PËRBËRËSIT:
- 1 lit. qumësht,
- 200 gr. sheqer pluhur,
- 200 gr. miell kokosi,
- 300 gr. biskota të bluara,
- 6 lugë niseshte,
- 250 gr. margarinë e zbutur,
- 200 gr. lajthi të qëruara,
- 250 gr. arra të bluara.
Tundet margarina me 100 gr. sheqer pluhur. Ulet niseshtja në 8 lugë qumësht të ftohtë. 1litër qumësht vlohet, largohet nga zjarri dhe në të shtohen masa e nishestes së tretur dhe sheqeri pluhur. Kthehet prapë në zjarr dhe duke e përzier vazhdimisht dhe duke e përzier vazhdimisht zihet gjersa të marrë disa valë.
Pasi të ftohet pak, kësaj mase i shtohen biskotat e bluara, arrat e bluara dhe margarina e tundur. Nga masa e përgatitur, e ftohur, bëhen toptha në madhësi të një arre. Në shuplakë dore rrafshohen topthat, vihet nga një lajthi në mes, u jepet forma e rrumbullakët, pastaj kalohen në kokos dhe vendosen në shportëza letre. Shërbehen pasi të ftohen mirë dhe të forcohen.
0 comments:
Post a Comment