Saturday, February 15, 2014

Petulla Castagnole



Keto petulla, sebashku me Galanit, jane nje embelsire tipike qe gatuhen per Karnavale dhe pregatiten ne sasi te medha ne menyre qe te zgjasin gjate te gjithe periudhes. Nese preferoni, mund ti lyeni edhe me pak salce çokollate ne vend te sheqerit, apo mund ti mbushni brenda me krem pastiqerie, nutela etj.
Perberesit per 6-8 persona
  • 450gr miell 00
  • 3 veze
  • 150gr sheqer + 50gr per sperkatje
  • 75gr gjalp
  • 1 pako pluhur pjekes
  • pak kripe
  • vaj luledielli per skuqje
Ne nje tas, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me 150gr sheqer dhe nje  maje luge kripe derisa te perftojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur. Shkrijme ne mikrovale gjalpin dhe ja shtojme mases se mesiperme bashke me rumin, shtojme ne fund edhe miellin e situr dhe e bashkojme te gjithe brumin derisa te homogjenizohet.
Formojme nga brumi shume sfera te vogla me madhesine e nje geshtenje dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe i sperkasim me pak sheqer ne siperfaqe. I servirim te ngrohta ose te ftohta.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment