Saadiya Saleh nga Jemeni kur qan, në vend të lotëve i “pikojnë” gurëz. Rasti i saj ka tërhequr vëmendjen e mjekëve, derisa banorët nga vendlindja e saj thonë se është viktimë e magjisë së zezë.
Pas ekzaminimeve të shumta mjekësore është konfirmuar se ajo nuk është e sëmurë, megjithatë kur qan nga sytë e saj dalin gurëz të vegjël.
Një xhirim i bërë nga televizioni Azal në Jemen, tregon Saadiyan duke shkuar te mjeku dhe tregon se në sytë e saj nuk ka lot por gurëz.
Akoma nuk ka një shpjegim shkencor për gjendjen e saj, ndërsa njerëzit në vendin ku jeton, janë të frikësuar, sepse besojnë se ajo është viktimë e magjisë së zezë ose atë e ka pushtuar djalli.
Mjekët nga Jemeni shpresojnë që kolegët e tyre nga vendet tjera do t’u ndihmojnë që të zbulohet pse vajza në vend të lotëve ka gurëz.
0 comments:
Post a Comment