoj per menyren se si mund ti jepni formen.Receta e ketij brumi eshte : ½ liter qumesht i ngrohte 20gr maja birre 1luge sheqer 1filxhan kafeje vaj 2 luge kafeje kripe rreth nje kg miell margarine ose gjalpe 250 gr
Keto mund te perdoren shume mire si nje antipaste ne nje feste te vecante.Dhe mund te beni forma te ndryshme dhe mbushje te ndryshme

Role me nutella

Perberesit:
  • 100 gr miell
  • 140 gr sheqer
  • 10 gr mjalt
  • 5 veze mesatare
  • 2 vanilje
Mbushja : nutela
Mbulesa: sheqer puder
Per brumin: Perzjejme sheqer,mjalt,vanilje e i rrahim sa te behen kremoze. Rrahim te bardhat marenge e shtojme 50 gr sheqer. Kete mase e bashkojme me masen mjalt-vanilje-sheqer,me ndihmen e nje shpatulle. Pastaj rrahim te verdhat dhe i shtojme dhe ato te masa.
Shtojme miellin,duke perzjere lehte. Brumin qe zeme e hapim pete me trashesi 1 cm mbi nje leter pjeksel. I japim formen e nje drejtkendeshi. E pjekim ne furre 220 grade per 6-7 minuta, jo me shume. Duhet te marri ngjyre floriri ndersa furra  s’duhet te hapet gjate pjekjes. Nuk duhet te dale jashte lageshtira. E nxjerrim nga furra, e sperkasim me sheqer dhe e mbeshtjellim me leter cellofan se s’duhet ti ike lageshtira,se pastaj thahet e thermohet. Kur te ftohet, shtrojme siper nutela,duke e shtruar mire me shpatull.Ne te 4 anet nuk hedhim nutela ,leme nje distance 2 cm. E rrotullojme per ta bere rolo’ me ndihmen e letres pjekse dhe e fusim ne frigo per 30 minuta ,bashke me letren . Pasi e nxjerrim nga frigo,i presim te dy anet dhe e lyejme me sheqer puder te prezjere me vanilje. Pastaj e presim ne feta.
Shenim: Ne vend te nuteles,mund te veme marmelate,krem pasticerie etj.

Disa nga shkaqet e rënies së flokëve

Gjene dhe qeliza staminale. Janë këto fjalët magjike për miliona njerëz, që deri më sot shkenca nuk ka arritur t’u japë asnjë lloj shpjegimi për rënien e flokëve. Studimet e nisura vite më parë, më në fund po shkojnë drejt një përfundimi më shumë se thjesht teorik.
Një shembull është testi gjenetik, që tregon për predispozitën ndaj rënies së flokëve të lidhur me testosteronin, ku më e njohura është androgjenetika. Kështu shpjegon Antonella Tosti, docente dermatologjie në Universitetin Shtetëror të Parisit: “Testi është i padëmshëm dhe pa dhimbje, sepse bëhet me një kampion pështyme dhe analizon variantin e një gjeni, varianti G, i cili tregon një rrezik prej 70 për qind për të zhvilluar një alopeci androgjenetike të rëndë para moshës 40-vjeçare dhe varianti A, që lidhet me një mundësi rreth 70 për qind për t’u prekur nga kjo sëmundje”. Testi është rezultati i parë konkret i një kërkimi, që për shumë vjet është përqendruar në gjetjen e gjenit përgjegjës për rënien e flokëve. Sforcimi ka çuar në kuptimin e disa aspekteve thelbësore të fenomenit.
Studimet
Vetëm pak muaj më parë u publikua në numrin e ri të “Nature Genetics” dy studime të konsideruara shumë të rëndësishme. I pari u organizua nga kërkuesit e Universitetit të Bonit në Dyseldorf, duke analizuar ADN-në e 300 qerosëve dhe tregoi se ekzistojnë dy zona specifike të kromozomit 20 të lidhur ngushtë me rënien e flokut. Kërkuesit gjermanë, më 2005-n, kishin shpjeguar një tjetër mister, duke treguar se format e trashëgueshme, përbërësi më i fortë gjenetik, transmetohen vetëm nga nëna. Për këtë arsye, kush preket nga rënia e flokëve duhet të kujtojë atë të gjyshit ose paraardhësve të largët, gjithmonë nga rrënjët e së ëmës. Në studimin e dytë, shkencëtarët e Universitetit “MCGill” të Montrealit kanë analizuar ADN-në e më shumë se 1200 burrave dhe kanë zbuluar se rreziku i rënies së flokëve rritet shumë nëse janë të pranishme disa profile gjenetike në kromozomin 20. Studimi i bërë nga “GlaxoSmithKline” tregoi se industria po përpiqet të zbulojë rëniet e mundshme klinike. “Në të ardhmen, shfrytëzimi i mirë i këtyre njohurive, si edhe ato mbi gjene të tjera të treguara në vitet e fundit, përgjegjëse për rënien e flokëve, do të na çojë në rezultate të kënaqshme”, thotë Tosti. Më e afërt duket mundësia për shfrytëzimin e karakteristikave të qelizave staminale të rrënjës. Sipas specialistëve, stresi është një nga faktorët kryesorë që redukton rezervat staminale të pranishme në rrënjët e flokut.
Në origjinën e rëniesRënia e flokëve mund të jetë e pakthyeshme (si ajo me origjinë gjenetike apo androgjenetike), ose e përkohshme. Mesatarisht, çdonjëri prej nesh ka 100-150 mijë fije floku dhe humb rreth 100 të tilla në ditë. Jeta mesatare e një fije floku është 3-7 vjet dhe rritet çdo ditë me 0.3 milimetër, ndërsa në muaj 1 centimetër.
Gjenetika
Është shkaku kryesor i humbjes përfundimtare të flokëve, e vështirë për t’u parashikuar, sepse predispozita gjenetike për rënien e flokëve kalon në shumë breza. Për momentin mund të bëhet shumë pak.
Androgjenika
Është shumë e përhapur, prek më shumë burrat se gratë. Ajo varet nga sasia e tepërt e testosteronit, që duke reaguar me alfa-5 redukton didrotesteronin substancë, i cili pengon zhvillimin e rrënjës dhe provokon atrofizimin.
Gjaku
Prania jo e mjaftueshme e gjakut në rrënjën e qimes është një nga shkaqet më të shpeshta të rënies. Mund të verifikohet kur enët e gjakut janë sklerotike, duke nisur nga mosha 40 vjeç ose më parë. Shumë prej tyre që vuajnë nga artroza cervikale e që çon në ngushtimin e enëve të gjakut, kanë një humbje flokësh që mund të pengohet me ilaçe.
Mungesat ushqimore
Mungesa e hekurit dhe një rënie e madhe në peshë ndihmon në rënien e flokut. Marrja e hekurit dhe kripërave të nevojshme minerale mund ta kthejnë flokun në gjendjen e mëparshme.
Ndryshimet hormonale
Menopauza, lindja dhe shtatzënia, me ndryshime hormonale, marrja e kontraceptivëve dhe disa patologji të tiroides favorizojnë rënien.
Stresi dhe faktorët psikosomatikë
Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën.
Ilaçet
Ndër shkaqet më të njohura të rënies së flokëve është kimioterapia. Megjithatë, edhe ilaçe të tjera mund ta dobësojnë flokun: efektet zhduken gradualisht me mbarimin e terapisë. Edhe vitamina A dhe beta-karoteni me tepri mund t’i dobësojnë flokët.
Sëmundje të tjera
Shumë patologji mund të çojnë në rënien e flokëve. Kështu, infeksionet, mes të cilave klamidia ose disa forma të tjera tumorale si ai i vezores.

Rruga e formimit të gurëve në veshka

Problemet e shfaqura në veshkë mund të jenë shumë të ndërlikuara sa që mund të kërkojnë edhe ndërhyrjen kirurgjikale, apo edhe transplantin e saj. Edhe shfaqja e gurëve në veshka kërkon trajtim dhe kurim.
Por, e rëndësishme është që të njihen shkaktarët e formimit të këtyre gurëve dhe të shmangen, duke ndihmuar veshkat në mirëfunksionimin e tyre. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit këshillojnë pirjen e ujit dhe të lëngjeve, pasi janë të domosdoshme për jetën e njeriut.
Pa ujë njeriu nuk mund të jetojë. Një njeri mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht, që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri akoma më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Sëmundja që shkakton prodhimin e gurëve quhet Litiazë. Në rastin e litiazes renale, gurët prodhohen nga veshkat.
Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme
Në sajë të urinës, në trupin tonë eliminohen një sasi toksinash siç është ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t, një nga përbërësit e urinës). Quhet “diureze” sasia e urinës së prodhuar çdo ditë. Sa më shumë pimë lëngje, aq më shumë urina është e holluar dhe në ngjyrë të çelet. Në rast të kundërt, kur lëngjet janë të pakta dhe djersitim shumë, urina bëhet më e përqendruar dhe e errët. Kur urina është shumë e koncentruar, ajo ka përmbajtje të lartë të toksinave, me prirjen për t’u kthyer në formë kristaline në nivelin e veshkës. Duke u mbledhur njëra pas tjetrës, kristalet formojnë gurët. Prania e gurëve në veshka apo në rrugët urinare quhet litiaze urinare. Prania e gurëve shkakton kriza të dhimbshme, kolikat nefrotike si pasojë e bllokimit të gurëve në ureter, një kanal i hollë që çon urinën në fshikëz. Përveç krizave të dhimbshme, litiaza mund të keqësojë gjendjen e veshkave dhe të rrugëve urinare, të cilat më vonë mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin. Ekzistojnë shumë lloje të shfaqjes së gurëve në veshka, në varësi të natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, gjë që lejon identifikimin e tyre.
Diagnoza dhe përbërja e gurëve
Gurët mund të përbëhen dhe nga minerale të tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gurëve shoqërohet dhe me praninë e një bakteri, siç mund të jetë: Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species; të cilat transformojnë urenë në amonium. Me shpesh bëhet fjalë për Proteus mirabilis. Shumë persona me gurë në veshka nuk ndjejnë dhimbj. Ata e kuptojnë veçse kur shohin se kanë hematuri, pra gjak në urinë, çka është shenja kryesore e një litiaze renale. Përveç gurit që është shenja e parë dhe klinika tipike, mund të gjendet dhe prania e gjakut në urinë përmes një analize me ”letër reaktive“. Por kjo kërkon dhe analiza të tjera plotësuese, si: ekografia abdominale, e cila vëzhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket një zgjerim i “pyelon“-it dhe gropës së veshkave; radiografia e thjeshtë ose me tomografi; urolografia ndër-venoze; skaneri; etj.
Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka: Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin. Urinës. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinë. Djersitje e vazhdueshme. Fryrje e trupit
Ethe. Dobësi. Urinë e turbullt me erë të keqe. Temperaturë.
Gurët në veshka nuk janë gjithmonë të trashëguar
Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Nevojat për kalcium dhe formimi i gurëve
Një sasi e pamjaftueshme e kalciumit favorizon krijimin e gurëve oxalo-kalcikë, prandaj lind nevoja e një ushqimi të ekilibruar. Nëse një person merr shumë kalcium, kjo lëndë do të jetë me shumicë në urinë, çka sjell formimin e gurëve oxalatë të kalciumit. Nga ana tjetër duhet konsumuar shumë kalcium për të penguar absorbimin nga zorrët të oxalatës. Pra pengohet që të gjenden në urinë shumë oxalatë, çka do të shkaktonte krijimin e gurëve të oxalate-kalciumit. Edhe tepria në të ushqyer mund të shkaktojë në vetvete një gur kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrët. Megjithatë, me shpesh ato veçse favorizojnë shfaqjen e një litiaze të personat e predispozuar. Duke qenë se ushqehen njëlloj, 10 për qind e popullsisë perëndimore janë të prekur nga litiaza.
Dieta për personat që vuajnë nga gurët ne veshka
Pas përcaktimit të saktë të diagnozës së gurëve në veshka, i sëmuri trajtohet me analgjezikë të lehtë dhe anisperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaske me ujë të vaket. Uji i ngrohtë çliron tek ai i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhimbjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat jepem vetëm me rekomandimin e mjekut. Sidoqoftë është e këshillueshme që pas çdo urinimi të shoqëruar me gjak të përdoren dizinfektantë gjatë një jave. Po kështu rekomandohen ushqime të lehta, supa me zarzavate, lëngje frutash, çajra të ndryshme, etj. por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolike renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analiza të urinës.
Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka
Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, etj.

Hallvë me shije portokalli

Përbërësit për 6 veta: 
  • 200 gr sheqer, 
  • 300 gr irmik (miell gruri më i trashë dhe më i fortë se mielli i zakonshëm, në anglisht semolina, nëse nuk keni, përdorni 150 gr miell gruri dhe 150 gr miell misri), 
  • lëngun e një portokalli dhe lëkurën e grirë të tij, 
  • 350 gr qumësht, 
  • 1 lugë të madhe gjalpë, 
  • 2 lugë të vogla esencë vaniljeje, 
  • 2-3 lugë të mëdha bajame të qëruara, të prera në feta, 
  • 1 lugë të madhe kanellë për garniturë.


Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, esencën e vaniljes, gjalpin, miellin, qumështin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. I lëmë në zjarr mesatar për rreth 7 minuta dhe pastaj e trazojmë masën e krijuar me një lugë të madhe prej druri derisa të fillojë të mpikset dhe të krijohet kremi. Duhet kujdes, mos ta lëmë të mpikset shumë.
Në vazhdim hedhim bajamet e prera në feta të holla dhe pasi e trazojmë hallvën, e heqim nga zjarri. Spërkasim me ujë një formë keku dhe aty hedhim masën e hallvës. E shtypim me lugë dhe e lëmë të ftohet, derisa të marrë temperaturën e dhomës. Pastaj e vendosim në frigorifer, që të ftohet dhe të bëhet solide.
Para se ta servirim, e presim në copa dhe e spërkasim me kanellë dhe bajame.
Ky është një version krejt ndryshe nga ai i hallvës shqiptare. Provojeni dhe do tju pëlqejë.
Ju bëftë mirë!

Lulja që i përgjigjet ezanit! (video)

Në Azerbejxhan ekziston një lule e verdhë e cila quhet “Lulja e Ezanit” ngase ajo hapet apo çel vetem kur fillon të thërras ezani në xhaminë lokale ku gjendet lulja.
Për më tepër kronika e përgatitur nga CNN.

Wednesday, February 19, 2014

Efektet e bananes mbi shëndetin tuaj

Banania eshte nje frut tropikal qe ka veti shume te mira medicinale. Bananet ulin stresin, tensionet premenstruale, presionin e larte arterial etj. Eshte nje frut qe ka permbajtje shume te larte vitaminash dhe eshte shume benefitare nese e perfshini ne dieten tuaj. Ky frut ju jep edhe nje sasi te mire te sheqerit nese niveli juaj eshte i ulet per momentin.
Indeksi glicemik
1. Indeksi glicemik GI, mat ate se cfare i ndodhe sheqerit pasi hani dicka. Eshte krijuar qe te ndihmoje njerezit te mbajne nivelin e sheqerit te tyre ne gjak nen kontroll, sidomos per njerezit me diabet. Nje sasi e ulet e GI eshte nen 55, je norme mesatare eshte 56 dhe 69 dhe nje norme e larte eshte mbi 70. Bananet kane nje GI te ulet prej 51,keshtu ngrenia e bananeve jep energji te shpejte dhe mire.
Bananet dhe niveli i sheqerit
2. Bananet ne menyre te natyreshme e ngrene nivelin e sheqerit ne gjak dhe jane edhe shume te mira per te ulur nauzene e mengjesit. Ato jane shume te mira per tu perdorur pas nje nate qe keni pire shume, te perzjera me pak mjalte dhe me qumesht. Nese hani dy banane perpara se te sterviteni ne palester do tu jape aq energji sa per ta perballuar ate me shume sukses. Bananet permbajne tre lloje te sheqerit natyral: sakaroze, fruktoze dhe glukoze.
Vitaminat qe permbajne bananet
3. Bananet kane vecanerisht sasi te larte te vitaminave B dhe keshtu kane shume shume benefite. Vitamina B6 do te ndihmoje ata qe vuajne nga diabeti, dhe do te rrelgulloje humorin. Nese jeni duke u perpjekur te lini duhanin, bananet mund tu ndihmojne pasi permbajne nivele te larta te Vitamines C, A1, B6, B12 si dhe kalium dhe magnez, keto minerale dhe vitamina do te ndihmojne trupin te kaloje me me lehtesi largimin e nikotines nga trupi. Nese jeni nervoz, vitaminat B ne kete frut do tu ndihmojne te qetesoheni.
Bananet dhe humori
4. Bananet permbajne triptofan, nje lloj aminoacidi qe konvertohet ne serotonine, duke dhene nje efekt qetesues. Perdorimi i bananeve ne menyre te rregullt do te ndihmoje ata persona qe vuajne nga depresioni.

5 metodat që të shëroheni shpejt dhe në mënyrë të efektshme nga hunda e bllokuar?


1. Perdorni nje lageshtues per ajrin nderkohe qe jeni duke fjetur. Sistemet e ngrohjes ose te ftohjes, mund te thajne ajrin duke perkeqesuar simptomat e bllokimit.
2. Pini te pakten 8 gota uji cdo dite. Uji do te mbaje indet e hundes tuaj te lageshta, gje e cila do te pershpejtoje sherimin.
3. Qendroni dy deri ne tre here mbi avull. Hapni dushin dhe rrini aty, duke marre fryme ne avull, deri ne 15 minuta cdo here.
4. Hidhni solucion fiziologjik ne hunden tuaj. Kete solucion mund ta blini ne farmaci ose mund ta beni vete ne shtepi. Vendoseni koken mbi lavaman dhe hidhni kete solucion ne kanalin e hundes duke perdorur nje shiringe. Solucioni do te ndihmoje ne zbutjen e mukusit.
5. Me pas shfryni hundet tuaja ne nje facolete duke pasur kujdes qe ky veprim mos te ndikoje ne veshet tuaj.

Ggurabija

Lehtë dhe shpejtë, perberesit:
  • 500 gram miell
  • 2 vezë
  • 1 gotë e madhe kos
  • 1 gotë e madhe vaj
  • 250 gr sheqer
  • 1 pecivë
  • 1 vanile

Në një enë të thellë i përzien vezët, kosin, vajin, vanillën, pecivën dhe sheqerin. Pastaj i shton miellin duke e tretur në të njejtën enë, deri sa të bëhet një brum i hollë për gatim.

E mbledhë brumin dhe e ndan në kuleq të vegjël sa një e verdhë e vezës. Pastaj i vendos në një tepsi e cila paraprakisht lyhet me vaj dhe gjatë vendosjes, kuleqët lyhen me vaj nga të dy anët.
Futet në furrë dhe për 20 min piqen në temperaturë të lartë.

Ju bëfshin mirë!

Kupat e Pyllit te Zi

Sot duam tiu propozojmeKupat e Pyllit te Zi, nje emer paksa i cuditshem, por qe i pershtatet fare mire pamjes se embelsires. E pregatitur ne kupa qelqi, apo akoma me mire ne gota te gjata cilindrike, kjo recete perbehet nga pandispanje me cokollate, qershi, pana dhe maskarpone. Nje zgjedhje ideale per te embelsuar diten tuaj apo ate te miqve.
Perberesit per 4 persona
  • 8 feta pandispanje me cokollate ne forme rrethore (te njejtin diameter me gotat apo kupat qe do te perdorim)
  • 100gr pana te rrahur per embelsira
  • 200gr maskarpone
  • 400gr qershi
  • 70gr sheqer
  • 35gr sheqer pluhur
Ne nje tas rrahim maskarponen, panen, sheqerin pluhur dhe e vendosim ne frigorifer.
Heqim berthamen e qershive dhe i hedhim ne 200ml uje te cilin e cojme ne zierje bashke me sheqerin dhe kanellen ne zjarr te ulet per rreth 8 minuta. Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e heqim tenxheren nga zjarri, ndajme kokrrat e qershise nga shurupi dhe i leme te dyja te ftohen.
Lagim fetat e pandispanjes me shurupin, vendosim ne cdo kupe nje te tille, nje shtrese krem me maskarpone, disa qershi dhe e perserisim dhe nje here proceduren duke formuar dy shtresa. I vendosim kupat ne frigorifer per te pakten 2 ore perpara se ti servirim.
Ne fund mund ta zbukurojme siperfaqen me pak kakao apo me copeza te vogla cokollate.