Menjëherë korrigjoni gabimin nëse akoma nuk e keni përgatitur një maskë të tillë. Kjo maskë do të rigjenerojë lëkuren tuaj në total, duke hequr qelizat e vdekura dhe duke krijuar një lëkurë të butë si mëndafsh. Kjo maskë është zgjidhja përfekte për ato që kanë akne, dhe për ato që dëshirojnë të paksojnë prezencen e rrudhave në fytyrë. Por, bëni kujdes dhe mos e përgatisni këtë recetë nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme.
Përbërësit:
½ mollë
1 lugë kos
1 lugë vaj ulliri
Marrim mollën e grijmë pure dhe e hedhin në një tas të vogël. Shtojmë me radhë kosin dhe vajin e ullirit. Masën e krijuar e vendosim në fytyrë dhe e lëmë të qëndrojë 15 minuta. Shpërlajmë fytyrën me ujë të vakët dhee lyejmë me krem hidratues në fund të procesit. Përsëriteni këtë maskë të paktën 2 herë në javë që të vëreni ndryshime befasuese.
0 comments:
Post a Comment