Për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale, e mira është që të kryhet vizita tek mjeku, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar plotësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:
1. Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë sa më lehtë jashtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.
2. Zbutini fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo ka efekt anti-inflamator, pasi lehtëson bllokimin e mushkrive të fëmijës dhe pengon kollitjen e shpeshtë. Për ta përgatitur këtë merrni një kokërr qepë të thatë dhe bashkoheni me një lugë mjaltë dhe vendoeni të tenxhere të ziejë pak dhe më pas mbajeni në frigorifer për ta përdorur kur të keni nevojë. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën 1 vjeç mos i jepni mjalt pasi mund të sjellë bolutizmin tek to.
3. Lagështira e ajrit i pakëson të kolliturat:
Futeni fëmijën në dush dhe mbajeni aty për disa minuta në mënyrë që të marrë ajër të lagësht pasi kjo pengon kollën.
0 comments:
Post a Comment