recipeeexchange
The earliest known recipes date
from approximately 1600 BC and come from anAkkadiantablet
from southernBabylonia.AChineserecipe for fish salad dates
back to 1330 BC,and is found in the textYinshan Zhengyao, or
Correct Principles of Eating and Drinking.
There areancient Egyptianhieroglyphicsdepicting
the preparation of food.
Many ancient Greek recipes are known.Mithaecus's
cookbook was an early one, but most of it has been lost;Athenaeusquotes
one short recipe in hisDeipnosophistae.Athenaeusmentions
many other cookbooks, all of them lost.
on 3:12 PM
Kryeredaktori i gazetës gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung Wolfgang Günter Lerch tha se bota sot nuk do ta shihte me sy internetin e as kompjuterin sikur te mos ishin teoritë dhe konceptet e themeluesit të dy shkencave asaj të logaritmit dhe të algjebrës, si dhe autori i rregullave të shkencës së aritmetikës bashkëkohore, dijetari musliman Ebu Xhafer Muhamed ibën Musa El-Havarizmij.
Lerch tha që pionierët gjerman të shkencës së matematikës AdamReza dhe Carl Friedrich Gauss, Kurt Javidal ndërtuan kërkimet e tyre shkencore mbi rezultatet që kishte arritur El – Havarizmij, të cilit i atribuohet koncepti i Havarizmit – algoritmit në matematikë dhe numërohet te disa matematicientë si baba shpirtëror i shkencës së aritmetikës.
Ai shtoi: “nuk diskutohet në asnjë temë shkencore rreth rëndësisë së internetit pa u argumentuar me havarizmite – algoritme të cilat i zbuloi astronomi dhe matematicienti i madh musliman, i cili vjen nga një vend i quajtur Havarizm tash gjendet në mes Uzbekistanit dhe Turkmenistanit“.
Lerch gazetari gjerman njohës i historisë dhe civilizimit islam përmendi gjithashtu që Havarizmi numërohet njëri nga shkencëtarët më të njohur në botën arabe dhe islame në lëmin e matematikës, astronomisë dhe aritmetikës. I njëjtë ishte edhe Ebu Rejhan El – Bejruni i cili vendosi themelet e para në shkencat e gjeografisë, të hartave si dhe shkenca të tjera.
Gazetari gjerman paralajmëroi që përkthimet e veprave të El-Havarizmit në mesjetë në gjuhën latine i ndihmuan Evropës që të arrijë deri te ato që i përdorë sot si teori të reja në shkencat e matematikës dhe aritmetikës, duke aluduar në autorin e librit “algjebra dhe intervista“ i cili është themeluesi i bazave të shkencave të algjebrës dhe llogaritjes së logaritmit, dhe i pari që e futi në funksion zeron në llogaritje, zbulues i shenjës së barazimit si dhe shumëzimit të mbledhjes dhe zbritjes.
Gjithashtu vuri në dukje që El – Havarizmi u mbështet në ekuacionet e tij matematikore në numra dhe shenja matematikore kurse grekët mbështeteshin në shkronja dhe vizatime.
Shtëpia e Urtësisë
El – Havarizmi pjesën e dytë të jetës së tij e kaloi në Bagdad kryeqytetin e artë të Kalifatit islam të Abasidëve që në kohën e tij shtrihej nga Afrika veriore e gjerë tek Azia qendrore.
Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e kalifëve abasid në mbështetjen e diturisë dhe inkurajimin e muslimanëve që të hapen ndaj kulturave dhe civilizimeve të ndryshme. Kalifi Memun e kishte caktuar El – Havarizmin në krye të “Shtëpisë së Urtësisë “ në të cilën shkriheshin idetë dhe përvojat e dalluara të të gjithë dijetarëve si të atyre musliman e po ashtu edhe të tjerë.
Në fund kryeredaktori i gazetës Frankfurter Algemajne Cajtung shtoi : “edhe pse viti i lindjes së El – Havarizmit mbeti i panjohur mirëpo ndikimi i këtij dijetari të madh do të mbetët i madh dhe tregues për të gjitha kohërat dhe vendet“.
Filled Under:
kuriozitete
0 comments:
Post a Comment