Friday, February 7, 2014

A lejohet duartrokitja në Islam?



Pyetje:
Selam alejkum. a eshte haram duartrokitja? Allahu ju shperblefte.
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Disa prej dijetarëve, duartrokitjen e kanë llogaritur mekruh – të papëlqyer, e disa të tjerë e kanë llogaritur atë haram. Edhepse nuk ka ndonjë argument të prerë në lidhje me këtë çështje, megjithatë është e ditur se kjo nuk ka qenë traditë e selefëve asnjëherë, dhe një gjë e tillë rrjedh prej jomuslimanëve. Andaj ikja prej saj është më e mirë, qoftë ajo mekruh apo haram.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment