Nevojiten:
- 380 gr miell,
- 120 gr niseshte,
- 150 gr sheqer pluhur,
- 1 vezë,
- 120 gr margarinë,
- 60 gr gjalpë,
- 1 kese vanill,
- Çokollate për të lyer majat e biskotave.
Përgatisim brumin, duke perdorur gjithë përbërësit perveÇ Çokollates dhe e lëmë 20 minuta në frigorifer. Pas kësaj, i bëjmë si shkopinj duke e marrë pak nga pak dhe u japim formen e patkoit. I vendosim në tavë ku kemi shtruar letër furre dhe i shtypim lehtë me gisht. I pjekim në 180° për rreth 10-15 minuta.
Ndërkohe shkrijmë Çokollaten dhe më pas lagim bishtat e biskotave. Sipas deshirës, mund të shtojmë pak kakao në brum dhe majat ti lyejmë me Çokollate të bardhë. Natyrisht, biskotave mund tu japim dhe forma të tjera.
0 comments:
Post a Comment