Pyetje:
Eselamu alejkum. A lejohet me i mbajte papagajt ne shtepi mbrenda, se disa thojne qe nuk ben?
Përgjigje:
Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Lejohet ruajtja e papagajve në shtëpi dhe nuk ka ndonjë ndalesë për këtë sipas Sheriatit Islam.
Transmetohet nga Enes ibn Malik (radijallahuanhu) i cili thotë: Ka qenë Pejgamberi (salallahualejhiveselem) njeriu me moral më të mirë prej të gjithë njerëzve. E kam pasur unë një vëlla të cilit i thonin Ebu Umejr. E Pejgamberi (salallahualejhiveselem) kur vinte i thonte atij: “O Eba Umejr, çka ka bë Nugejri?”. (Nugejr – është shpend i vogël i cili i përngjanë zogut, e disa kanë thënë është bylbyli) (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Hafidh Ibn Haxheri: Në këtë hadith ka argument se lejohet ruajtja e shpendëve në kafaz dhe të ngjashme me të, vetëmse obligohet për atë i cili e ruan ndonjë prej kafshëve që të sjellet mirë ndaj saj dhe ta ushqejë atë me atë që është e nevojshme, duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahualejhiveselem) i cili thotë: “Ka hyrë një grua në zjarr për shkak të një maceje të cilën e ka lidhur, nuk e ka ushqyer dhe nuk e ka lejuar të ushqehet me gjërat e tokës”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Thotë Shejh Ibn Bazi: Nuk ka ndonjë ndalesë për këtë (ruajtjen e shpendëve në kafaz) nëse iu përgatitë atyre ushqim dhe pije, ngase në esencë kjo çështje është e lejuar, dhe nuk dijmë ndonjë argument që e kundërshton atë. (Fetava Ulemaul Beledil Haram 1793)
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
0 comments:
Post a Comment