Sunday, February 9, 2014

A therret kurban për fëmiun që ka vdekur në barkun e nënës?



Pyetje:
Selam alejkum , A lejohet te pritet kurban per femije te cilet vdesin ne barkun e nenes? Ju kisha lutur nje pergjigje..
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të therret kurban për fëmiun e posalindur është sunet dhe therrja e kurbanit e largon nyjen e lidhur që e ka fëmiu prej shejtanit.
Por, nëse fëmiu vdes duke qenë në barkun e nënës dhe para se t’i bën katër muaj, atëherë ai nuk lahet, nuk falet, nuk emërtohet dhe nuk therret kurban për të. (Komisioni i përhershëm 8/408)
Ndërsa nëse vdes pasi t’i ketë plotësuar katër muaj në barkun e nënës, atëherë ai lahet, falet, emërtohet dhe therret kurban për të, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.
Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Pas plotësimit të katër muajve atij i është dhënë shpirti, dhe ai emërtohet, lahet, falet, varroset te varrezat e muslimanëve, dhe therret kurban për të sipas mendimit që e shohim (më të saktë). Ndërsa disa prej dijetarëve thonë se nuk therret kurban për të, përveçse pasi t’i bën shtatë ditë i gjallë pas lindjes, por e vërteta është se therret kurban për të, ngase ai do të ringjallet në Ditën e Gjykimit dhe do të ndërmjetësojë për prindërit e tij. (Es’iletul Babil Meftuh 653)
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment